Ekzistojn shumë faktor të cilët ndikojn në një apo, në shumë mënyra në organizmat e gjallë dhe me këtë edhe në organizmat e animal (kafshë, por ngjajshëm edhe në njerëz). Ne do ti përmendim disa nga faktorët kryesor.
Ndikimi i ushqimit
Ushqimi është burim i energjisë (me origjinë diellore) dhe i të gjitha kërkesave në materie, të cilat bëjn të mundur ekzistencën dhe jetën e qenieve të gjalla. Ushqimi është njëri ndër faktorët kryesor i ambientit të jashtëm, i cili ndikon në organizëm, shëndet dhe mirëqenie; prandaj është faktor esencial të cilit duhet t’i kushtuar rëndësi të madhe. Duke rritur përkujdesin në plotësimin e kërkesave ushqyese për kafshë, njeriu mundet të ndikoj në zhvillimin trupor të kafshëve si dhe në veçorit prodhuese të tyre. Ndikimi i ushqimit në organizmin e kafshëve shtëpiake është i gjithë-anshëm. Ushqimi ndikon: në zhvillimin e përgjithshëm të organizmit, në vetitë prodhuese dhe riprodhuese (plleshmërin) të tyre. Rritjen e pjesëve të caktuara trupore dhe e organeve të caktuara, qoftë ato edhe si keqë-formime, pashmangshëm lidhen edhe me ushqimin dhe më mënyrën e të ushqyerit. Është e njohur dhe e verifikuar se kafshët kur ushqehen mirë; me ushqim të balancuar (në vlera ushqyese, sipas kërkesave) ato janë: më të shëndetshme, arrijn pjekuri seksuale më të hershme, kanë zhvillim trupor më të mirë dhe në fund natyrisht kanë potencial më të lartë prodhuesë. Duke qenë se kërkesat për lëndë ushqyese dallojn nga lloji në lloj, madje dallime ka edhe brenda llojit (sipas moshës, gjinisë dhe racës), ne për të ushqyerit tani nuk do të flasim (për këtë çështje i kemi sjellur disa artikuj, që mund t’i gjeni), por duam ta cekim një faktorë të rëndësishëm, faktori digjistivë. Përgjithsisht organizmat e gjallë (në këtë rast edhe kafshët), kanë sistem të përpunimit të ushqimeve, të konsumuara, sipas kërkesave biologjike të tyre për lëndë ushqyese dhe ky është faktori digjistivë. Pra me një fjalë, kërkesat biologjike e diktojn edhe racionin e kafshës, për të cilin, në organizëm kemi një sistem digjistivë sepcifik për të. Tani sipas kësaj logjike mishëngrënsit kanë sistem digjistivë për përpunimin e mishit, si racion ushqyes për to, nga i cilia do t’i plotësojn kërkesat e tyre. Dhe në anën tjetër për ripërtyps, për të cilët ushqimi ma i mirë është kullosa dhe bari; ato kanë: një sistem digjistivë, i përbër nga parastomaqet, për t’u marrë me përpunimin e ushqimeve të tilla. Megjithatë, me përmirësimet racore përmesë seleksionimit dhe kryqëzimeve, është rritur potenciali prodhuesë i kafshëve dhe me këtë natyrshëm janë rritur edhe kërkesat që kanë kafshët në lëndë ushqyese. Përgjithësisht për plotësimin e kërkesave ushqyese, është parë se ushqimi do të ishte mirë të ishte sa më i llojllojshëm. Për kafshët ripërtypse dhe për njëthundrakët ushqim bazik janë; ushqimet të cilat quhen volumnoze (kemi folur për to) e ku hyjn: kullosat, bari i gjelbërt, sana …. silazhi etj. Por për plotësimin e deficiencave në protein, energji, minerale dhe vitamina kafshëve në racion u shtohen; edhe ushqime plotësuese: ushqime kokërr, përzierje të koncentruara, shtesa minerale dhe vitamina etj. Këto deficienca lindin si rezultat i moshës, ciklit të rritjes dhe ciklit prodhuesë. Megjithatë, është shumë me rëndësi, që përtej kërkesave ushqyese, kafshve të mos u ofrohet racion me vlera më të larta. Kjo vlenë në rendë të parë për energji dhe proteina, sepse kjo mund të sillte probleme anësore siq janë: obeziteti (mbipesha) dhe pasojat e tjera nga ai; siq mund të jenë p. sh: ulja e aftësive riprodhuese etj. Poashtu si rrjedhoj e marrjesë së lëndëve të caktuara minerale në sasi më të lartë, mund të pasojn problem. Përshembull konsumimi i sasive më të larta të kalciumit tek lopët në muajin e 8-9 të barrës mund të shkakton problemin e parezës puerperale (pas pjellëjes). Në kuadër të ushqëimit si pjesë e racionit është: edhe uji, konsumimi i tij lidhet me konsumimin e lëndëve tjera ushqyese. Sasia e ujit të cilin duhet ta pijën kafshët, rritet me rritjen e tyre nga lindja. Gjithashtu sasia e ujit të cilin duhet ta konsumojn kafshët ndërlidhet me vlerën kalorike të ushqimit dhe me sasin e tij në përgjithësi; si dhe me stinën apo sezonin e vitit (pasi gjatë verës me temperature të larta kafshët kanë kërkesa më të larta për ujë). Uji është përbërsi kryesor i trupit ai përbën 2/3 e peshës së kafshës. Kafshët pa ushqim mund të jetojn madje disa javë, por pa ujë jo më tepër se 3-5 ditë (n’varsi nga lloji, mosha, stina etj).
Ndikimi i tokës
Ndikimi i tokës në kafshë është: ndikim direktë dhe indirekt. Ndikimi direktë lidhet me relevin e sipërfaqës së tokës, porozitetin e saj, lagëshjtin etj. Të gjitha këto ndikojn në fortësin dhe kalitjen këmbëve dhe thundrave (të cilët në kafshë të egra janë më të forta, mbase edhe për shkak të ekspozimit me releve të ashpëra gjeologjike). Përgjithsisht është parë se kafshët që jetojnë: në toka të forta dhe të thata, kanë thembra dhe thundra të vogla të ngushta por dhe teje më të forta në krahasim me kafshët të cilat jetojn në toka më të buta dhe më të lagështa. Kafshët që jetojnë në toka të buta, të lagështa kanë thembra dhe thundra të mëdha dhe më të buta. Nëse këto kafshë barten në terrene të thata për një kohë të gjatë, tek ato do të paraqitet problemet shëndetsore, të lidhura me thundrat dhe këmbët e tyre. Sidoqoft ndikimi indirekt (nëpërmjet ushqimit) është akoma më i madhë (i pa krahasueshëm). Kështu që ato toka të pasura, me materie minerale dhe të tjera, japin ushqime të cilat i plotësojn më mirë kërkesat biologjike në kafshë.
Ndikimi i ushtrimeve
Ushtrimi apo aktivitetet fizike (lëvizja, vrapimi etj), ndikon dukshme në rritjen e përgjithshme të organizimit (në moshat e reja), si dhe në vetitë prodhuese dhe riprodhuese të tyre. Rëndësia ma e madhe e ushtrimit është veçanrisht tek ato të cilat mbahen për riprodhim. Pastaj skema ushtrimesh dhe trajnimesh bëhen për kuaj të mbajtur për rekreacion si dhe në kafshët e shoqrimit (për qenë). Ndikimi i aktivitetit fizikë vërehet veçanrisht në kafshët e egra, të cilat kanë ndërtim fizikë më të mirë (atletik), muskulatur të zhvilluar dhe një kondicion të lartë (gjë që nuk vrehet në kafshët shtëpiake). Ushtrimet ndikojn edhe në sistemin e organeve të brendshëme, të cilat si pasoj janë më të zhvilluara. Kështu përshembull kuajt vrapues anglez si rrjedhojë e vrapimit rutinë çdo ditorë kanë zemër më të madhe për 1-1.5 kg, në krahasim me ata të cilët nuk janë mësuar fare me vrapimë.
Ndikimi faktorëve klimatik të jashtëm
Me klimë i nënkuptojm të gjitha dukurit atmosferike në interval kohore të cilat ndodhin në atmosferë. Këto dukuri ndryshojn nga vendi në vendë, të ndikuara nga faktorët e tjerë siq janë: lartësia mbidetare, relevi, pyjet, lumenjët, liqenet dhe afërsia bregdetare etj. Faktorët kryesor determinues të klimës janë: polet veri dhe jug si dhe ekuadori.
Në kuadër të faktorëve klimatik futën:
· Temperatura,
· Lagështia e ajrit,
· Shtypja atmosferike,
· Erërat dhe
· Të reshurat.
Ndikimi i temperaturës
Temperatura ka ndikim të madh në organizmin e kafshëve dhe atë si në dukjen e jashtme trupore, por dhe në aspektin e brendshëm fiziologjikë. Temperatura është një faktor klimatik në lidhshmëri me faktorët e tjerë klimatik dhe me lartësin mbidetare. Temperaturat luhaten nga minimale në maksimale gjatë ditëve, javëve, muajve dhe stinëve. Këto luhatje lidhën: me faktorët e tjerë klimatik, me lartësin mbidetare, me gjatësin e ditës etj. Si rezultat i këtij faktori, kuptohet edhe i të tjerëve kafshët kanë shtrirje të caktuara territorial në botë. Kafshët e egra kanë arritur me sukses të akomodohen në ambientin e tyre jetësor. Ato nënë ndikimin e ndryshimeve klimatike dhe luhatjesë së temperaturës, e ndryshojn: mënyrën e jetës: disa bien në gjumë dimëror dhe disa migërojn me mijra kilometra. Poashtu nënë ndikimin e temperatures dhe faktorëve të tjerë ato kanë ndryshime sezonale të lidhura: me gëzofin, trashësin e lëkurës, ngjyrën e pigmentit në lëkurë etj. Me hulumtime intensive është pare se qëndrushmëria e kafshëve ndaj temperaturës është njëri prej faktorëve gjenetik, karakteristik sipas: klasës (po flasim për gjitarët dhe shpendët), familjesë (po flasim për njëthundrakët, ripërtypsit, shpendët shtëpiake etj), llojit dhe racës. Me hulumtime është konstatu se disa raca janë më të qndrushme ndaj temperaturave më të larta apo më të ulëta. Por poashtu është vërejtur se temperaturat e larta apo të ulëta ndikojn në rritjen e kërkesave ushqyese dhe poashtu ndikojn në mirëqenie dhe në potencialin prodhuesë dhe riprodhuesë. Për sa i përket në kosovë dhe në ballkanë në përgjithësi, është vërejtur, se temperatura është relativisht shumë mirë e përshtatshme për kultivimin e kafshëve shtëpiake. Temperatura n’varët edhe nga lartësia mbidetare. Sipas një përllogaritje, me rritjen e lartësisë mbi-detare 20-30 metra bie temperature për rrethë 0.1 °C (respektivisht 0.03-0.07).
Në kosovë temperaturat minimale janë: në janarë, të cilat nga njëher arrijn deri në -22 °C. Natyrisht se këto temperatura janë ekstreme, dhe edhe pse kafshët e përballojn një ekstrem të tillë (për disa ditë), kjo ndikon në keqësimin e shëndetit të tyre dhe në veçorit prodhuese dhe riprodhuese. Gjatë verës temperaturat maksimale janë: në korrik, të cilat nganjëher arrijn mbi 38°C, gjë ekstreme edhe kjo për kafshët. Si rrjedhoj e temperaturave të tilla të larta, gjatë verës edhe kërkesat për ujë rriten. Sidoqoft temperaturat e tilla ekstreme në ballkan në përgjithësi nuk zgjasinë shumë. Temperatura optimale për kafshët shtëpiake sillen nga 2-25 °C. Sipas praktikës dhe studimeve është evidentuar se temperatura më e përshtatshme është 7 – 15 °C. Për lopët qumështore temperature optimal është 13 °C. Sipas vrojtimeve është parë se mbajtja e lopëve në stalla të hapura dhe temperaturë -7 °C shkakton uljen e dukëshme të prodhimtarisë së qumështit. Më të ndjeshëm ndaj të ftohtit janë të porsalindurit. Kështu p.sh. kur jemi tek shpendët, temperaturat për zogjë duhët të jetë: 27 - 30 °C. Ndërsa përgjithësisht për pula vojse temperature e ambinetit për to duhet të jetë: rreth 16°C (me luhatje të pranushmepër to 10 -26 °C). Të gjitha këto shifra ndryshojn nga raca në racë, përgjithësisht racat më fisnike janë, më të ndjeshëme si ndaj të ftohëtit ashtu edhe ndaj vapës. Por ne jemi mbështetur në të dhënat mesatare të literaturës.
Ndikimi i lagështisë së ajrit
Lagështia matët me %, e cila shpreh sasin e përqëndruar të ujit (avujve) në atmosfer, derisa shkalla 100% merret vlera maksimale (ngopshmëria e ajrit, e cila nuk mund të manifestohet). Megjithatë kur jemi tek lagështia, ajo n’varet direkt nga lartësia mbidetare, temperatura, erërat, kështu që prandaj quhet lagështi relative (ajo sillet brenda disa limiteve meteorologjike). Ndikimi i lagështisë në organizmin e kafshëve ende nuk është sqaruar nga hulumtimet. Megjithatë ajo që dihet për lagështin e ajrit është: se me rritjen e lagështisë së ajrit proceset biologjike ngadalësohen. Poashtu lagështia e ajrit, shkakton thithjen e nxehtsisë trupore duke e dërguar kafshën me ritëm më të shpejt drejt hipo-termisë (rënja e temperaturës trupore nën vlerën optimal fiziologjike). Nga shumica e autorëve, për kafshët shtëpiake vlerësohet më optimal lagështia relative 65-75%. Kafshët e viseve të nxehta, sidomos ato të shkretirave, janë më të qëndrueshme ndaj ajrit më të thatë.
Ndikimi i shtypjes së ajrit
Shtypja ajrore është një parameter i rëndësishem atmosferik dhe klimatik, që ka të bëj me dendurin e shtresës së atmosferës, me theksë të veçant me dendurin e oksigjenit në ajrë. Luhatja e shtypjës së ajrit është e lidhurë me lartësin mbidetare, por vlerat luhatëse të saj lidhën edhe me temperature dhe faktorët e tjerë klimatik dhe atmosferik. Me rritjen e lartësisë mbidetare, ajri bëhet më i rrallë (më pak i dendur) dhe kjo njihet si shtypje më e ulët atmosferike. E kundërta ndodhë me uljen e lartësisë mbidetare, pra rritet shtypja atmosferike. Shtypja atmosferike matët me baro-metër dhe njësia e cila e shpreh shtypjën atmosferike është milimetri i shtyllës së zhivës (merkurit) apo mm Hg. Tani pse është e rëndëndësishme shtypja e ajrit? Rëndësia e shtypjes atmosferike lidhet me rëndësin e vetë oksigjenit (O2) për jetën. Oksigjeni është katalizatori themelorë i cili shkakton shkëndijat e aktiviteteve metabolike, në funksion te të gjitha proceseve fiziologjike në ogranizmat shtazorë. Me rënjen e shtypjës atmosferike bie edhe furnizimi i organizmit me oksigjen dhe për rrjedhoj aktivitetet metabolike në dëmë të proceseve fiziologjike, ulën. Nisur nga kjo është e kuptushme se sa është e rëndsishme shtypja e ajrit. Por si ndikon shtypja e ajrit: shtypja e ajrit nën efektin që e ka ndikon së pari në mushkëri, respektivisht në frekuencën e frymëmarrjes, në sistemin kardiovaskular dhe mandej edhe në inde dhe organe të tjera. Kuptohet efektet e para vërehen në organet vitale (mushkëri, zemër, tru etj.). Shtypja e ajrit ndikon përmesë furnizimit më të mirë apo më të madhë me oksigjen (përkundër nevojave) dhe përms përgjigjëjes reaktive të organizmit për tu përshtatur me ambientin. Kështu që është interesant se kafshët në lartësi më të mëdha mbidetare, si pasoj e shtypjës më të ulët kanë numër më të madhë eritrocitesh, në funksion të një furnizimi më të mire me oksigjen. Shtypja normale ajrore në zero metra të lartësisë mbidetare dhe në temperature 0°C është rreth 760 mm të shkallës së zhivës. Me rritjen e lartësisë mbidetare zvoglohet shtypja atmosferike, kështu shtypja atmosferike në 2000 metra lartësi luhatet në varësi edhe nga temperature dhe parametrat e tjerë atmosferik 570-630 mm të shtyllës së zhivës. Në 4000 metra lartësi mbidetare shtypja e ajrit bie deri në nënë 460 mm të shtyllës së zhivës, në temperatura deri në 0°C. Çrregullimet të cilat mund të vien si rrjedhoj e shtypjes së ulët atmosferike janë: lodhja e dukëshme fizike, kollitja, ulëja e oreksit dhe gjakderdhjet nga hundët. Mirpo nëse kafshët në lartësi më të mëdha mbidetare mësohen gradualisht, duke u lëshuar në mënyrë rutinore gjithnjë e më tepër në lartësi të tilla në kullosë, atëher kafshët arrijn të përshtaten dhe efektet e tilla të dukëshme vërehen gjithnjë e më pak, derisa në fund zhduken (simptomat e tilla klinike). Shtypja atmosferike më e ulurë ndikon edhe në potencialin riprodhuesë të kafshëve. Shtypja atmosferike duke çenë se ndikon në shëndet dhe mirëqenie ajo gjithësesi ndikon edhe në rendimentin prodhuesë. Kështu që me rritjen e lartësisë mbidetare, si rrjedhoj e rënjës së shtypjes së ajrit bie rendimenti i dhënjës së qumështit në laktacion. Rënja e prodhimtarisë n’varet nga lloji i prodhimtarisë, lloji i kafshës dhe raca. Kjo është për sa i përket shtypjes së ultë të ajrit, ndërsa edhe shtypja e lartë e ajrit i ka efektet e veta. Kështu p.sh, si pasoj e shtypjesë së lartë ajrit organizmi mund të ketë: numër më të ulët eritrocitesh dhe përqëndrim më të vogël hemoglobinës në eritrocite etj.
Ndikimi i dritës
Është faktor që ndikon dukshëm në organizimin e kafshëve në mënyrë direkte, dhe indirekte. Kryesisht drita ndikon pozitivisht ose negativisht. Përmes syrit drita mundëson shikimin. Ndikimi pozitive në lëkur kanë të bëjn me një proces foto-kimik të krijimit të vitaminës D, nga provitamina e saj në lëkurë. Vitamina D ka rol të rëndsishme në zhvillimin dhe mineralizimin e eshtrave (do të flasim për rolin e vitaminave). Ndikim tjetër është ndikimi në aktivizimin e aktivitetit neuro-hormonal dhe seksual, përmes dritës së kapur nga syri. Sistemi neuro-hormonal i paraprinë maturimit seksual, ciklit seksual, afshit etj. Drita poashtu është: e rëndësishme për shpendë, në pjekurinë seksuale dhe në aktivitetin seksual, si dhe në prodhimin e vezëve (për çfarë dhe kultivohen pulat). Ndikimi negative i dritës, lidhet me fotone të veçanta. Si pjesë e rrezeve të dritës, mund të jenë: fotone të ndryshëme me gjatësi valore të ndryshme të cilat mund të jenë të dëmshme. Rrezet ultraviolet me gjatësi valore 380-289 mm, janë rrezet kryesore, si pjesë e ndriqimit diellorë me efekt negative. Disa kafshë dhe njerëz gjenetikisht mund të jenë më të ndjeshëm (fenomeni i albinizmit), si rrjedhoj e mungesës së një faktori (pigmenti) mbërojtës në lëkurë. Kjo është për sa i përket efektit direkt të dritës, por drita ka ndikim edhe indirekt, madje ndikimi indirekt është shumë-fishë më i madhë. Burim i jetës në tokë është drita, këtë duhet ta ngulitim thellë në kokë. Ndonëse është një temë e gjerë, ne po e përmbyllim këtu këtë artikull, për ti përmendur edhe disa faktor të tjerë më pak të rëndësishem.
Ndikimit i erërave
Edhe erërat ndikojn në shëndetin dhe mirëqenien e kafshëve. Ky ndikim varet nga shpejtësia, drejtimit, temperature dhe lagështisë, e saj. Kurse në anën tjetër shkalla e ndikimit të erërave n’varet nga lloji i kafshës, mosha dhe kondicioni etj. Era e qetë ndikon pozitivisht gjatë ditëve me vapë të madhe verës. Por erërat e ftohta, të rrëmbyeshme dhe kur lagështia e ajrit është madhe ajo ka ndikim të dëmshëm, pasi ndikon në ftohjen dhe favorizon proceset infektive të ndryshëme virale (gripale) dhe të tjera.
Ndikimi i reshjeve
Reshjet e ndryshme ndikojnë në mënyrë të ndryshme në organizmat e ndryshme të kafshëve. Efekti i tyre varet edhe nga efekti i faktorëve tjerë klimatik. Por ajo n’varët edhe nga gjendjes shëndetësore, kondicionit, dhe racës, etj. Përgjithsisht të reshurat ndikojn në ftohjen e kafshëve në mënyrë direkte dhe në keqësimin e shëndetit. Por ato indirekt përms kullosave dhe ushqimit të vjelur nga të reshurat ndikojn pozitivisht në zhvillimin e sektorit.
Ndikimi i produkteve farmaceutike
Ndikimi i produkteve faramceutike ndërlidhet me ndikimin e faktorëve të lartë-shënuar dhe konkretisht me ndikimin e njeriut. Përgjithësisht ndikimi i produkteve faramceutike është pozitivë, në funksion të përmirësimit të shëndetit, por gjithësesi përdorimi i tyre duhet të jetë i kontrolluar dhe në pajtushmëri me udhëzimet. Efektet ansore të padëshirushme tyre mund të bartet edhe tek njeriu, përmes ushqimeve me origjin shtazore.
Ndikimi i njeriut
Njeriu përms njohurive dhe aftësive të veta intelektuale, fizike dhe ekonomike mund të ndikon shumë në eliminimin e efekteve të ndryshëme të dëmshme në kafshë. Njeriu përmes seleksionimit dhe kryqëzimit ka formuar shumë raca kafshësh. Përparimet në fushen e veterinarisë janë: në funksion të shëndetit të kafshëve dhe të produkteve të shëndetshme ushqimore për njeriun.
Dr.Berat Berisha! 25.12.2021
No comments:
Post a Comment