Jeta është produkt i bashkëveprimit të materjes, në suaza të ligjeve të përgjithshme fizike (ky është definicioni i përgjithshëm, më i thjeshtë). Organizmat e gjallë dhe me këtë edhe organizmat shtazor, si trupa me ndërtim kompleks jetojn në saje të ligjeve të mbivendosura.Meqenëse kemi ofruar një informacion të përgjithshme të faktorëve mjedisor, bëjm mirë ti rikujtojm që ka edhe faktorë të brendshëm (të cilet duke qenë se janë mjaft delikat). Por nuk është e thënë ti sqarojm plotësisht në dy rreshta. Meqenëse faktorët e brendshëm janë të shumët (derivat edhe i bashkëveprimit me faktorët e jashtëm) dhe kompleks, studimi i tyre me kohë është profilizuar në dhjetra diciplina të veçanta. Tani duke qenë realiteti kështu është i pamundur ti radhitim të gjitha faktorët e brendshëm, së paku vetëm në një shkrim. Por ne do sjellim vetëm një informacion të përgjithshëm mbi faktorët kyq!
Faktotët kryesor të brendshëm
Në kuadër tyre janë:
A. -Faktori i pH-as,
B. -Presioni osmotik-onkotik,
C.-Faktorët gjenetik,
D. -Faktorët enzimatik,
E. -Faktorët humoral,
F.-Temperatura e brendshme
A.Faktori i pH
Faktori elementar që mundsojn të gjitha dukurit kimike, enzimatike dhe humorale është pH-ja. pH-ja që përcakton përqendrimin e joneve hidrogjen në sipërfaqe (mjedisë), brenda organizëmit është neutrale me një shkallë shumë të pak bazike (7.2 - 7.3). Ajo vetëm në stomak është acidike (si pasoj e acidit klorhidrik në lëngun gastrik). Devijimet e pH-ës shkaktojn probleme shëndetsore serioze dhe vdekjeprurëse (sepse paralizohen proceset jetësore fiziologjike dhe biokimike).
B.Presioni Osmotik-onkotik
Është një dukuri force e ushtruar nga ana e komponenteve kimike (në varësi nga masa e tyre molekulare, përqëndrimi dhe faktorët tjerë të pa numërt). Rol esencial në rastin e presionit Osmotik-onkotik kanë albuminet (proteina në plazmën e gjakut), por edhe proteinat e tjera në plazmën e gjakut dhe lëngje (limfë). Ky presion rregullon qarkullimin e lëngjeve në organizëm dhe komunikimin (këmbimin) ndërmjet mjediseve brenda dhe jashtë-qelizore. Çrregullimet e lidhura me presionin osmotik sjellë krijim edemash në pjesë të ndryshme të organizmit dhe komplikacione indore celulare me pasoja për qelizat (enjëtje qelizore...Deri në pasoja letale..).
C.Faktorët gjenetik
GJENOMA e organizëmit e përfaqsuar nga gjenet e ndërtuara nga ADN-ja përveq se përcaktojn veçorit dhe tiparet e llojit ato poashtu përcaktojn edhe specifikat individuale për secilin individ me ngjajshmëri të trashëgueshme nga prindrit. Tani e gjithë kjo ndërlidhet me rolin e ADN-ës (e cila ndodhët pothuajse plotësisht në bërtham) në funksion të radhitjes së aminoacideve në kuader të proteinave. Proteinat janë komponentet bazë të organizmit që përveq rolit struktural dhe ndërtues ato gjithashtu janë bartës të proceseve fiziologjike jetësore (funksionet e organeve). Proteinat janë makromolekula të mëdha të ndërtuara nga aminoacidet. Aminoacidet janë komponime organike numri i të cilave në organizëm është: njëzet (20), të cilat nënë kontrollin rigoroz të ADN-ës dhe ARN-ës si ndërmjetse kombinohen për të dhënë proteina të ndryshme. Biosinteza (krijimi) e proteinave bëhet në ribosome (organele të veçanta), komunikimi i ADN-ës (bërthames) me ribozomet ndërmjetsohet nga ARN- ja (edhe kjo një acid i ngjajshëm me ADN-ën). Proteinat e projektuara nga kodet gjenetike të ADN-ës janë bartëse:
- Të funksioneve jetësore,
- Veçorive biologjike sipas llojit dhe
- Tipareve të veçanta të individit.
D.Faktorët enzimatik
Proteinat janë bartëse të proceseve jetësore, të cilat në realitet përfaqsohen nga mijra reakcione kimike që ndodhën brenda organizmit. Këto hollësisht i studion biokimia dhe prandaj quhen reakcione biokimike. Reakcionet biokimike zhvillohen me ndërmjetsimin e katalizatorëve specifik biologjik, të cilët janë me natyrë proteinike dhe quhen enzime. Këto enzime sintetizohen në ribosome sipas skemes së lartë-cekur ku sipër qëndron ADN-ja. Por njëkohsisht edhe këto enzime ndikojn (reflektojn) mbi ADN dhe ARN, madje disa drejtëpërdrejt kujdesën në mirëmbajtjen e radhitjës së nukleotideve (elemente bazë në ADN dhe ARN).
E.Faktori humoral
Edhe hormonet si promotor, stumulues të gjendjeve të caktuara biokimike dhe fiIologjike janë me natyrë proteinike. Lidhëshmeria e hormoneve me ADN dhe ARN është e ngjajshme si edhe në rastin e proteinave tjera (enzimeve...). Hormonet janë proteina të cilat prodhohen nga organe (qeliza) të caktuara dhe të cilat japin efekt mbi organin nga ku prodhohen por edhe mbi organe të tjera dhe përgjithësisht në të gjithë organizëmin. Përmes rrugëve bio-fizike hormonet rregullojn: presionin vaskular (të gjakut), përqendrimin e glukozës (sheqerit) në gjak, aktivitetin seksual dhe riprodhues...etj.
F.Temperatura e brendshëme
Aktivitetet metabolike (katabolike) përveq se kërkojn energji ato gjithashtu edhe krijojn energji. Energjia e krijuar nga proceset metabolike është jetike. Në kuadër të energjisë së çliruar është edhe energjia termike. Energjia termike është e domosdoshme për aktivitete jetësore biofizike, biokimike dhe fiziologjike që konsistojn në gjendje termike optimale biologjike prej 37-39 oC E nevojshme për proceset biologjike dhe fiziologjike. Kjo temperatur është e domosdoshme tek të gjithë organizmat e gjallë; pra edhe tek ata që konsiderohen gjakë-ftohet siq janë: zvarraniket, ujëtoksoret dhe peshqit. Kjo spjegon arsyen se pse, nuk ka gjarpër që të ha dimërit! Tek gjitarët dhe shpendet energjia termike prodhohet nga metabolozmi dhe mirëmbahet nga sistemi neuro-hormonal. Tek gjakëftohitit gjërat janë diqka më ndryshe. Ato (zvarranikët) bien në gjumë sezonal dimërit dhe zgjohen në pranverën e ngrohët për të qenë aktiv në muajt e vapës verore. Temperatura e brendshme zakonisht është e njëjt me një diferenc shumë të vogël (pa përfillshme) 0.1 - 0.3 oC. Kjo temperwtur ka një luhatje ditore po kaq 0.1- 0.3 gjatë ditës dhe javës dhe deri në 0.7 gjatë vitit (stinëve...). Në raste helmimesh në organizëm kemi ulje temperature dhe çdo ulje më tepër se 4 oC është kritike. Në raste infeksionesh (septicemish.. ) kemi ngritje temperature (e njohur si ethe). Çdo ngritje mbi 3-4oC mbi norman optimale (n'varsi nga lloji dhe mosha) është fenomen serioz. Ndryshe nga temperatura e brendshme, temperatura në sipërfaqe (që nvaret nga temperatura e brendshme) është më e ulët ka një luhatje në varësi nga rajoni anatomik me 2-3 oC.
Pergatiti: D.salihu
No comments:
Post a Comment