Parathënje
Ky publikimi përfshin një seri të kapitujve (temave) të përgatitur dhe publikuar në faqen tonë; në facebook: “Këshilla për Fermerë". Ndonëse e dimë se nuk kemi qenë të përkryer, i mirëpresim të gjitha kritikat, sygjerimet dhe vrejtjet, ky publikim gjindët pjesë-pjesë në faqen tonë Këshilla për Fermerë, në facebook.
https://m.facebook.com/bujqesiaekosoves/
Autor, Berat Berisha!
I.
Blegëtoria dhe Rëndësia
ekonomike e saj
1.Kafshët
në fokus të njeriut
Natyrisht
se rëndësia biologjike e botësë shtazore është shumë më e madhe se sa rëndësia
ekonomike. Megjithatë pa dashur të ndalemi në rolin biologjik, që e kanë
organizmat shtazorë në krijimin e botës, pjesë e së cilës jemi edhe ne, ne do
të fokusohemi në një informacion të përgjithshëm, për rëndësisn ekonomike dhe
blegëtorale. Blegtoria është degë e rëndësishme e bujqësisë, e cila ka të bëj
me rritjen e kafshëve shtëpiake, me qëllime ushqyese dhe ekonomike për njeriun.
Prej kafshëve shtëpiake përfitohen të mira të konsiderushme material siq mund
të numrohen: qumështi, mishi, vezët; pastaj: nënproduktet ushqyese të tyre,
lëndët e para të industrisë ushqimore, lëndët e para të industirsë së
tekstilit: lëkura, leshi etj. Nga kafshët shfrytëzohet gjithashtu edhe
jashtëqitja i njohur si pleh organik (plehu i stallës) pastaj, kockat, thundrat
etj. Shkenca e cila merret me studimin e kafshëve është zoologjia, njëra nga
degët kryesore të biologjisë ajo studion të gjithë botën e gjallë animale.
Përveq zoologjisë me studimin e botës shtazore merren edhe diciplinat e tjera
biologjike, të cilat iu qasen atyre nga kënde të ndryshëme vështrimi. Në kuadër
të tyre futën:
·
Biokimia:
studion ndërtimin kimik të trupit të tyre,
·
Gjenetika:
studion aspektet e trashigimisë, ruajtjesë së llojit dhe mutacionet,
·
Ekologjia:
studion ambientin në të cilat jetojn organizmat e gjallë, si dhe mundësit dhe
kërcnimet që sjellë ambienti i tillë.
·
Embriologjia:
studion zhvillimin embrional të organizmave në mitrën e nënës (nga fekondimi
deri tek lindja),
·
Histologjia:
studion ndërtimin dhe strukturën indore të organeve dhe pjesëve të trupit,
·
Anatomia:
studion ndërtimin trupor dhe topografin e organeve dhe pjesëve trupore,
·
Fiziologjia:
studion aktivitetet funksionale të organeve dhe organizëmit në tërsi etj.
Poashtu grupe të caktuara organizmash studiohen nga diciplina të veçanta. Falë punës së madhe hulumtuese çë nga lashtësia, avancimit të përgjithshëm teknologjik, ekonomik dhe shkencorë sot kemi informacione të mëdha për kafshët. Janë këto informacione, të kryqëzuara me realitetin socio-ekonomik dhe me nevojat ekonomike, të cilat i kanë dhënë rëndësi disa prej kafshëve, me të cilat kemi qenë të lidhurë më tepër (që nga kohët më të hershme). Dhe me këtë lidhet lindja e një discipline të veçant: “Zooteknia (Blegëtoria teorike)”. Afërsia e njeriut me disa kafshë, ka ndikuar edhe në psikologjin e sjellëjes së tyre, duke ndikuar që edhe ato ta pranojn një afrim me njeriun.Është kjo afërsi e mbjellur dhe e kultivuar tek kafshët në raport me njeriun që në literature njihet si domestifikim (zbutje apo shtëpizim). Historia e domestifikimit të kafshëve është shumë e gjatë dhe si rrjedhoj e saj, por edhe rëndësis ekonomike, kemi arritur këtu ku jemi. Megjithatë Zooteknia si diciplin është: e re. Ajo merret me studimin e nevojave të përgjithshme dhe të veçanta të kafshëve shtëpiake. Zooteknia na mëson si të bëjm kultivimin në mënyrë adekuate kafshët shtëpiake (duke i ushqyer mirë, duke e bërë seleksionimin më të mirë në tufat e tyre, duke ofruar kushte më optimale të mirëqenies etj).
Fig.1: Disa kafshë shtëpiake
2.Historiku
i Blegëtorisë
Historiku
i kultivimit të kafshëve (ku përfshihet: mbajtja, kujdesi të ushqyerit e tyre
etj), është shumë i gjatë. Sipas të dhënave arkeologjike, sot dëshmohet se
zbutja e kafshëve nga njeriu ka ndodhur që në antikitet. Të gjitha qytetrimet
në botë janë shquar për rritjen e kafshëve. Kështu kafshët kanë qenë pjesë e
pandashme e jetës së njeriut qysh në kohën e sumerëve dhe egjiptianëve të
lashtë. Megjithat si rrjedhoj e zhvillimeve historike siq ishin: luftërat,
pushtimet, rënjet e qytetrimeve; njohurit e popujve antikë për kultivimin e
kafshëve, nuk i mbijetuan kohës. Kështu që ne nuk dimë se në ç’nivelë ishte i
zhvilluar shkenca në ato kohra dhe se sa kishin njohuri popujt antikë rrethë:
kultivimit të kafshëve, seleksionimit të tyre, racave dhe përmirsimit racorë.
Për sa i përket njohurive bashkohore rrethë: kultivimit dhe mbajtjesë së
kafshëve, ato përbëjn një histori relativisht të re, të shkencës së zooteknisë.
Prej emërave të cilët dhanë kontribut të veçantë në fillimet e zooteknisë mund
të përmenden: Leoplod Adameci (1861-1941), Oskar Kornelli (1851-1911), Hansen
Johanes (1863-1983) dhe Nikollajeviq Kulleshovi (1850-1933), vllezërit Koling
në angli etj. Zooteknia (Blegëtoria) për herë të parë është ligjëruar në
Institutin “Agro-ekonomik të Versajës”, në vitin 1848. Më vonë, ajo është
degëzuar në blegtorinë e përgjithshme dhe blegtorinë vaçant (e ndarë sipas
specieve). Zhvillimin e vetë zooteknia e pati falë përparimeve në përgjithësi
në biologji, zbulimi i ligjeve të trashigimisë nga “Mendeli” etj. Lindja e
diciplinave të mikrobiologjisë, farmakologjisë, gjenetikës, biokimisë etj, i
dha hovë zhvillimit të përgjithshëm socio-ekonomik dhe kulturorë. Përgjatë
shekullit që lamë pas u bënë përparime të jashtë-zakonshme në përmirësimin
racorë dhe në krijimin e shumë racave fisnike. Këto hapa ishin vendimtarë, për
progresin e përgjithshëm socio-ekonomik që e bëri njeriu. Zooteknia si
diciplinë është e lidhurë ngushtësisht me “Mjeksinë Veterinare”. “Mjeksia
Veterinare” është diciplinë akoma më e rëndësishme, ajo merret me përkujdesin
dhe mbrojtjen shëndetsore të kafshëve dhe në anën tjetër me mbrojtjen e
shëndetit publik (veterinerët janë guardian të shëndetit të njeriut).
Përparimet në mjeksin veterinare, sot gjejn adaptim edhe në mjeksi humane dhe
që të dya këto diciplina të mjekësisë sot shihen gjithnjë e më të lidhura në
mesë vete (ndonëse të tilla kanë qenë gjithnjë). Në kuadër të kafshëve të
zbutura, të cilat për shkak të afërsis me njeriun çuhen edhe kafshë shtëpiake
futën: Gjedhet, Buajt, Dhenët, Dhitë, Derrat, Kuajt, Gomerët, Pulat, Pulat e
detit, Patat etj. Përveq kafshëve me rëndësi ekonomiko-prodhuese, e kemi edhe
kategorin e atyre që mbahen për qëllime atraksioni dhe admirimi siq mund të
numrohen: qenët dhe macet (qenët mbahen edhe si roje në ferma), pastaj shpendët
llojllojshëm (pllumbat, bilbilat, papagajt…) etj.
3.Blegëtoria
sot në botë
Mbajtësit
më të madhë të kafshëve sot në botë janë: SHBA, vendet e “Basahkimit Europian”,
Kina, Brazili, India, Zelanda e re, Australia etj. Vendet e “Bashkimit Europian”,
SHBA, Kanada Zelanda e re, Australia, etj, kanë një bujqësi dhe blegëtori shumë
të avancuar dhe modernizuar. Ndonëse drejtëpërdrejt me bujqësi dhe blegëtori
nuk merrën më tepër se 4-5% e popullësisë; megjithatë me sektorin e bujqësisë
është: e lidhurë ngushtë industria e ushqimore, por edhe degët e tjera të
ekonomisë. Në kuadër të blegëtorisë degët më të rëndësishme të saj sot janë:
·
Rritja e gjedheve-
Gjedhtaria
·
Rritja e dhenëve –
Dhentaria,
·
Rritja e dhive –
Dhitaria,
·
Rritja e derrave-
Derraria (në vendet muslimane derri nuk kultivohet),
·
Rritja e pulave
(pularia),
·
Rritja e kuajëve,
·
Kultivimi i
bletëve-Bletaria etj.
3.2.Rritja
e gjedheve- Gjedhtaria
Gjedhëtaria është disiplina më e rëndësishme e blegtorisë. Kultivimi i gjedheve përfshin: kultivimin e lopëve, mëshqerrave, demave, viçave dhe qeve). Gjedhi është burim i prodhimeve të çmueshme, siq janë: mishi, qumështi, lëkura etj. Gjedhet ndahen: në tipin qumështor, tipin mishatak dhe të kombinuar mish – qumësht dhe tipin për punë (qet) të cilët sot (plotësisht) janë zëvendësu nga teknologjia. Shtetet më numër më të madh të gjedheve në botë janë: India, SHBA, Kina, Argjentina etj. Qumështi është produkti më i rëndësishëm i gjedheve, sipas statistikave diku 90% e qumështit në treg është qumësht lope.
Fig 2. Lavërimi me qe
(pjesë e rëndësishme e trashigimisë historike dhe arkeologjike e progresit të
njeriut)
3.3.Rritja
e dhenëve - Dhentaria
Dhenët janë ndërë ripërtypsit më të rëndësishem pas gjedheve. Dhenët janë burim i rëndësishëm: leshit, qumështit dhe mishit. Kultivimi i deleve është jashtë-zakonisht i përhapur në botë. Vendet me dhentari më të zhvilluar janë: “Zelanda e re”, dhe Australia.
Fig.3: Delet
3.4.Rritja
e dhive
Edhe
kultivimi dhisë është lëmi e rëndësishme e blegëtoris. Kultivimi i dhive si
kafshë shtëpiake dhe shfrytëzimi i tyre: në përfitim të qumështit dhe mishit si
prodhime parësore; dhe të lëkurës, qimeve dhe plehut, si prodhime dytësore, sot
kjo përbën aktivitet të rëndësishem blegtoral në shumë vende. Shtetet me numër
më të madh të dhive në botë janë: argjentina, spanja, australia, Zvicra, etj.
Fig.4: Dhitë
3.5.Kultivimi
i Kafshëve të tjera
Në kuadër të blegëtoris rëndësi me rëndësi ekonomike janë edhe kafshët e tjera siq janë: derrat, kuajt (sot mbahen për rekreacion), pulat, pulat e detit, bletët etj. Në lidhje me këto kategori nuk do të flasim në këtë artikullë
II.Kafshët shtëpiake dhe rëndësia e tyre
Njeriu
si pjesë e pandashëme e natyrës, biologjikisht është e lidhur me të gjitha
qeniet e gjalla dhe kështu ai është i lidhur ngushtësisht pikë së pari me
kafshët shtëpiake. Kafshët shtëpiake kanë rëndësi të madhe në jetën e njeriut,
duke mos dashur të ndalemi në rëndësin e pa-krahasueshme biologjike, në
aspektin socio-ekonomik kafshët shtëpiake janë të pazëvendsueshme. Historku i
të gjitha qytetrimeve njerëzore janë të lidhura me kafshët shtëpiake. Njeriu në
të gjitha periudhat historike është marrë me ruajtjen dhe kultivimin e kafshëve
(sipas të dhënave historike dhe arkeologjike). Se kur ka ndodhur zbutja e
kafshëve shtëpiake, kjo nuk është e rëndësishme, aq sa është e rëndësishme të
përmendet, se me rritje kafshësh janë marrë: prej sumerëve dhe egjiptianëve të
lashtë, pellazgët, ilirët (paraardhësit tanë), romakët etj. Për të mos e
zgjatur më tepër rëndësia e kafshëve është se ai përbën burim të rëndësishëm
për të ushqyerit e njeriut (në një botë të mbi-populluar dhe ku mungesa e
ushqimit është evidente). Poashtu kafshët shtëpiake janë: burim i lëndëve të
para për industrin ushqimore, për industrit e tekstilit dhe leshit etj. Pastaj
me disa kafshë njeriu emocionalisht krijon lidhje më të afërta siq kemi rastin
me: qenët, macet, kuajt, pllumbat, papagajët etj. Në kuadër të kafshëve
shtëpiake numrohen: gjedhet, dhenat, dhit, kuajt, pulat, pulat e detit, patat
etj. Nga kafshët shtëpiake merren produkte me vlera ushqyese të larta siq janë:
qumështi, vezët, mishi dhe nën-produktet e tyre. Është verifikuar se ushqimet
me origjinë animale kanë vlera ushqyese më të larta, si në pikëpamje kalorike,
ashtu edhe në pikëpamje të përmbajtjesë së lëndëve minerale dhe vitaminave etj.
Sipas vrojtimeve është parë se individët të cilët konsumojn produkte ushqimore
animale, kanë një shëndet dhe imunitet më të qëndrushëm dhe fizikisht janë më
vitalë. Tek moshat e reja është konstatu se qumështi ndimon zhvillimin e mirë
të përgjithshëm trupor, zhvillimin e mirë dhe të drejtë të skeletit dhe ndimonë
rritjen. Kjo i atribohet një fakti tani më të njohur se biologjikisht mbi 90% e
proteinave në qumësht shëndrrohen në proteina të trupit. Poashtu qumështi është
i pasur edhe me minerale dhe vitamina. Poashtu është konstatu se të ushqyerit e
rregullt me qumësht, dhe me produktet e qumështi, sidomos me kosë ndikon në një
imunitet më të qëndrushëm dhe në një jetëgjatësi më të madhe të njeriut në
përgjithësi. Për të mos e zgjatur ne vetëm ju bëjm apel të konsumoni sa më
tepër ushqime animale dhe sidomos qumësht nëse dëshironi të jetoni më mirë, dhe
më gjatë. Megjithat zgjedhja është e juaja.
1.Racat
e Kafshëve Shtëpiake
1.1.Nocioni
Racë
Fjalës
racë në zootekni ka d.m.th të vaçant, pasi që ajo është: njësia elementare
sistematike në zootekni, respektivisht ashtu siq është specia (lloji) në zoologji.
Definicioni i shprehjesë racë është spjeguar dhe modifikuar në mënyrë
progresive paralelisht me përparimin shkencorë dhe zooteknik. Ndonëse sot ende,
nuk mund të themi se shprehja racë është definuar, në mënyrë specifike në
tërsi. Si definicion më të përshtatshëm për racën sipas shumicës së autorëve)
është: raca përfaqson të gjitha kafshët e një lloji të cilat janë rezultat i
prejardhjes së përbashkët dhe të përshtatshmërisë në kushte të ngjajshme
ekologjike, kanë karakteristika morfo-fiziologjike të ngjajshme të cilat i
trashëgojn në pasardhës. Përveq definicionit të përgjithshëm, opinionet janë
akoma më divergjente nëse ne thellohemi më thellë, si në aspektin e
kategorizimit dhe klasifikimit dhe elaborimit më të thellë të tyre etj. Për sa
i përket kategorizimit dhe klasifikimit të racave, kjo gjë bëhet në bazë të
kritereve të ndryshëme, mbi bazën e të cilave sot kemi disa sisteme
klasifikimi, siq janë:
·
Klasifikimi në bazë të
prejardhjesë
·
Klasifikimi sipas
aspektit morfo-biologjik,
·
Klasifikimi sipas
veçorive prodhuese etj.
1.2.Evulucioni
i racave
Në
kuptimin zooteknik, racat e kafshëve shtëpiake nuk kanë pësuar ndonjë ndryshim
esencial. Ndryshimet si rezultat i ekspozimit ndaj faktorëve real natyror dhe
seleksionimit natyral kanë qenë fare të pa rëndësishëme. Ndërkohë angazhimi i
njeriut në përmirsimin racorë të racave përmes seleksionimit dhe kryqëzimit
ndërmjet tyre nuk ka qenë me përmasa të mëdha, për shkak se grupet e
popullësive në botë kanë jetuar në rajone të ndryshme dhe të largëta gjeografike
dhe kështu që kontaktet dhe mardhënjet tregëtare nuk kanë qenë në intenzitet të
lartë (siq janë sot në botën e globalizimit). Përgjithsisht racat e kafshëve të
cilat janë kultivuar në amerikën jugore praktikisht nuk kanë patur asnjë
kontakt me racat e kafshëve në amerikën veriore, afrikë apo azi etj. Poashtu
edhe racat e kafshëve në australi nuk kanë patur kontakt me racat e kafshëve në
pjesë të tjera të botës etj. Por për të mos e zgjatur shumë me atë se si ka
qenë në të kaluaren, realiteti sot është krejt i ndryshëm. Kështu që sot njeriu
më anën e zgjedhjes së kafshëve për reproduksion më veti të ndryshme
trashëguese nga fillimi i shekullit XIX deri më sot ka arritur për të formuar
raca të ndryshme (me anë të kryqëzimit) më veti më të forta trashëguese. Në
kuadër te të gjitha qenieve të gjalla ekzistojn me qindra nën-lloje apo raca,
pra raca nuk është kategori e atakuar vetëm tek kafshët shtëpiake në blegëtori
(zooteknik), por ajo atakohet në secilin ekosistem natyror dhe në të gjitha
kategorit e qenieve të gjalla. Megjithatë rëndësi të vacant, kanë racat e
kafshëve të kultivuara nga ana e njeriut, për të cilat jo vetëm se është punuar
në pikpamje teorike (në studimin e tyre), por edhe në atë praktike (në
përmirsimin e tyre në pikpamje të performancës prodhuese por edhe të vecorive
të përgjithshme). Të gjitha racat e tanishme fisnike në kuadër të një lloji (
gjedhët, dele, dhi, kuajt, qen, pula, pula deti, pllumba etj), janë krijuar,
nga racat primitive, më punë seleksionuese dhe me kryqëzim në mesë racave të
ashtuquajtura primitive. Në formimin e racave rol të madhë luan puna në
vlerësimin e eksterierit të kafshëve, tipareve të përgjithshme dhe në
seleksionimin e krerëve për riprodhim dhe kryqëzim. Sot konsiderohet se në botë
kultivohen numër i madhë racash, si p.sh:
·
Rreth 60 raca të kuajve
·
Rreth 130 raca të
gjedheve
·
Rreth 40 raca të deleve
·
Rreth 25 raca të dhive
·
Rreth 140 raca të pulave
·
Rreth 500 raca të qenve
·
Rreth 180 raca të
pllumbave etj.
·
Dhjetra raca derrash,
lepujsh, pula deti, patash, papagaj etj.
Karakteristikat
e posaçme të racave janë:
·
Madhësia trupore dhe
pasha,
·
Forma trupore dhe forma e
kokës (eksterieri) dhe konstitucioni,
·
Ngjyra e gëzofit, e
qimeve apo e leshit (tek delet), puplave (tek shpendët),
·
Prania e brirëve apo jo,
·
Rendimenti prodhuesë: në
qumësht, mishë, vezë, leshë etj.
Racat
kanë edhe veçori të veçanta, të cilat do ti elaborojm, kur do t’flasim për raca
kafshësh dhe për kategori të veçanta kafshësh.Por për qëllime didaktike dhe
shkencore, bazuar në veçorit e përgjithshme të lartë-cekura racat e kafshëve,
meqenëse kemi numër të madhë të tyre, klasifikohen sipas sistemeve; të
lartë-cekura siq u përmendën:
·
Klasifikimi në bazë të
prejardhjesë
·
Klasifikimi sipas
aspektit morfo-biologjik,
·
Klasifikimi sipas
veçorive prodhuese etj.
1.3.Disa Raca Kafshësh (foto)
Fig.8. Disa raca gjedheshë për qumësht: 1 Raca Xhersej, 2 Gernzej, 3. frizisi i kuq holandezë, 4.Frizisi i kuq gjerman, 5 Frizisi Holandezë, 6 Hollshtaj Frizisi, 7 Hollshtajn i kuq
Fig.9.Raca
Simental (qumësht-mish).
Fig.10.Raca tëndryshëme delesh:1.Delja e Kosovës, 2.Delja e Frizisë, 3.Delja Avas, 4.Merino-Rambuje,5. Merino-Gjermane, 6.Merino e australisë, 7.Rambuje Amerikane, 8.Delja Il De france, 9.Delja hempshir, 10 Delja Shropshir, 11.Delja Leiqester, 12.Delja Linkoln, 13.Delja Qeovit, 14.Delja Kembrixh, 15.Delja Kolumbia
Fig.11.Raca të ndryshme të dhiveFig.13.Disa
raca të qenëve
Fig.14.Raca
të ndryshme të pulave
2.NJËSITË SISTEMORE MË TË ULËTA SE RACA (NËN-RACA, KOPEJA,GJINIA, FAMILJA, KREU)
Përveç
racës, në zootekni kemi edhe njësi më të ulëta. Kështu pas racës vjen nën-raca
(lloji brenda races), pastaj kopeja, linja, gjinia, familja dhe në fund kreu
(individi) . Nën-raca:
përfaqson një grup kafshëshë në kuadër të racës, të cilat kanë veti të caktuara
(akoma më identike, jo absolutisht të tilla), si: në pikëpamje të madhësisë,
prodhimtarisë dhe ngjyrës etj. Pastaj në kuadër të nën-racës ka njësi më të
ulta siq mund të jetë kopeja. Kopeja është:
grup i kafshëve, të cilat jetojn si një familje brenda stallës në një ekonomie
bujqësore. Sidoqoft gjenetikisht kopeja mund të përbëhet nga idivid të cilët
gjenetikisht mund të jenë dukshëm më të ndryshëm. Kjo ka të bëj me atë se si
përbëhet kopeja, më saktësisht, se sa linja përfshin ajo. LINJA përfaqson: pasardhësit
meshkuj që rrjedhin nga një babë, i cili sipas kualiteteve është i më i
vlerësuar se krerët e tjerë të mundshëm të së njëjtës race në fermë. Linjat e
tilla kategorizohen si linja gjakësore, të cilat dallohen dukshëm më tepër prej
linjave të së njëjtes racë.Në formimin e këtyre linjave ka rëndësi të madhe
përgjithsisht tek të gjitha kafshët. Sot me këto linja është bërë, arritjet e
mëdha në në kultivimin e racave të kuajve. GJINIA përfaqson: pasardhësit
meshkujt dhe femra që rrjedhin nga një nënë e rëndësishme. Edhe gjinia më shumë
aplikohet në kultivimin e kuajve. Disa autorë gjininë e konsiderojn grup i
kafshëve të cilat e përbëjn një nën-racë. FAMILJA përfaqson: nënën dhe
babanë së bashku më pasardhësit meshkuj dhe femra(pra gjeneratën I dhe II si
pasardhës, ose gjeneratën II dhe III si pasardhës…). KRERI (individi) përfaqson:
pjesë-marrësin individual të kafshës në kuadër të racës, nën-racës, gjinisë,
familjës. Në zootekni përdorët edhe nocioni popullata më të cilën nënkuptojmë
grupin e kafshëve të një race, të cilat jetojnë në kushte të njëjta ekologjike
në një ekosistem dhe janë afersisht të njëjta në pikëpamje morfologjike,
fiziologjik, dhe si të tilla këto veti i përcjellin në pasardhës.
3.Vetitë
e përgjithshme biologjike të racave dhe njësive më të ulëta
Në
kuadër të këtyre vetive të përgjithshme të rëndësishme të përmendën janë:
trashigimia dhe ndryshueshmëria
3.1.Trashigimia:
Është
tipari kryesorë individual, i cili i atribohet acidit dezoksi-ribonukleik
(AND), i organizuar në gjene dhe kromozome në bërthamën e qelizës. AND-ja e
individit origjinon nga prindërit; respektivisht: 50% nga nëna dhe 50% nga
baba. Si e tillë, ajo mundëson një trashigim të tipareve të prindërve në
pasardhës, përmesë procesit të biosintezës së proteinave sipas kodit gjenetik
të AND-së. Proteinat janë përbërsit esencial organik struktural dhe funksional
në organizëm. Ato janë manifest i të gjitha veçorive induviduale fiziko-kimike
dhe biologjike. Dobit e trashigimisë janë: ruajtja e llojit, ruajtja e tipareve
pozitive të racave të krijuara etj. Trashigimia mundëson edhe ruajtjen e
tipareve jo të dëshirueshme të cilat mund të trajtohen nga inxhinjeringu
gjenetik (ku hyjn edhe sëmundjet e trashëgueshme etj).
Fig.15.Georg
Mendel (zbuluesi i trashigimisë dhe i ligjeve të saj)
3.2.Ndryshueshmëria
Duke
qenë se AND-ja e organizëmit origjinon gjysma nga baba dhe gjysma tjetër nga
nëna është e kuptueshme dhe logjikisht e natyrshme se pasardhësi është i
ngjajshëm me prindërin por jo identik me ta. Sipas kësaj individët e ngjajshëm
brenda llojit, racës, nën-racës, gjinisë dhe familjesë nuk kanë shancë teorike
të jenë identikë. Megjithat është interesant se individët vllezër-motra,
motra-motra dhe vllezër-vllezër të cilët kanë prindër të njëjt nuk kanë shancë
të jenë të identik (me përjashtim të binjakëve një-vezor). Duke mos dashur të
thellohemi në aspektin biokimik dhe biofizikë të një dukurie të tillë, dua të
themë se ndryshushmëria është faktor i rëndësishëm, i cili na jepë kurajo se ne
mund të ndërhyjm (inxhinjeringu gjenetik) mbase me njohuri më të mëdha dhe me
një teknologji më të avancuarë jo vetëm në zooteknikë (blegëtori) në funksion
të rritjesë së prodhimtarisë por edhe në mjeksësi në funksion të parandalimit
të anomalive dhe sëmundjeve të trashëgueshme në kafshë dhe në njerëz.
Fig.16.Modeli
i ADN-së
Ndryshueshmëria është gjenetike dhe fenotipike (ekologjike).
Gjithësesi
në të dy rastët, si aspekti i brendshëm- gjenetik ashtu edhe aspekti i
jashtëm-ekologjikë janë të rëndësishme. Ndryshushmëria gjenetike mundë
të jetë:
·
Biokimike
·
Mutante (gjë më e rrallë
dhe zakonisht e dëmshme).
Përgjithsisht
ndryshueshmëria biokimike është dukuri e rëndomt, e cila manifestohet sipas tri
ligjeve të njohura të mendelit. Ndërsa ndryshueshmëria mutante përfshin
mutacionet e ndryshëme të cilat mund të jenë refleksione të ndikimit të në
pikpamje fizike dhe kimike. Përgjithësisht mutacionet janë anomali të cilat
shkaktojn humbje të fetusit, para lindjesë ose ngordhje të kafshës së
porsalindur. Sidoqoft mutacionet janë të rralla në kafshë shtëpiake dhe si të
tilla nuk përbëjn rëndësi.
Ndryshushmëria Fetotipike:
Kjo
ndryshushmëri lidhet me faktorët e jashtëm ekologjik e ku futën faktorët:
abiotik (jo-organik) dhe biotik (organik). Në kuadër të të gjitha këtyre
faktorëve përfshihen:
·
Faktori i Ushqimit,
·
Kushtet klimatike,
·
Mirëqenia dhe kujdesi
(p.sh. futja e herëshme në riprodhim),
·
Kontakti me burime të
ndryshme infeksioni dhe me etiologji të ndryshme patologjike etj.
Të
gjitha këta faktorë janë të rëndësishme, kështu p.sh është konstatuar se futja
e hershme e kafshëve në riprodhim, stopon zhvillimin e përgjithshëm fizik dhe
fiziologjik të tyre, me pasoja pastaj edhe në një prodhimtari më të ulët
blegëtorale (ekonomike). Pastaj është konstatuar se si një ekspozim i caktuar
ndaj një burimi infeksioni mund të jetë me pasoja jo gjithëherë kapitale për
kafshën por gjithësesi me pasoja në zhvillimin e përgjithshëm dhe në
potencialin prodhuesë. Me ekspozime të tilla ndaj burimeve të ndryshme të
infeksioneve, lidhet edhe zhvillimi i imunitetit të organizëmit ndaj atyre
infeksioneve. Poashtu edhe ushqimi është i rëndësishëm sepse ai garanton rritje
dhe zhvillim të qëndrushëm trupor dhe pastaj realizim të potencialit prodhuesë.
Shembulli ma i mirë për ta parë se c’rëndësi ka ushqimi mund të jenë p.sh.
brojlerët (zogjët për majmëri, të cilët rritën për 5-6 javë dhe pastaj
therrën). Mirëqenia është poashtu e rëndësishme sepse ajo përfaqson: bashkimin
e të gjitha faktorëve të lartë-cekur në një anë dhe në anën tjetër kujdesin e
njeriut ndaj kafshës. Ndryshueshmëria është: manifestim i fenotipit të
individit dhe pastaj edhe në nivelin e një grupi më të gjerë, në pikpamje të
paraqitjesë së tipareve unike, dhe të dallueshme, si rrjedhoj e gjenotipit dhe
efektit ekologjikë mjedisorë. Përgjithësisht të gjitha ndryshimet qoft ato
gjenetike apo fenotipike: janë të dëmshme ose e dobishme. Në kuadër të
ndryshimeve të dëmshme numrohen: ngordhjet fetale dhe embrionale,
interseksualiteti dhe hermafroditizmi etj. Për këto do të flasim në një kaptinë
të vacant. Megjithatë të gjitha këta faktorë të lartë-cekur (jo gjenetik, por
ekologjik) të cilat reflektojn në fenotip, shkaktojn problem të cilat mund të
jenë me efekte relative (të rikthyeshëme), si në zhvillimin e përgjithshëm
fizikë dhe fiziologjik ashtu edhe në potencialin (rendimentin) prodhuesë. Pra
me këtë nënkuptojm se faktorët e lartë-cekur ekologjik jo në cdo moment, mund
të jenë me ndikim në ndryshushmëri të fenotipit (absolute), sa mund të jenë në
gjendjen shëndetsore (relative); të cilin e njohim si: sëmundje, patologji,
mirëqenie e keqe, keqësim të shëndetit etj. Pasojat ekologjike të cilat kanë
efekte edhe relative, të cilat mund të shmangën ose të lehtsohen (me largimin e
shkakut) në ketë artikull i kemi përmendur si:” Keqësim të Shëndetit të
Kafshëve” (ku përfshihen gjendja patologjike nga fillimi i keqësimit të
mirëqenies).
4.Keqësimi i Shëndetit të Kafshëve
Me
keqësim të shëndetit të kafshëve nënkuptojm cënimin e mirëqenies dhe shëndetit
të tyre nga elemente stresant natyrorë. Kur kafshët shtëpiake për një kohë të
gjatë janë të ekspozuara ndaj kushteve të pavolitshme të mbajtjes, jo gjithnjë
pasojat për to janë: të pa-riparueshme. Në fakt me largimin e faktorëve të
cilët merrën si shkaktar të gjendjës, shëndeti dhe mirëqenia e kafshëve
përmirësohet. Madje kjo mundë të bëhet më shpejtë dhe më mirë përmes kujdesit
intenzivë të njeriut dhe ndërhyrjeve të caktuara terapike (me ilaqe). Ndaj
Keqësimit të gjitha kategorit e kafshëve janë të ndjeshëme, pra si kafshët e
reja ashtu edhe ato më të moshuara. Por sidoqoft është parë se një ndjeshmëri
më të lartë kanë racat fisnike të krijuara (me kryqëzime) e të cilat janë më të
ndjeshëme. Është provuar se të gjitha ato kategori (raca) kafshësh me
rendimente të larta prodhuese: të qumështit, mishit, vezëve, leshit etj; janë:
dukshëm më të ndjeshëme ndaj ambientit dhe faktorëve të shumët stresant të
cilët viejn nga ai. Sidoqoft keqësimi i shëndetit të kafshëve, në mënyrë më të
shprehur prek kafshët e reja. Keqësimi i shëndetit të kafshëve është: rezultat
i shumë faktorëve të cilët bashkëveprojn në mesë vete. Në këta faktorë futën:
· Lëndimet
e ndryshëme traumatike (p.sh. frakturat)
· Ushqimi
i pamjaftueshëm dhe i varfër me lëndë ushqyese,
· Ushqimi
i ngrirë, i kalbur ose i mykur,
· Përmbajtja
e lartë e karbohidrateve (amidonit) në ushqim – Acidozë,
· Temperaturat
shumë të ulëta të ambientit etj.
Se si
mund të ndikoj ushqimi në mirëqenie dhe shëndet të kafshëve ne mund të sjellim
shembuj të ndryshëm nga tereni; ku kemi: shumë kafshë të cilat si rrjedhoj e
ushqimit, kanë problem si me riprodhimin ashtu edhe me rendimentin prodhuesë.
Ndonëse ushqimi është faktor kyq, sepse është: burim energjie, burim i
mineraleve dhe vitaminave. Megjithatë edhe faktorët e tjerë nuk mund të lihen
me një anë, edhe ata e kanë rëndësin e vetë të pa zëvendësueshme. Sidoqoft për
të mos e zgjatur, me gjëra, që për të cilat do të duhej të flasim në mënyrë të
vacant, për secilën nga to, me këtë po e përmbyllim këtë temë. Duke u ndalur në
mardhënjen e përgjithshme ekologjike të kafshëve në natyrë, duam ta përmbyllim
këtë kapitull.
42.Mardhënja e Kafshëve me natyrën
Mardhënja
e kafshëve me natyrën është manifest i të gjitha ligjeve natyrore për materien,
duke qenë ato vetë pjesë të pandashëme të natyrës. Këto ligje i studiojn
shkencat natyrore: Fizika, Kimia dhe Matematika. Biologjia e cila merret me
studimin e botës së gjallë, në fakt ajo vetëm bënë interpretimin e këtyre
ligjeve në qeniet e gjalla dhe në relacion me qeniet e gjalla. Duke qenë se
natyra është më komplekse se sa është menduar dhe si rrjedhoj e njohurive të
zgjeruara, sot kanë lindur diciplina inter-diciplinare siq janë: biofizika,
biokimia, biomatematika etj. Megjithëse të gjitha këto diciplina e studiojn
cështjen nga kënde të ndryshme, për tu bashkuar tek një e vërtet e madhe e
gjerë dhe absolute (e ligjeve natyrore dhe e ligjeve të jetës), është një diciplin
e vacant dhe rëndësishme e cila merret me studimin e mardhënjeve të qenieve të
gjalla me abientin natyrorë, i cili quhet ambient jetësor. Kjo diciplin që
studion mardhënjet e qenieve të gjalla me ambientin ku jetojn është:
“Ekologjia.” Ekologjia është diciplin e rëndësishme e biologjisë. Ekologjia
studion: ambientin jetësor ku jetojn kafshët, faktorët e ambientit jetësor të
cilat veprojn në qeniet e gjalla si në pikëpamje të domosdoshme dhe të
nevojshem biologjike (p.sh. rrezet e diellit) ashtu edhe në pikëpamje të
dëmshme (p.sh. acari i dimërit). Kafshët shtëpiake, sipas kategorizimit
sistematik, bëjnë pjesë, në klasën e gjitarëve apo të shpendëve prandaj kushtet
e përgjithshme jetësore për to janë të ngjajshme me ato të gjitarëve dhe
shpendëve të egër (të cilët jetojn në malë). Ambienti jetësor ku jetojn kafshët
shtëpiake (ekosistemi) është i ngjajshëm me atë të njeriut dhe kafshëve të
tjera gjitare apo shpezë. Duke mos dashur të zgjerohemi në qështje të tilla
delikate duam vetëm t’i përmendim faktorët kryesor mjedisorë që ndikojn në
organizmat e kafshëve shtëpiake. Faktorët mjedisorë janë:
· Dielli
dhe rrezet e tij,
· Temperatura
e ambientit dhe kushtet klimatike,
· Ushqimi
dhe llojllojshmëria e tij.
· Mardhënjet
biologjike në mesë qenieve të gjalla, në mesë llojeve por dhe brenda llojit,
· Mardhënjet
me njeriun (kujdesi human) etj.
Këto
janë të pasqyruara në këtë fotografi ku shihen gjedhet duke kullosur
4.3.Mbijetesa dhe Akomodimi i kafshëve shtëpiake
4.3.1.Mbijetesa e Kafshëve shtëpiake
Me
mbijetesë të kafshëve në ambient jetësor nënkuptojm: ballafaqimin dhe
rezistencën e tyre ndaj: të gjitha kushteve të ashpërta dhe të pa përshtatshme
për to dhe që ndodhën në ambientin jetësor ku ato jetojn. Faktorët e ashpër me
të cilët atakohën kafshët janë:
·
Kushtet klimatike të pa
përshtatshme dhe temperaturat e ulëta të mjedisit,
·
Burimet e ndryshme të
infeksioneve dhe shkaktarët e ndryshëm të sëmundjeve,
·
Mungesa e ujit të pijshëm
për kohë të gjatë,
·
Mungesat ushqimore dhe
ushqimi i varfër me lëndë ushqyese.
·
Faktorët e ndryshëm
stresant në ambientin jetësor etj.
Krahasimisht
me kafshët e tjera kafshët shtëpiake kanë si avantazhë përkujdesjen e njeriut
ndaj tyre.
4.3.2.Akomodimi i kafshëve shtëpiake
Me
akomodin nënkuptojm përshtatjen e kafshëve ndaj kushteve të caktuara ambientale
(natyrore) dhe mbijetesën efikase të tyre ndaj këtyre kushteve. Kur Kafsha apo
kafshët e ndrrojn ambientin jetësor, ndaj tyre natyrisht se ndrrojn edhe kushtet
jetësore. Në varësi nga kushtet jetësore që ofron ambient i ri, n’varët edhe
mbijetesa e kafshëve në to. Nëse kafshët transferohen në një ambient jetësor me
klimë më të ashpër ku temperaturat janë më të ulëta apo më të larta ato
maniofestojn shenja dobësimi dhe keqësimi të mirëqenies, por nëse arrijn me
kohë të përshtatën atëher kjo nuk do të ketë ndikime në shëndet, e për rrjedhoj
as në prodhim dhe riprodhim. Nëse kafshët e përballojn me suksesë ndrrimin e
ambientit (lokacionit) atëher themi se janë akomodu me ambientin e ri.
III.Seleksionimi i Kafshëve Shtëpiake
Fjala
seleksionim rrjedh nga fjala latine dhe d.m.th. zgjedhje. Për herë të parë këtë
term e ka përdorur “Çarls Darvini” (Charles Darëin), në hipotezën e tij mbi
evulucioni dhe në veprat e tij të cilat si fokus kishin: origjinën e llojeve,
luftën për ekzistencë dhe evulimin e tyre. Seleksionimi si dukuri (jo thjeshtë
dhe vetëm si term) ka rëndësi të madhe në biologji. Si dukuri është konstatu si
në botën bimore shtazore ashtu edhe në botën e mikroorganizmave. Në zooteknikë
njohja e seleksionimit dhe mundësit e ndërhyrjes së dorës së njeriut në këtë
proces ka dhënë rezultate të shkëlqyeshme në përmirësimin racorë dhe në rritjen
e përformancës prodhuese dhe riprodhuese në fermë. Seleksionimi mund të jetë:
·
Natyral
·
Artificial
1.2.Seleksionimi natyral
Seleksionimi
natyral ka zanafillë të përbashkët me vetë zanafillën e jetës. Në kuadër të
seleksionimit natyral futet secila dukuri e cila bënë të mundur që disa
individë brenda tufës, racës dhe llojit të mbijetojn më gjatë, të pjekën
seksualisht të qiftëzohen dhe të lëjn pasardhësë. Ky proces delikat, ku në
natyrë disa individë mbijetojn, karshi disave të cilët e kanë më të vështirë
është deliakt. Në një fenomen të tillë janë të inkorporuar në një mardhënje
dukuri të shumta natyrore, ekologjike dhe biologjike. Kështu që siq është e
pashpjegueshme shtrirja gjeografike shtazëve të caktuara ashtu është e
pashpjegueshme edhe vetë procesi i seleksionimit. Sikur që është e
pashpejgueshme shtrirja gjeografike e deveve në viset e nxehta nëpër shkretirat
e lindjesë së mesëme dhe afrikës veriore ashtu është e vështirë e shpjegueshme
procesi i gjatë për miliona vite i seleksionimit. Një është e sigurt në
procesin e seleksionimit natyral marrin pjesë faktorët e shumët natyrorë:
fizikë, kimikë, ekologjikë dhe biologjikë. Seleksionimi natyror përveq se ka
ndimuar në mbijetesën e llojeve ai njëkohsisht ka ndimuar në përmirësimin e
tyre dhe në të njëjten kohë na ka mësuar se ai është një proces i rëndësishem,
që nëse duam të ndërhyejm në të, mund të marrim rezultate të kënaqshme në
blegëtori dhe bujqësi. Në zooteknikë, seleksionimi natyral ka ardhur në
shprehje vetëm të racat primitive të kafshëve, të cilat kanë mbijetuar si
rezultat i ndikimit të faktorëve natyror, ndërkoh që ndikimi i njeriut
përgjithsisht ka munguar. Megjithat realisht seleksionimi natyral përfshinë të
gjitha dukurit: të cilat e kushtëzojn mbijetesën e individit, tufës dhe llojit
(speciesë) në natyrë. Kështu që në kuadër të seleksionimit natyral, bënë pjesë
edhe seleksionimi artificial, pasi që ne jemi produkt natyrorë dhe rrjedhimisht
edhe veprimtaria jonë është natyrore dhe në pajtushmëri me ligjet e natyrës.
Megjithat për qështje didaktike në literaturë dhe në praktikën zooteknike është
future nocioni seleksionimi artificial.
Fig.18.Seleksionimi
natyral, i ka favorizu racat dhe individet me trupë të madhë dhe të fuqishëm,
për tu përballuar me rreziqet në ambient (buajt dhe luani, bizoni dhe gjedhi i
podolit).
1.3.Seleksionimi artificial
Njohja
e dukurisë së seleksionimit, nga ana e njeriut dhe në anën tjetër vëndosja e
kërkesave-nevojave të njeriut për një prodhimtari më të lartë blegëtorale i ka
hapur rrugë seleksionimit artificial. Ndonëse literature si term e njehë shumë
vonë, të dhënat historike dhe arkeologjike dëshmojn se njeriu që në antikitet
është përkujdesur në përzgjedhjen e individëve më të mirë në tufën e kafshëve
dhe nuk e ka lejuar futjën në riprodhim të atyre individëve të dobët të cilët
janë therrur duke u shfrytëzuar për mishë. Pra me këtë dëshmohet se praktikisht
seleksionimi në tërsi ka qenë i njohur dhe se Dravini vetëm e ka evidentuar
duke i dhënë emertimin seleksionim sipas latinishtës.
1.3.1.Format e seleksionimit artificial:
Procesi
i seleksionimit është proces kyq me të cilën mund të arrihen rezultate të mëdha
në prodhimtari dhe ripordhim, andaj nisur nga ky fakt, seleksionimi sot
vlerësohet shumë lartë. Po aq sa ka rëndësi seleksionimi, rëndësi ka edhe vetë
metoda e praktike e seleksionimit. Në kuadër të seleksionimit (selektimit)
artificial kemi këto forma seleksionimi:
· Seleksionimi
individual (i bazuar në libërin amë) dhe
· Seleksionimi
në tufë (fenotipar).
1.3.1.A.Seleksionimi individual
Seleksionimi
individual përfshinë: vlerësimin individual të krerëve dhe bazuar në këtë
marrjen e vendimit për futjen në riprodhim apo jo. Ky vlerësim bazohet në
kritere të qarta dhe në të dhënat specifike në libërin amë Vlerësimi i krerëve
bëhet në bazë të kritereve siq mund të numrohen:
· Vlersimin
shëndetsorë,
· Vlerësimin
fizikë apo Vlerësimi i eksterierit (konstitucionin dhe Kondicionin),
· Pjekuria
seksuale dhe Shkalla e pjellorisë,
· Shfrytzueshmëria
e ushqimit,
· Kapacitetet
prodhuese
· Pedigreja
dhe vecorit e përgjithshme racore dhe gjinore. Për të gjitha këto do të flasim në kaptina të veçanta.
Për zbatimin
e drejtë të seleksionimit individual të kafshëve shtëpiake, është e nevojshme
të përcaktohet vlera kultivuese për çdo kafshë, të cilën e bëjnë ekspertët me
përvoje dhe njohuri mbi kafshët shtëpiake dhe mbi racat e tyre. Për kryerjen e
seleksionimit individual, nevojitet si përgatitje profesionale ashtu edhe
përgatitje teknike. Në përgatitjen teknike futën: mjetet për shënjimin e
kafshëve, librat amë etj. Vlerësimi i krerëve bëhet në vende të rrafshëta dhe
të ndriquara mjaftueshëm.
Vlerësimi bëhet kështu: marrja dhe evidentimi i
të dhënave të përgjithshme nga libëri amë, Inspektimi i kafshësë (shikimi me
sy):
· Eksterieri
(pamja e jashtme) ku vlerësohet konstitucioni (zhvillueshmëria trupore
anatomike),
· Habitusi
– Qëndrimi në hapsiër,
· Mënyra
e ngritjesë nga toka,
· Në
lëvizje (vlerësohet
mënyra e ecjesë),
· Kondicioni
(majmëria, zhvillimi truporë, lëkura etj.) etj.
Vlerësimi
i kafshëve bëhet me shikim, me grumbullimin e shënimeve, me anë të fotografimit
por edhe në bazë të matjeve të caktuara etj. Zakonisht të gjitha të dhënat sot
regjistrohen në një fletë-regjistrim dhe mbi bazën e saj vlerësimi bëhet
kryesisht me pikë.
1.3.2.Vlerësimi me pikë i kafshëve shtëpiake
Procesi
i vlerësimit të kafshëve është thelbi i seleksionimit. Në mënyrë që
seleksionimi të jetë i sakt është e nevojshme që vlersimi të jetë: real dhe
objektivë. Cë vlerësimi të jetë real është e domosdoshme të njihen kriteret
mardhënja e tyre në mesë vete dhe pesha e tyre në pikpamje biologjike dhe
blegëtorale. Në vlerësimin e kafshëve, gjithnjë nisemi nga pamja e jashtëme
(eksterieri). Me eksterier nënkuptojmë në tërsi atë që e shohim me sy: madhësin
e trupit, zhvillueshmërinë dhe lidhshmërinë e pjesëve trupore , ngjyrën e qimes
etj. Të gjitha këto shihen më sy por disa parametra mund edhe të matën.
Vlerësimi i eksterierit ka rëndësi të madhe ai së bashku me të dhënat e librit
amë garanton një seleksionim të drejtë. Eksterieri gjykohet me kujdesë duke u
vlersuarë me pikë, sipas skemave të caktuara, bazuar në provojën praktike dhe
në të dhënat teorike të zooteknisë. Natyrisht në vlerësimin e eksterierit,
rëndësi të parë ka se për cilin destinim jemi duke e bërë seleksionimin
(përzgjedhjen). Është shumë e rëndësishme nëse jemi duke bërë seleksionim:
· Për
prodhimtari qumështi,
· Për
prodhimtari mishi,
· Për
riprodhim.
Vrojtimi
dhe poentimi me pikë i ndërtimit trupor dhe veçorive të evidentuara është
elementi kyq në tërsi përgjat seleksionimit. Poentimi me pikë bëhet sipas
modeleve të caktuara, ku për këtë qëllim përgatiten fletë-regjistrime adekuate,
ku secila vecori e evidentuar mund të vlersohet matematikisht me pikë. Poentimi
përveq se mundëson një vlerësim të përgjithshëm të eksterierit, ai gjithashtu
bënë të mundur një klasifikim të tyre (bazuar në vecorit e evidentuara): në
tipet e racave për qumësht, mishë, punë etj. Poentomi bëhet sipas të modeleve
të caktuara, të cilat pak a shumë dallohen mes veti në numrin e përgjithshëm të
pikëve. Kur flitet për modele poentimi, deri më tani më të përpunuara janë; ato
që janë të aplikuara për: gjedhe, dele, kuaj etj. Sot ekzistojnë disa modele,
siq janë : modeli gjerman, modeli zvicran, modeli amerikan etj.
1.3.3.Modeli gjerman i poentimit për gjedhe
I. Vlera kultivuese
· Tiparet
racore (ngjyra, prejardhja)-10 pikë
· Shëndeti
(qëndrueshmëria) - 10 pikë
· Aftësia
për rritje - 10 pikë
II. Ndërtimi trupor
· Koka
dhe qafa -5 pikë
· Trupi -
10 pikë
· Gjymtyrët
- 3 pikë
· Ecja -
2 pikë
· Lëkura
- 3 pikë
· Qimet -
2 pikë
III. Vlera prodhuese
· Mjelja
- 10 pikë
· Aftësia
për prodhimtari të qumështit - 10 pikë
· Aftësia
për majmëri - 10 pikë
IV. Qëndrueshmëria - 10 pikë
V. Kondicioni - 5 pikë
VI. Përshtypja e përgjithshme - 10
pikë
1.3.1.B.Seleksionimi në tufë (seleksionimi i fenotipit)
Ky
seleksionim bëhet në tufë, ku mundësia e vlerësimit individual nuk gjenë
aplikim. Nisur nga kjo ky lloj seleksionimi është më sipërfaqsor dhe shpesh
njihet si seleksionim fillestarë, masovikë etj. Edhe kjo formë seleksionimi
ende gjenë aplikim në praktikë, sidomos e në fermat e kultivimit ekstenziv të
kafshëve dhe në fermat e vogla.
IV. Riprodhimi i Kafshëve
Shtëpiake
1.1.Të dhënat e përgjithshme
Kafshët
shtëpiake ashtu siq bëjn shumica qenie të të gjalla, shumëzohen në mënyrë
seksuale. Ky shumëzim konsiston në bashkimin e spermatozoidit me qelizën ve, të
individëve mashkull (spermatozoidi) dhe femër (qeliza ve). Megjithatë ndonëse e
pazakontë në dukje, kemi raste të kryqëzimeve edhe në mes individëve të llojeve
të caktuara, të familjesë dhe gjinisë së njëjt biologjike. Ky lloj kryqëzimi i
cili sjellë pasardhës njihet hibridizim dhe pasardhësit konsiderohen hibrid.
Hibridet kanë aftësi të ulëta riprodhuese dhe zakonisht janë steril. Një
fenomen i tillë , tek kafshët vrehet në njëthundrak në mes: pelës dhe gomarit,
apo në mes hamshorit dhe gomaricës (mushkat), sot nuk kanë ndonjë vlerë
blegëtorale. Krijimi i elementeve për shumim, bëhet nëpër fazën e spermatogjenezës(ku
krijohen spermatozoidet) dhe ovogjenezës (ku krijohen qelizat Ve). Kafshët
shtëpiake për t’u shumëzuar, në momentin e duhur tek ato duhet të shfaqet epshi
(afshi) seksual, të cilin e njohim me termin estrus. Estrusi (afshi), manifestohet
me shenja të caktuara në kafshë, të cilat dallojn tek llojet e ndryshme të
kafshëve shtëpiake, si për nga aspekti kohorë ashtu edhe për nga aspektet e
tjera diferencuese. Shenjat karakteristike të estrusit (afshit) janë: humbja e
oreksit, ngritja e temperaturës trupore, ngritja e temperamentit, skuqja e
vaginës, rrjedhja e lëngut me pamje të kristalt, kërcimi ndaj kafshëve të tjera
etj. Në varësi prej shfaqjes së estrusit brenda vitit në kafshë; kafshët i
ndajmë: në monoestrike, diestrike dhe poliestrike.
Monoestrike janë: të gjitha ato
kafshë, tek të cilat brenda vitit kemi vetëm një estrus.
Diestrike janë: të gjitha ato
kafshë ku kemi dy estruse në vitë.
Poliestrike janë: ato kafshë ku
estrusi mund të shfaqet disa herë brenda vitit .
Në fakt
estrus është vetëm një moment-fazë e ciklit seksual (estral) për të cilën kemi
folur në një shkrim të vacant këtu, tani nuk duam të zgjerohemi më tepër,
mjafton kjo paraqitje skematike, e ciklit në lopë (është e ngjajshme edhe në
kafshët e tjera), për të qenë e kuptueshme.
Fig.19.Cikli
estral në lopë
Fig.20.Fekondimi
i qelizës ve nga ana e spermatozoidit (një spermatozoid bashkohet me qelizën
ve, të tjerët duhet të vdesin). Spermatozoidi dhe qeliza ve krijojn zigoten, me
numër qift të kromozomeve.
1.2.Zhvillimi Embrional
Zhvillimi
embrional është proces delikat, i cili sigurisht nuk mund të elaborohet me dy
fjalë. Këtë procesë nga fekondimi deri në lindje te të porsalindurit, e studion
një diciplin e veçant e njohur si: embriologjia. Megjithatë çfarë është
embrioni?! Embrioni është struktur e gjallë, biologjike me zhvillim progresivë
, e krijuar nga bashkimi i qelizës ve me një spermatozoid, që quhet fekondim.Me
fekondimin e qelizës ve krijohet zigota dhe kjo ndodhë në ovidukt (organi gypor
që shkon nga vezorët në mitër). Zigota pastaj derisa ende është në ovidukt,
duke zbritur ndahet në dyshë me mitozë, duke u bërë nga një qenie një-qelizore,
në dy-qelizore dhe kjo quhet blastul, derisa këto dy qeliza të cilat mbesin të
ngjitura quhen blastomere. Blastomeret me mitozë (ashtu siq shumohen qelizat
trupore) shumohen progresivisht dhe japin një struktur e cila çuhet morul.
Morula avancon në një embrion më të zhvilluar, kurse embrioni zhvillohet në
fetusë (që ushqehet përmes kordonit umbulikal-kërthizës) dhe kur kafsha pjellë
atëher fetusi çuhet i porsalindur. Kjo është për sa i përket zhvillimit
embrional (shih foton).
Fig.21.Zigota,
apo qeliza ve e fekonduar ndahet (me mitozë) brenda disa orëve. Ndarja e
zigotës shënon fillimin e zhvillimit embrional (zigota
--blastula--morula.--embrioni--fetusi--i porsalinduri).
Pa
dashur të zgjerohemi, po i japim disa të dhëna tabelare për riprodhimin e
kafshëve shtëpiake:
Sipas
numrit të dhënies së pasardhësve, kafshët shtëpiake i kategorizojm në dy
kategori:
· Unitare të cilat në rastin e
pjelljes japin kryesisht vetëm një pasardhës (gjedhet, buajt, kuajt, gomeret),
· Multipare, të cilat kur pjellin
japin gjithnjë dy, tre dhe më tepër pasardhës (delja, dhia, derri etj).
Sipas
mënyrës se si ndodhë ndërzimi (qiftëzimi) i kafshëve kemi dy mënyra të
mbarsimit (ndërzimit); të cilat janë: mënyra natyrale dhe artificiale.
2.Mbarësimi natyral dhe artificial
Në
praktikë, kemi dy mënyra të mbarësimit të kafshëve shtëpiake; natyral dhe ai
artificial.
2.1.Mbarësimi (ndërzimi) natyral
Është
forma e parë dhe më e vjetër. Mbarsimi apo ndërzimi natyral aplikohet në disa
mënyra të cilat janë:
· Mënyra
e lirë apo e egër,
· Mënyra
e mbarsimit me harem
· Mbarësimi
klasor
A.Mënyra e lirë apo e egër
Kjo
mënyrë është më e vjetra dhe me efikasitet më të dobët në riprodhim. Mënyra e
tillë sot vërehet në kafshët e egra, të cilat jetojnë të lira në natyrë. Ajo
bëhet në mënyrë të pa-kontrolluar në mes të kafshëve meshkuj dhe atyre femra.
Si e tillë ka mangësi të mëdha në shfrytëzimin racional të potencialit
riprodhuesë sepse: kafshët futën përgjithësisht herët në riprodhim dhe nuk
aplikohen masat e duhura të seleksionimit.
B.Mënyra e mbarsimit me harem
Kjo
mënyrë aplikohet në atë mënyrë që një riprodhuese mashkull ndahet nga kopeja
(tufa) dhe poashtu disa krerë femra gjatë kohës së mbarësimit (qiftëzimit)
futën në një ambient (harem), në të cilin futet edhe kreu mashkull i
përzgjedhur. Si metod kjo është më e mirë se forma e lirë, sepse megjithatë
bëhet përzgjedhja e kreut mashkull. Kjo mënyrë aplikohet tek delet, dhitë dhe
derrat.
C.Mbarësimi klasor (mbarsimi nga dora)
Kjo
mënyrë e mbarësimit është mënyra ma e mira nga të gjitha mënyrat natyrale. Kjo
bëhet me një program seleksionimi më seriozë (i bazuar në librat amë), ku sipas
kësaj çdo kreu femër sipas veçorive dhe kualitetit i përcaktohet riprodhuesi i
posaçëm. Aplikimi i drejtë i një metode të tillë mundëson shfrytëzim më
racional të potencialit riprodhuesit përgjatë vitit dhe poashtu kjo garanton
marrjen e rezultateve më të mira të mundëshme (krahasuar me metodat e
lartë-cekura).
2.2.Mbarësimi artificial –Insiminimi Artificial-IA
Mbarësimi
i kafshëve shtëpiake mund të bëhet edhe në mënyrë artificial- Insiminimi
Artificial, dhe kjo nënkupton hedhjen e spermës së riprodhuesit mashkullë në
organin gjenital femëror në kohen e afshit seksual apo estrusit nga ana e vetë njeriut
(përmes insiminatorit). Sperma paraprakisht merrët, përpunohet dhe konzervohet
në mënyrë të përshtatshme në doza të përcaktuara. Sipas disa të dhënave,
Insiminimin artificial për herë të parë e kanë provuar arabët që në shekullin
XII, por nuk ka të dhëna mbi rezultatet e atershme. Të dhant e sotme mbi seksin
dhe Insiminimin artificial datojn me biologun Italian Spalanzi nga viti 1780.
Falë punës së madhe në sferën e përfitimit, përpunimit dhe konzervimit të
spermës nga në fillim të shekullit XX, insiminimi artificial ka marrë përmasa
industrial (aplikim në shkallë të gjerë). Kjo mënyrë e mbarësimit është masë
efikase zooteknike, e cila ndikon në përparimin e blegtorisë dhe krijimin
mundësive më të mëdha më eliminimin e konsiderueshëm të një numri të madhë të
veçorive të padëshirueshme dhe të sëmundjeve të trashëgueshme në pasardhës.
Përparësi e insiminimit artificial janë të mëdha në të gjitha aspektet:
shëndetsore, zootekinike, ekonomike etj. Në aspektin shëndetsorë:
sperma e marrë nga demi mashkull merret pas kontrollit paraprak shëndetsor të
tij, pastaj kontrollohet edhe sperma në pikpamje të kualitetit dhe sigurisë së
shëndetsore. Gjithësesi ndërzimi natyral është një mundësi e mirë në përhapjen
e sëmundjeve infektive, nga kafsha në kafshë, përmesë kreut mashkullë, gjë të
cilën insiminimi artificial e parandalon. Në aspektin zooteknik: Sperma
përgjithësisht përfitohet nga kompani të cilat në një ekonomi të lirë të tregut
ku konkurrenca është gjithnjë e më e ashpër janë: automatikisht të detyruara që
spermën ta përfitojn, në kushte sa më të larta të standardit profesional. Ata
për këtë qëllim domosdoshmërisht i përzgjedhin krerët më të mirë të racave
fisnike. Kjo gjë mundëson kultivimin e racoave të pastërta dhe me sukses, një
përmirësim progresivë racorë të tufës. Duke apliku sistem seleksionimi në krerë
femra të cilat do të futën në riprodhim dhe me përzgjedhjen e farës (spermës)
mund të aplikohen sisteme përmirësimi racorë. Në aspektin ekonomik kjo
metod është e lirë dhe me një aplikim profesional (ku përfshihet zbulimi me
kohë i afshit dhe aplikimi në kohë i tij) mundëson një suksesë më të madhë në
riprodhim (në marrjen e pasardhësve). Në anën tjetër mbajtja dhe kujdesi ndaj
krerëve meshkuj për ndërzim do të ishte e panevojshme. Kështu që me një fjalë
në aspektin ekonomik insiminimi artificial është e pakrahasueshme me të gjitha
format e tjera të mbarsimit natyral. Kështu nsur nga aspektet shëndetsore
zooteknike dhe ekonomike; insiminimi artificial jepë këto rezultate:
· Pasardhës
të shëndetshëm dhe nga raca të dëshirueshme,
· Parandalon
përhapjen e infeksioneve të transmetueshme në rrugë seksuale gjatë ndërzimit
(mbarsimit) natyral.
· Ka
ulurë ndjeshëm defektet gjenetike të trashëgueshme dhe kjo është duke ndodhur
progresivisht (me hulumtime).
Nisur
nga kjo që u tha, ne ju rekomandojm insiminimin artificial në të gjitha ato
kafshë që mund të bëhet. Tek ne Insiminimi artificial me suksesë është duke u
aplikuar (nga veterinerët dhe teknikët në teren), në gjedhe dhe një gjë e tillë
sigurisht i ka efektet e veta në pikpamje zooteknike dhe ekonomike.
3.Rritja dhe zhvillimi i kafshëve shtëpiake
Rritja
është proces biolkogjikë delikat, që fillon nga moment kurë spermatozoidi
mashkull e fekondon qelizën femërore dhe vazhdon intenzivisht edhe pasë
lindjesë , me një intenzitet të lartë rritje dhe zhvillimi i cili progresivisht
shkon drejt ndërprerëjes (në moshën e maturimit), madje nga mosha e pleqëris në
organizmat e gjallë në përgjithësi, jo vetëm në kafshë fillon procesi i kundërt
i atrofisë së përgjithshme indore, i pakësimit të vëllimit të përgjithshëm të
trupit (kjo në fakt përfaqson plakjen), megjithatë, ky nuk është objekt i
shkrimit tonë etj. Rritja dhe zhvillimi trupor konsiston në shtimin e numrit të
qelizave trupore (somatike). Por krahas shtimit të qelizave trupore somatike
(hiperplazia) në organizëm vrehët edhe një dukuri tjetër që është hipertrofia
(rritja e vëllimit të indeve dhe organeve si rrjedhoj e rritjesë së vëllimit të
qelizave). Hipertrofia vrehet përshembull në muskulin e miokardit të zemrës. Krahas
hipertrofisë dhe hiperplazisë si procese më të studiuara në organizmat e gjallë
shtazorë ndodhin ndryshime delikate në nivelë sub-qelizorë dhe biokimik, të
cilat i paraprijën zhvillimit të përgjithshëm dhe të ekuilibruar kafshëve dhe
kjo ju hap rrugë që nesër ata (dikur të riprodhuar nga prindër) të jenë
riprodhuesë të gjeneratës së ardhëshme. Rritja dhe zhvillimi trupor është
veçori, me intenzitet të përcaktuar gjenetik, tek secila racë. Rritja dhe
zhvillimi si procese të ndërlidhura në mesë vete, të cilat nuk mund të kuptohen
të ndara janë të kushtëzuara nga dy grupe faktorësh:
· Nga
faktorët gjenetik dhe
· Nga
faktorët jashtëm natyrorë.
Faktorët gjenetik janë:
faktorë trashëgues dhe ato përcaktojn intensitetin e rritjes dhe zhvillimit
trupor. Me këtë spejgohet ajo se: pse disa kafshë rriten më shpejt disa më
ngadalë, pse disa raca rriten më të mëdha, disa mbesin më trup më të vogël. Me
këtë spejgohet çdo gjë: nga kohëzgjatja e barrës, nga mosha e pjekurisë deri
tek plakja dhe jetëgjatësia. Meqenëse është kështu faktorët gjenetik njihen si
faktor kryesor të rritjes dhe zhvillimit.
Faktorët e jashtëm janë: ata të cilët
mundësojnë realizimin e zhvillimit dhe rritjesë trupore të paracaktuar nga
faktorët gjenetik. Në rast se faktorët e tillë nuk janë siq duhet të jenë dhe
kafshës i mungon ndonjë prej tyre, ajo nuk rritet ashtu siq duhet dhe poashtu
ngecë në zhvillim (sa që mund edhe të ndërpritet plotësisht rritja dhe
zhvillimi). Në kuadër të faktorëve të tillë futën:
· Temperatura
dhe kushtet klimatike,
· Furnizimi
me ujë të pijshëm,
· Llojllojshmëria
e ushqimit dhe vlera ushqyese e tij,
· Kujdesi
human, etj.
Nga ajo
që kemi parë kujdesi human (kujdesi i njeriut) është shumë i rëndësishëm, ajo
nuk është i rëndësishëm për vetë kafshët aq sa është për vetë ne njerëzit, të
cilët ushqehemi nga kafshët. Kujdesi ndaj kafshëve d.m.th ushqim më të bollshëm
dhe shëndetshëm për njeriun dhe kjo përkthehet në një mirëqenie më të mirë për
ne. Përgjithësisht procesi i rritjesë dhe zhvillimit ndahet në dy faza:
· Faza
para pjelljesë (ekstrauterinal) dhe
· Faza
pasë pjelljesë (intrauterinal).
Të dya
faza janë shumë të rëndësishme. Kujdesi gjatë fazës së parë konsiston në
kujdesin ndaj kafshëve me barrë e që ky kujdesë përfshin: të ushqyerit,
kujdesin shëndetësorë, dhe largimin e të gjitha faktorëve stresant. Kujdesi pas
pjelljesë përfshin: marrjen e kulloshtrës nga i porsalinduri, të ushqyerit me
qumësht (gjidhënja), kujdesin ndaj temeraturave ekstreme (të ulëta apo të
larta), vaksinimin e rregullt dhe kujdesin e shtuar kundër infeksioneve, të
ushqyerit e drejtë (bazuar me intenzitetin e rritjesë dhe me kërkesat që lindin
me rritjen dhe zhvillimin trupor), futjen në riprodhim në kohën e pjekurisë
seksuale dhe fizike etj. Në lidhje me të ushqyerit, ne më parë kemi sjellur
disa artikuj të vlefshëm, ndërkohë që do të vijojm të shkruajm edhe për
faktorët e tjerë të cilat duhet plotësuar në një ekonomi bujqësore (fermë) e
cila merret me rritje kafshësh.
Ekzistojn
shumë faktor të cilët ndikojn në një apo, në shumë mënyra në organizmat e
gjallë dhe me këtë edhe në organizmat e kafshëve. Ne do ti përmendim disa nga faktorët
kryesor.
1.2.Ndikimi
i ushqimit
Ushqimi
është burim i energjisë (me origjinë diellore) dhe i të gjitha kërkesave në
materie, të cilat bëjn të mundur ekzistencën dhe jetën e qenieve të gjalla.
Ushqimi është njëri ndër faktorët kryesor i ambientit të jashtëm, i cili ndikon
në organizëm, shëndet dhe mirëqenie; prandaj është faktor esencial të cilit
duhet t’i kushtuar rëndësi të madhe. Duke rritur përkujdesin në plotësimin e
kërkesave ushqyese për kafshë, njeriu mundet të ndikoj në zhvillimin trupor të
kafshëve si dhe në veçorit prodhuese të tyre. Ndikimi i ushqimit në organizmin
e kafshëve shtëpiake është i gjithë-anshëm. Ushqimi ndikon: në zhvillimin e
përgjithshëm të organizmit, në vetitë prodhuese dhe riprodhuese (plleshmërin)
të tyre. Rritjen e pjesëve të caktuara trupore dhe e organeve të caktuara,
qoftë ato edhe si keqë-formime, pashmangshëm lidhen edhe me ushqimin dhe më
mënyrën e të ushqyerit. Është e njohur dhe e verifikuar se kafshët kur ushqehen
mirë; me ushqim të balancuar (në vlera ushqyese, sipas kërkesave) ato janë: më
të shëndetshme, arrijn pjekuri seksuale më të hershme, kanë zhvillim trupor më
të mirë dhe në fund natyrisht kanë potencial më të lartë prodhuesë. Duke qenë
se kërkesat për lëndë ushqyese dallojn nga lloji në lloj, madje dallime ka edhe
brenda llojit (sipas moshës, gjinisë dhe racës), ne për të ushqyerit tani nuk
do të flasim (për këtë çështje i kemi sjellur disa artikuj, që mund t’i gjeni),
por duam ta cekim një faktorë të rëndësishëm, faktori digjistivë. Përgjithsisht
organizmat e gjallë (në këtë rast edhe kafshët), kanë sistem të përpunimit të
ushqimeve, të konsumuara, sipas kërkesave biologjike të tyre për lëndë ushqyese
dhe ky është faktori digjistivë. Pra me një fjalë, kërkesat biologjike e
diktojn edhe racionin e kafshës, për të cilin, në organizëm kemi një sistem
digjistivë sepcifik për të. Tani sipas kësaj logjike mishëngrënsit kanë sistem
digjistivë për përpunimin e mishit, si racion ushqyes për to, nga i cilia do
t’i plotësojn kërkesat e tyre. Dhe në anën tjetër për ripërtyps, për të cilët
ushqimi ma i mirë është kullosa dhe bari; ato kanë: një sistem digjistivë, i
përbër nga parastomaqet, për t’u marrë me përpunimin e ushqimeve të tilla.
Megjithatë, me përmirësimet racore përmesë seleksionimit dhe kryqëzimeve, është
rritur potenciali prodhuesë i kafshëve dhe me këtë natyrshëm janë rritur edhe
kërkesat që kanë kafshët në lëndë ushqyese. Përgjithësisht për plotësimin e
kërkesave ushqyese, është parë se ushqimi do të ishte mirë të ishte sa më i
llojllojshëm. Për kafshët ripërtypse dhe për njëthundrakët ushqim bazik janë;
ushqimet të cilat quhen volumnoze (kemi folur për to) e ku hyjn: kullosat, bari
i gjelbërt, sana….silazhi etj. Por për plotësimin e deficiencave në protein,
energji, minerale dhe vitamina kafshëve në racion u shtohen; edhe ushqime
plotësuese: ushqime kokërr, përzierje të koncentruara, shtesa minerale dhe
vitamina etj. Këto deficienca lindin si rezultat i moshës, ciklit të rritjes
dhe ciklit prodhuesë. Megjithatë, është shumë me rëndësi, që përtej kërkesave
ushqyese, kafshve të mos u ofrohet racion me vlera më të larta. Kjo vlenë në
rendë të parë për energji dhe proteina, sepse kjo mund të sillte probleme
anësore siq janë: obeziteti (mbipesha) dhe pasojat e tjera nga ai; siq mund të
jenë p.sh: ulja e aftësive riprodhuese etj. Poashtu si rrjedhoj e marrjesë së
lëndëve të caktuara minerale në sasi më të lartë, mund të pasojn problem.
Përshembull konsumimi i sasive më të larta të kalciumit tek lopët në muajin e
8-9 të barrës mund të shkakton problemin e parezës puerperale (pas pjellëjes).
Në kuadër të ushqëimit si pjesë e racionit është: edhe uji, konsumimi i tij
lidhet me konsumimin e lëndëve tjera ushqyese. Sasia e ujit të cilin duhet ta
pijën kafshët, rritet me rritjen e tyre nga lindja. Gjithashtu sasia e ujit të
cilin duhet ta konsumojn kafshët ndërlidhet me vlerën kalorike të ushqimit dhe
me sasin e tij në përgjithësi; si dhe me stinën apo sezonin e vitit (pasi gjatë
verës me temperature të larta kafshët kanë kërkesa më të larta për ujë). Uji
është përbërsi kryesor i trupit ai përbën 2/3 e peshës së kafshës. Kafshët pa
ushqim mund të jetojn madje disa javë, por pa ujë jo më tepër se 3-5 ditë
(n’varsi nga lloji, mosha, stina etj).
FF Fig.22.Ushqimi në ekuilibrin e rritjës dhe zhvillimit
1.3.Ndikimi
i tokës
Ndikimi
i tokës në kafshë është: ndikim direktë dhe indirekt. Ndikimi direktë lidhet me
relevin e sipërfaqës së tokës, porozitetin e saj, lagëshjtin etj. Të gjitha
këto ndikojn në fortësin dhe kalitjen këmbëve dhe thundrave (të cilët në kafshë
të egra janë më të forta, mbase edhe për shkak të ekspozimit me releve të
ashpëra gjeologjike). Përgjithsisht është parë se kafshët që jetojnë: në toka
të forta dhe të thata, kanë thembra dhe thundra të vogla të ngushta por dhe
teje më të forta në krahasim me kafshët të cilat jetojn në toka më të buta dhe
më të lagështa. Kafshët që jetojnë në toka të buta, të lagështa kanë thembra
dhe thundra të mëdha dhe më të buta. Nëse këto kafshë barten në terrene të
thata për një kohë të gjatë, tek ato do të paraqitet problemet shëndetsore, të
lidhura me thundrat dhe këmbët e tyre. Sidoqoft ndikimi indirekt (nëpërmjet
ushqimit) është akoma më i madhë (i pa krahasueshëm). Kështu që ato toka të
pasura, me materie minerale dhe të tjera, japin ushqime të cilat i plotësojn më
mirë kërkesat biologjike në kafshë.
1.4.Ndikimi
i ushtrimeve
Ushtrimi
apo aktivitetet fizike (lëvizja, vrapimi etj), ndikon dukshme në rritjen e
përgjithshme të organizimit (në moshat e reja), si dhe në vetitë prodhuese dhe
riprodhuese të tyre. Rëndësia ma e madhe e ushtrimit është veçanrisht tek ato
të cilat mbahen për riprodhim. Pastaj skema ushtrimesh dhe trajnimesh bëhen për
kuaj të mbajtur për rekreacion si dhe në kafshët e shoqrimit (për qenë).
Ndikimi i aktivitetit fizikë vërehet veçanrisht në kafshët e egra, të cilat
kanë ndërtim fizikë më të mirë (atletik), muskulatur të zhvilluar dhe një
kondicion të lartë (gjë që nuk vrehet në kafshët shtëpiake). Ushtrimet ndikojn
edhe në sistemin e organeve të brendshëme, të cilat si pasoj janë më të
zhvilluara. Kështu përshembull kuajt vrapues anglez si rrjedhojë e vrapimit
rutinë çdo ditorë kanë zemër më të madhe për 1-1.5 kg, në krahasim me ata të
cilët nuk janë mësuar fare me vrapimë.
LFe Fig.23.Kali duke vrapuar
1.5.Ndikimi faktorëve klimatik të jashtëm
Me
klimë i nënkuptojm të gjitha dukurit atmosferike në interval kohore të cilat
ndodhin në atmosferë. Këto dukuri ndryshojn nga vendi në vendë, të ndikuara nga
faktorët e tjerë siq janë: lartësia mbidetare, relevi, pyjet, lumenjët, liqenet
dhe afërsia bregdetare etj. Faktorët kryesor determinues të klimës janë: polet
veri dhe jug si dhe ekuadori.
Fig.24.Mjedise me kushte të ndryshëme klimatike
Në kuadër të faktorëve klimatik futën:
·
Temperatura,
·
Lagështia e ajrit,
·
Shtypja atmosferike,
·
Erërat dhe
·
Të reshurat.
1.5.2.Ndikimi
i temperaturës
Temperatura
ka ndikim të madh në organizmin e kafshëve dhe atë si në dukjen e jashtme
trupore, por dhe në aspektin e brendshëm fiziologjikë. Temperatura është një
faktor klimatik në lidhshmëri me faktorët e tjerë klimatik dhe me lartësin
mbidetare. Temperaturat luhaten nga minimale në maksimale gjatë ditëve, javëve,
muajve dhe stinëve. Këto luhatje lidhën: me faktorët e tjerë klimatik, me
lartësin mbidetare, me gjatësin e ditës etj. Si rezultat i këtij faktori,
kuptohet edhe i të tjerëve kafshët kanë shtrirje të caktuara territorial në
botë. Kafshët e egra kanë arritur me sukses të akomodohen në ambientin e tyre
jetësor. Ato nënë ndikimin e ndryshimeve klimatike dhe luhatjesë së
temperaturës, e ndryshojn: mënyrën e jetës: disa bien në gjumë dimëror dhe disa
migërojn me mijra kilometra. Poashtu nënë ndikimin e temperatures dhe faktorëve
të tjerë ato kanë ndryshime sezonale të lidhura: me gëzofin, trashësin e
lëkurës, ngjyrën e pigmentit në lëkurë etj. Me hulumtime intensive është pare
se qëndrushmëria e kafshëve ndaj temperaturës është njëri prej faktorëve
gjenetik, karakteristik sipas: klasës (po flasim për gjitarët dhe shpendët),
familjesë (po flasim për njëthundrakët, ripërtypsit, shpendët shtëpiake etj),
llojit dhe racës. Me hulumtime është konstatu se disa raca janë më të qndrushme
ndaj temperaturave më të larta apo më të ulëta. Por poashtu është vërejtur se
temperaturat e larta apo të ulëta ndikojn në rritjen e kërkesave ushqyese dhe
poashtu ndikojn në mirëqenie dhe në potencialin prodhuesë dhe riprodhuesë. Për
sa i përket në kosovë dhe në ballkanë në përgjithësi, është vërejtur, se
temperatura është relativisht shumë mirë e përshtatshme për kultivimin e
kafshëve shtëpiake. Temperatura n’varët edhe nga lartësia mbidetare. Sipas një
përllogaritje, me rritjen e lartësisë mbi-detare 20-30 metra bie temperature
për rrethë 1 °C. Në kosovë temperaturat minimale janë: në janarë, të cilat nga
njëher arrijn deri në -22 °C. Natyrisht se këto temperatura janë ekstreme, dhe
edhe pse kafshët e përballojn një ekstrem të tillë (për disa ditë), kjo ndikon
në keqësimin e shëndetit të tyre dhe në veçorit prodhuese dhe riprodhuese.
Gjatë verës temperaturat maksimale janë: në korrik, të cilat nganjëher arrijn
mbi 38°C, gjë ekstreme edhe kjo për kafshët. Si rrjedhoj e temperaturave të
tilla të larta, gjatë verës edhe kërkesat për ujë rriten. Sidoqoft temperaturat
e tilla ekstreme në ballkan në përgjithësi nuk zgjasinë shumë. Temperatura
optimale për kafshët shtëpiake sillen nga 2-25 °C. Sipas praktikës dhe
studimeve është evidentuar se temperatura më e përshtatshme është 7 – 15 °C.
Për lopët qumështore temperature optimal është 13 °C. Sipas vrojtimeve është
parë se mbajtja e lopëve në stalla të hapura dhe temperaturë -7 °C shkakton
uljen e dukëshme të prodhimtarisë së qumështit. Më të ndjeshëm ndaj të ftohtit
janë të porsalindurit. Kështu p.sh. kur jemi tek shpendët, temperaturat për
zogjë duhët të jetë: 27 - 30 °C. Ndërsa përgjithësisht për pula vojse
temperature e ambinetit për to duhet të jetë: rreth 16°C (me luhatje të pranushmepër
to 10 -26 °C). Të gjitha këto shifra ndryshojn nga raca në racë, përgjithësisht
racat më fisnike janë, më të ndjeshëme si ndaj të ftohëtit ashtu edhe ndaj
vapës. Por ne jemi mbështetur në të dhënat mesatare të literaturës.
1.5.3.Ndikimi
i lagështisë së ajrit
Lagështia
matët me %, e cila shpreh sasin e përqëndruar të ujit (avujve) në atmosfer,
derisa shkalla 100% merret vlera maksimale (ngopshmëria e ajrit, e cila nuk
mund të manifestohet). Megjithatë kur jemi tek lagështia, ajo n’varet direkt
nga lartësia mbidetare, temperatura, erërat, kështu që prandaj quhet lagështi
relative (ajo sillet brenda disa limiteve meteorologjike). Ndikimi i lagështisë
në organizmin e kafshëve ende nuk është sqaruar nga hulumtimet. Megjithatë ajo
që dihet për lagështin e ajrit është: se me rritjen e lagështisë së ajrit
proceset biologjike ngadalësohen. Poashtu lagështia e ajrit, shkakton thithjen
e nxehtsisë trupore duke e dërguar kafshën me ritëm më të shpejt drejt
hipo-termisë (rënja e temperaturës trupore nën vlerën optimal fiziologjike).
Nga shumica e autorëve, për kafshët shtëpiake vlerësohet më optimal lagështia
relative 65-75%. Kafshët e viseve të nxehta, sidomos ato të shkretirave, janë
më të qëndrueshme ndaj ajrit më të thatë.
1.5.4.Ndikimi i shtypjes së ajrit
Shtypja
ajrore është një parameter i rëndësishem atmosferik dhe klimatik, që ka të bëj
me dendurin e shtresës së atmosferës, me theksë të veçant me dendurin e
oksigjenit në ajrë. Luhatja e shtypjës së ajrit është e lidhurë me lartësin
mbidetare, por vlerat luhatëse të saj lidhën edhe me temperature dhe faktorët e
tjerë klimatik dhe atmosferik. Me rritjen e lartësisë mbidetare, ajri bëhet më
i rrallë (më pak i dendur) dhe kjo njihet si shtypje më e ulët atmosferike. E
kundërta ndodhë me uljen e lartësisë mbidetare, pra rritet shtypja atmosferike.
Shtypja atmosferike matët me baro-metër dhe njësia e cila e shpreh shtypjën
atmosferike është milimetri i shtyllës së zhivës (merkurit) apo mm Hg. Tani pse
është e rëndëndësishme shtypja e ajrit? Rëndësia e shtypjes atmosferike lidhet
me rëndësin e vetë oksigjenit (O2) për jetën. Oksigjeni është katalizatori
themelorë i cili shkakton shkëndijat e aktiviteteve metabolike, në funksion te
të gjitha proceseve fiziologjike në ogranizmat shtazorë. Me rënjen e shtypjës
atmosferike bie edhe furnizimi i organizmit me oksigjen dhe për rrjedhoj
aktivitetet metabolike në dëmë të proceseve fiziologjike, ulën. Nisur nga kjo
është e kuptushme se sa është e rëndsishme shtypja e ajrit. Por si ndikon
shtypja e ajrit: shtypja e ajrit nën efektin që e ka ndikon së pari në
mushkëri, respektivisht në frekuencën e frymëmarrjes, në sistemin
kardiovaskular dhe mandej edhe në inde dhe organe të tjera. Kuptohet efektet e
para vërehen në organet vitale (mushkëri, zemër, tru etj.). Shtypja e ajrit ndikon
përmesë furnizimit më të mirë apo më të madhë me oksigjen (përkundër nevojave)
dhe përms përgjigjëjes reaktive të organizmit për tu përshtatur me ambientin.
Kështu që është interesant se kafshët në lartësi më të mëdha mbidetare, si
pasoj e shtypjës më të ulët kanë numër më të madhë eritrocitesh, në funksion të
një furnizimi më të mire me oksigjen. Shtypja normale ajrore në zero metra të
lartësisë mbidetare dhe në temperature 0°C është rreth 760 mm të shkallës së
zhivës. Me rritjen e lartësisë mbidetare zvoglohet shtypja atmosferike, kështu
shtypja atmosferike në 2000 metra lartësi luhatet në varësi edhe nga
temperature dhe parametrat e tjerë atmosferik 570-630 mm të shtyllës së zhivës.
Në 4000 metra lartësi mbidetare shtypja e ajrit bie deri në nënë 460 mm të
shtyllës së zhivës, në temperatura deri në 0°C. Çrregullimet të cilat mund të
vien si rrjedhoj e shtypjes së ulët atmosferike janë: lodhja e dukëshme fizike,
kollitja, ulëja e oreksit dhe gjakderdhjet nga hundët. Mirpo nëse kafshët në
lartësi më të mëdha mbidetare mësohen gradualisht, duke u lëshuar në mënyrë
rutinore gjithnjë e më tepër në lartësi të tilla në kullosë, atëher kafshët
arrijn të përshtaten dhe efektet e tilla të dukëshme vërehen gjithnjë e më pak,
derisa në fund zhduken (simptomat e tilla klinike). Shtypja atmosferike më e
ulurë ndikon edhe në potencialin riprodhuesë të kafshëve. Shtypja atmosferike
duke çenë se ndikon në shëndet dhe mirëqenie ajo gjithësesi ndikon edhe në
rendimentin prodhuesë. Kështu që me rritjen e lartësisë mbidetare, si rrjedhoj
e rënjës së shtypjes së ajrit bie rendimenti i dhënjës së qumështit në
laktacion. Rënja e prodhimtarisë n’varet nga lloji i prodhimtarisë, lloji i
kafshës dhe raca. Kjo është për sa i përket shtypjes së ultë të ajrit, ndërsa
edhe shtypja e lartë e ajrit i ka efektet e veta. Kështu p.sh, si pasoj e
shtypjesë së lartë ajrit organizmi mund të ketë: numër më të ulët eritrocitesh
dhe përqëndrim më të vogël hemoglobinës në eritrocite etj.
1.5.5.Ndikimi
i dritës
Është
faktor që ndikon dukshëm në organizimin e kafshëve në mënyrë direkte, dhe
indirekte. Kryesisht drita ndikon pozitivisht ose negativisht. Përmes syrit
drita mundëson shikimin. Ndikimi pozitive në lëkur kanë të bëjn me një proces
foto-kimik të krijimit të vitaminës D, nga provitamina e saj në lëkurë.
Vitamina D ka rol të rëndsishme në zhvillimin dhe mineralizimin e eshtrave (do
të flasim për rolin e vitaminave). Ndikim tjetër është ndikimi në aktivizimin e
aktivitetit neuro-hormonal dhe seksual, përmes dritës së kapur nga syri. Sistemi
neuro-hormonal i paraprinë maturimit seksual, ciklit seksual, afshit etj. Drita
poashtu është: e rëndësishme për shpendë, në pjekurinë seksuale dhe në
aktivitetin seksual, si dhe në prodhimin e vezëve (për çfarë dhe kultivohen
pulat). Ndikimi negative i dritës, lidhet me fotone të veçanta. Si pjesë e
rrezeve të dritës, mund të jenë: fotone të ndryshëme me gjatësi valore të
ndryshme të cilat mund të jenë të dëmshme. Rrezet ultraviolet me gjatësi valore
380-289 mm, janë rrezet kryesore, si pjesë e ndriqimit diellorë me efekt
negative. Disa kafshë dhe njerëz gjenetikisht mund të jenë më të ndjeshëm
(fenomeni i albinizmit), si rrjedhoj e mungesës së një faktori (pigmenti)
mbërojtës në lëkurë. Kjo është për sa i përket efektit direkt të dritës, por
drita ka ndikim edhe indirekt, madje ndikimi indirekt është shumë-fishë më i
madhë. Burim i jetës në tokë është drita, këtë duhet ta ngulitim thellë në
kokë. Ndonëse është një temë e gjerë, ne po e përmbyllim këtu këtë artikull,
për ti përmendur edhe disa faktor të tjerë më pak të rëndësishem.
Fig.25.LLojet e
rrezatimeve diellore
1.5.6.Ndikimit
i erërave
Edhe
erërat ndikojn në shëndetin dhe mirëqenien e kafshëve. Ky ndikim varet nga
shpejtësia, drejtimit, temperature dhe lagështisë, e saj. Kurse në anën tjetër
shkalla e ndikimit të erërave n’varet nga lloji i kafshës, mosha dhe kondicioni
etj. Era e qetë ndikon pozitivisht gjatë ditëve me vapë të madhe verës. Por
erërat e ftohta, të rrëmbyeshme dhe kur lagështia e ajrit është madhe ajo ka
ndikim të dëmshëm, pasi ndikon në ftohjen dhe favorizon proceset infektive të
ndryshëme virale (gripale) dhe të tjera.
1.5.7.Ndikimi i reshjeve
Reshjet
e ndryshme ndikojnë në mënyrë të ndryshme në organizmat e ndryshme të kafshëve.
Efekti i tyre varet edhe nga efekti i faktorëve tjerë klimatik. Por ajo n’varët
edhe nga gjendjes shëndetësore, kondicionit, dhe racës, etj. Përgjithsisht të
reshurat ndikojn në ftohjen e kafshëve në mënyrë direkte dhe në keqësimin e
shëndetit. Por ato indirekt përms kullosave dhe ushqimit të vjelur nga të
reshurat ndikojn pozitivisht në zhvillimin e sektorit blegëtoral.
Fig.26.Të reshurat
1.6.Ndikimi
i produkteve farmaceutike
Ndikimi
i produkteve faramceutike ndërlidhet me ndikimin e faktorëve të lartë-shënuar
dhe konkretisht me ndikimin e njeriut. Përgjithësisht ndikimi i produkteve
faramceutike është pozitivë, në funksion të përmirësimit të shëndetit, por
gjithësesi përdorimi i tyre duhet të jetë i kontrolluar dhe në pajtushmëri me
udhëzimet. Efektet ansore të padëshirushme tyre mund të bartet edhe tek njeriu,
përmes ushqimeve me origjin shtazore.
1.7.Ndikimi
i njeriut
Njeriu
përms njohurive dhe aftësive të veta intelektuale, fizike dhe ekonomike mund të
ndikon shumë në eliminimin e efekteve të ndryshëme të dëmshme në kafshë. Njeriu
përmes seleksionimit dhe kryqëzimit ka formuar shumë raca kafshësh. Përparimet
në fushen e veterinarisë janë: në funksion të shëndetit të kafshëve dhe të
produkteve të shëndetshme ushqimore për njeriun.
VI. Objektet për vendosje të kafshëve
Mënyra
më e mirë e shfrytëzimit të potencialit gjenetik prodhues dhe riprodhues të
kafshëve, përveç tjerash, është edhe vendosja e tyre në një ambient të
përshtatshëm, si fole që ofron kushte solide mikro-klimatike dhe mbrojtje nga
veprimi i dëmshëm i ambientit. Me kushte mikro-klimatike nënë-kuptohet:
mbrojtja e kafshëve prej rrezatimeve diellore, prej të ftohëtit, vapës, prej të
reshurave dhe erërave etj. Bazuar në veçorit biologjike të kategorive të
kafshëve edhe foleja ku ato vendosën duhet t’i plotëson standardet minimale të
kërkuara, për të garantuar një mirëqenie optimale. Së pari duhet ta kemi të
qartë se ndalohet vendosja e llojeve të ndryshëme të kafshëve brenda një stalle
(foleje). Poashtu e rëndësishme është lokacioni: fermat duhet të jenë në zona
rurale, shumë largë zonave urbane, rrugëve kryesore, aeroporteve etj. Kjo është
e përcaktuar edhe në legjislacion, por sidoqoft kjo është në funksion edhe të
mirëqenies më të mirë.
2.Objektet
për gjedhe
Objekti
ku vendosën gjedhet quhet stallë e gjedheve. Ajo duhet t’i plotëson disa kushte
që të jetë fole e përshtatshme për to. Në këtë mënyrë, atyre ju sigurohet
shëndet i mirë, performanc e lartë riprodhuesei dhe prodhuese. Thënë më
konkretisht sikurse për një shtëpi ashtu edhe për një fermë ka rëndësi:
lokacioni, dizajni, ndriqimi etj. Gjatë ndërtimit stallës për vendosjen e
gjedheve; janë këta parametra që duhet patur parasysh:
·
Lokacioni ku ndërtohet
ajo,
·
Sistemi i mbajtjes
·
Bokset për viça bosket,
për pjellje dhe për lehona.
·
Dyshemeja dhe Shtroja
·
Grazhdet për marrjen e
ushqimit dhe ujëpirset
·
Sistemi i ajrosje dhe
ndriçimit
·
Sistemi për mjelje etj.
Të
gjitha këto janë në funksion:
·
Të plotësimit të kushteve
optimale mikro-klimatike (temperaturës , ndriqimit etj),
·
Furnizimit optimal me ujë
dhe ushqim,
·
Vendosja e kafshëve në
një hapsirë të rehatshme, të qeta dhe të rrafsht (dyshemeja komode).
Ferma e
gjedheve (stalla dhe objektet përcjellse) nuk mund të ndërtohet afër zonave
urbane, afër autostradave, rrugëve magjistraleve, aeroporteve etj. Ndërtimi i
fermave afër rrugëve kryesore të cilat janë të ngarkuara apo afër aeroporteve
ka efekte ansore stresante në kafshë me pasoja në prodhimtari. Gjithashtu në
ndërtimin e fermave në përgjithësi (jo vetëm të stallës së gjedheve), duhet të
patur parasysh: sigurimin e ujit, sigurimin e energjisë elektrike,
infrastrukturën rrugore etj. Ndërtimi i fermave në përgjithësi largë linjave
prej nga merret energjia elektrike apo në zona të thata (pa ujë) rritë koston e
objektit por edhe të kultivimit të kafshëve. Gjithashtu në ngritjen e fermave
duhet të merret parasysh karakteri topografik dhe gjeologjik i tokës, i cili
duhet të ofroj potencial të lartë ushqyesë për kafshë dhe kështu toka nuk do të
bëhet pengesë në rritjen e fermës, sipas kërkesave në tregë për produkte
blegëtorale.
2.1.Kushtet
e përgjithshme të kafshëve në stallë
Sistemi
i mbajtjesë; sot ekzistojn dy sisteme të mbajtjesë së gjedheve:
·
Sistemi i lirë dhe
·
Sistemi i lidhur.
LefFg.27.Sistemet
e mbajtjesë së gjedheve
Kur
flasim për sistemin e mbajtjesë së kafshëve, të cilat po i shiheni në
fotografi, lartë e rëndësishme është hapsira e nevojshme për kafshë në stallë.
Hapsira ku mbahen kafshët në stallë n’varet nga sistemi i mbajtjesë, drejtimi i
prodhimtarisë, raca etj. Në sistemin e lirë konsiderohet se është e nevojshme
që për kokë gjedhi të sigurohet sipërfaqe e dyshemesë rreth– 2.5-2.8 m2. Ndërsa
tek sistemi i lidhur kjo sipërfaqe është rreth 2 m2 (varësisht prej racë
1.6-1.9 x 1.2 metra). Dyshemeja duhet të jetë e rrafsht, e thatë dhe e ngroht.
Për shtroj në dysheme zakonisht mund të shfrytëzohet kashta, byku i drurit si
dhe goma apo plastika (e prodhuar për dysheme stallash). Temperatura optimale
në stallë për gjedhe duhet të jetë rreth 10-15 °C dhe kursesi nënë -7 °C dhe
mbi plus 22 °C. Lagështia relative e ajrit është: rreth 65 %. Ndriqimi duhet të
jetë i mjaftueshëm, 1 m2 dritare për 20 m2 sipërfaqe. Për sa i përket grazhdit
ai duhet të jetë mjaftushëm i gjerë për marrjen e ushqimit. Gjerësia e grazhdit
rekomandohet të jetë: 60 cm. Ndërsa për konsumim uji vendosën ujëpirse (tek
sistemi i lidhur) një për dy krerë, në mesë tyre. Krahas stallës, në fermat e
gjedheve rëndësi ka edhe ndërtimi i objekteve përcjellse: ndërtimi i deposë së
ushqimit (sanës dhe koncentratit) dhe veçanrisht deposë së silazhit. Mënyra e
komunikimit të këtyre objekteve me stasllën ka rëndësi të madhe. Rekomandohet
që në stallë kafshët të vendosen në dy rreshte ballore, të vendosura përballë,
derisa ushqimi të sillët duke lëvizur nëpërmjet një staze (rruge) në mesë të
grazhdeve. Nëdërsa në anën tjetër e rëndësishme është edhe: deponia (bunkeri i
plehut), sistemi i largimit të tij etj. Plehu i kafshëve është jashtë-zakonisht
produktiv në shfrytëzimin e tij për plehrimin e tokës.
3.Objektet
për dele dhe dhi
Edhe në
ngritjen e fermave të bagëtive të imta (dele dhe dhi) të rëndësishme për të
njëjtat arsye janë: lokacioni, ndërtimi i objektit, temperature ventilimi,
ndriqimi etj. Në strukturë të fermave të deleve dhe të dhive duhet të hyjnë
këto objekte:
·
Stalla për mbajtjen e
tyre,
·
Vendi për pjellje,
·
Hapësira për mjelje
·
Hapsira e vendosjesë së
ushqimit (sanës dhe koncentratit),
·
Sillosi (depoja) e
silazhit.
·
Plehërishtja (depoja e
plehut) etj.
Përgjithësisht
në stalla duhet të ketë sa më tepër ndriqim, ku për 20 metra katrorë duhet të
kemi 1 metër katrorë hapsirë dritare për ndriqim. Ndërsa për sa i përket
temperaturës ajo duhet të jetë: rreth 12 °C. Lagështia relative e ajrit rreth
65 %. Me rëndësi të veçantë është sigurimi i hapësirës së nevojshme dhe për
vend-qëndrim për dele dhe dhive në stallë. Kjo hapsirë në varësi prej
kategorive është:
·
Për dele dhe dhi – 1.2 –
1.5 m2
·
Për dele më qengja dhe
dhi më keca 2 – 2.2 m2
·
Për desh dhe cjep 1.5 – 2
m2
·
Për qengja dhe keca – 0.4
– 0.5 m2
·
Për rrunëza dhe ftuja
-0.7 – 0.9 m2
Dyshemeja
duhet të jetë e rrafsht, e ngroht (sikurse edhe në gjedhe). Gjithashtu është e
rëndësishme edhe për portat e daljesë dhe hyrjës komode (në varësi nga madhësia
e fermës, kapacitetet e saja dhe nga drejtimi i prodhimit). Grazhdet për marrje
të ushqimit janë elemente me rëndësi në stallë. Grazhdet mund të jenë lëvizës
apo statik, por megjithatë e rëndësishme është që të sigurohet hapsirë e
mjaftueshme e grazhdit. Hapsira e grazhdit për marrje të ushqimit n’varësi nga
kategoria e tyre është në këto përmasa:
·
Në gjatësi: për deshë dhe
cjapë rreth 45-50 cm, për dele dhe dhi 35 – 40 cm, për rrunëza dhe ftuja rreth
30 cm, ndërsa për qengja dhe keca rreth 20 cm.
·
Në gjerësi grazhdi duhet
të jetë i njëjtë për të gjitha kategorit, rreth 45-50 cm
·
Thellësia e grazhdit duhet
të jetë 20-30 cm,
·
Ndërsa lartësia e tij,
nga dyshemeja duhet të jetë rreth 40 cm.
Gjithashtu
edhe sigurimi ujit të nevojshëm për pije është i rëndësishëm (rreth 10-15 litra
për kategorit e rritura, ndërsa për qengja dhe keca 5-6 litra).
Fig.28.Bagëtit e imta
4.Objektet për kuaj
Me
strehimin e kuajve në stalla, ata mbrohen nga ndikimi direkt i kushteve të pa
përshtatshme klimatike dhe ambientale. Stallat e kuajve duhet të ofrojn kushte
të përshtatshme mikro-klimatike:
·
Temperaturat optimale 6 -
15°C,
·
Lagështia relative e
ajrit rreth 65 %.
·
Ndriqimi optimal etj.
Për
arsye të ngjajshme si edhe në kategorit e tjera edhe për kuja është e
rëndësishme përcaktimi i lokacionit. Kur flasim për lokacionin e rëndësishme
është drejtimi i erërave të cilat fryejn. Vendë-pozita e kuajve duhet të jetë
më e ngritur në krahasim me pjesën tjetër, por para se gjithashë është e
rëndësishme të ketë hapsirë të mjaftueshme. Përgjithësisht mbajtja mund të jetë
e lirë dhe e lidhur. Parametrat e hapsirës në sistemin e lidhur; për kategorit
e kuajve me peshë mesatare 400-600 kg duhet të jetë:
·
Shtrati duhet të ketë
gjatësia 2.8 – 3.8 m dhe gjerësia 1.5 – 1.8 m
·
Gjerësia e korridorit
rreth 2-3 metra
·
Lartësia e stallës rreth
2.8 -3.5 metra
·
Gjerësia e grazhdit rreth
50 cm.
·
Poashtu dyert dhe
dritaret duhet të sigurojn ajrosje optimal.
Ventilimi
është element i rëndësishëm që mund bëhet përmes vrimave të hapura në mure,
menjëherë nën kulm etj. Për sa i përket dyshemesë, ajo duhet të jetë e rrafsht,
solide, e ngrohët. Dyshemeja në pikëpamje gjeologjike preferohet të jetë nga
argjila.
Fig.29.Kuajt në fermë
5.Objektet për shpendë
Aktiviteti
i kultivimit të shpendëve është fushë me interesë dhe me rritje të madhe në
dekatat e fundit, në të gjithë botën. Krahas rritjesë në pikëpamje kuantitative
të kultivimit të shpendëve, është investuar shumë edhe në përmirësimin e
kushteve të mbajtjesë. Investimet në përmirësimin e kushteve të mbajtjes kanë
ndodhur si rezultat i provojave të gjata dhe njohurive të fituara. Shpendët
janë kategori teje të ndjeshme, andaj edhe rëndësia në kujdesin ndaj tyre është
një përgjegjësi e madhe. Përgjithësisht kushtet të cilat duhet të plotësohen në
stalla të shpendëve janë:
·
Temperatura optimal,
·
Ndriçimi optimal,
·
Ventilimi dhe ajrosja.
·
Sigurimi i kushteve higjenike,
·
Sigurimi i mjaftushëm i
ujit dhe ushqimit etj.
Si
rrjedhoj e neglizhencës dhe mos-plotësimit të kushteve të lartë-cekura në
sektorin e kultivimit të kategorive të shpendëve dëmet ekonomike mund të jenë
të pa parashikushme. Kështu p.sh. si rrjedhoj e të ftohtit, në ferma mund të
ndodhë fenomeni i grumbullimit për vetë-ngrohje me ç’rast mund të ndodhë
ngulfatja dhe ngordhja e dhjetra apo qindra prej tyre. Kur jemi tek
temperature, temperature optimal; në zogjë të porsalindur është rreth 30°C, e cila
me kalimin e ditëve, duhet të bie, për pula vojse temperature optimal do të
ishte rreth 16°C, (me variacion 10-22°C).
Për sa
i përket lagështisë relative të ajrit, parametër edhe ky shumë i rëndësishëm
ajo duhet të jetë: 65-75%.
Ventilimi
po ashtu është njëri nga faktorët kryesor për prodhimtarin shpendare. Sstemi i
ventilimit n’varsi nga kategoria, drejtimi i prodhimit dhe kapaciteti duhet të
jetë deri në 3-5 m3 ajër i freskët/orë për 1 kg të masës së gjallë.
Ndriqimi,
është poashtu një parametër i rëndësishëm. Regjimi i ndriqimit n’varet nga
kategoria dhe mosha. Përgjithësisht ndriqimi në pula deri në moshën 18 javëshe
duhet të jetë tetë orë, pastaj regjimi i ndriqimit, për shkak të voitjes
(bërjes së vezëve), rritet gradualisht nga 20-30 minuta çdo ditë (në mënyrë
artificial). Regjimi maksimal i ndriqimit është 15-16 orë (në varësi nga
hibridet). Këto janë disa parametra të përgjithshëm, të cilët n’varen shumë:
nga kategoria, sistemi i mbajtjesë etj.
Fig.30.Shpendaria Intenzive
VII. Mosha në kafshë shtëpiake dhe përcaktimi i
saj
Mosha e
kafshëve shtëpiake është faktor i rëndësishëm dhe si e tillë, për të ka
konsiderata të mëdha. Përcaktimit të moshës së kafshës në blegëtori i kushtohet
rëndësi e madhe dhe atë për arsye të shumta. Arsyet kryesore të përcaktimit të
moshës janë:
·
Identiteti dhe statusi
biologjik. Mosha lidhet me zhvillimin dhe rritjen trupore e cila përcakton
identitetin biologjik: viça, mëzet, mështjerra, lopë, qengja, dele, deshë,
edha, cjap, dhi etj. Identiteti biologjik në mardhënje me të gjitha faktorët e
tjerë jetësor (gjenetik dhe ambiental) përcakton statusin biologjik: kafshë
femërore ose mashkullore; lopë gravide, apo jo-gravide; fertile, infertile apo
sterile etj.
·
Ekonomike dhe blegëtorale
(përcaktimi i vlerës prodhuese dhe riprodhuese të kafshës bazuar në moshën e
saj), kjo ndërlidhet me identitetin dhe statusin biologjik.
Përcaktimi
i moshës tek kafshët shtëpiake mund të bëhet në shumë mënyra të cilat janë:
·
Përcaktimi i moshës në
bazë të ndryshimeve morfologjike trupore (rritja trupore, ndryshimet në lëkur,
në gjinje, në këmbë, në thundra etj).
·
Përcaktimi i moshës
bazuar në unazat në brirë (zakonisht në gjedhe),
·
Përcaktimi i moshës mbi
bazën e dhëmbëve ( duke bërë vlerësimin e ndrrimit dhe konsumimit të tyre).
Fig.31.Unazat
e formuara të brirëve
Kur
kemi fjalën në ndrrimin e dhëmbëve, jemi duke e patur parasyshë, ndrrimin e
dhëmbëve prerës të qumështit me dhëmbët e përhershëm prerës. Ndrrimi i dhëmbëve
të qumështit me dhëmbë të përhershëm ndodhë në moshën e maturuar (e pjekurisë),
ku vlera ekonomike e kafshëve është më e larta. Kur flasim për konsumim të
dhëmbëve, kemi fjalën me deformimin dhe zvoglimin vëllimor të tyre, si rrjedhoj
e aktivitetit ushqyesë dhe përtypës. Dhëmbët e qumështit për dallim nga dhëmbët
e përhershëm janë: më të vegjël, me ngjyrë të bardhë, dhe janë më të fortë.
Dhëmbët e përhershëm janë: me ngjyrë të bardhë në të verdhë, më të mdhenjë (me
të gjerë dhe më të gjatë) dhe më të dobët.
Fig.32.Dhëmbët:
Dhëmbët e qumështit-1 dhe dhëmbët e përhershëm-2
2.Përcaktimi i moshës së gjedheve
Fig.33.Gjedhet
e moshave të ndryshme
Në
gjedhe përcaktimi i moshës bëhet sipas:
·
Ndryshimeve të
përgjithshme morfologjike në trupin e tyre,
·
Unazave në brirë dhe
·
Sipas vlerësimit të
ndrrimit dhe konsumimit të dhëmbëve.
Mënyra
më e saktë dhe më e drejtë e përcaktimit të moshës është: në bazë të vlersimit
të ndrrimit dhe konsumimit të dhëmbëve. Gjedhet i kanë: gjithësej: tridhjet e
dy (32) dhëmbë, prej tyre tetë dhëmbë prerës në nofullën e poshtme, kurse në
nofullën e epërme është pllaka dentare.
2.1.Përcaktimi i moshës bazuar në dhëmbë
Përcaktimi
i moshës bëhet në bazë të dhëmbëve prerës Dhëmbët prerës janë:
·
Dy dhëmbët e përparëm
(çifti i parë),
·
Dy të parët
brendshëm(çifti i dytë),
·
Dy anësorët e parë (çifti
i tretë) dhe
·
Dy skajorët e fundit
(çifti i katërt).
Mosha
në gjedhe ashtu si edhe në kafshët e tjera shtëpiake është e ndarë në katër
periudha kohore kohore:
·
Periudha nga lindja deri
në katër muaj apo periudha e të porsalindurve,
·
Periudha nga katër -
tetëmbdhjet (18) muaj;
·
Periudha 18 muaj (1.5
vjetë) deri në 5 vite apo periudha e maturimit (në këtë periudhë arrihet
pjekuria e plotë fizike, trupore, krahas asaj seksuale, arrihet rritja e plotë
dhe pastaj fillon mplakja graduale),
·
Periudha nga katër (4) ,
apo periudha e mplakjesë (gjatë kësaj periudhe procesi i plakjesë
përshpejtohet).
2.2.Vlerësimi moshës bazuar në dhëmbë
Periudha
e parë: nga lindja deri në moshën katër muajshe gjykohet sipas:
·
Ndryshimeve në dhëmbët
prerës dhe në mishin e dhëmbëve,
·
Mbyllja e plagës së
kërthizës,
·
Fillimi i daljesë së
brirëve në kokë,
Periudha
e dytë, nga mosha katër muaj e deri në moshën 1.5 vjeçare vlerësohet bazuar:
·
Në konsumimin e dhëmbëve
të qumështit dhe
·
Në bazë të rritjesë së
brirë.
Periudha
nga 1.5 deri në 5 vjeçare përcaktohet
·
Duke e bërë vlerësimin e
ndrrimit të dhëmbëve të qumështit me dhëmbët e përhershëm. Ndrrimi i dhëmbëve
prerës (të qumështit me dhëmbë të përhershëm) bëhet sipas kësaj skeme:
1. Në
moshën 1.5-2 vjeçare ndrrohet çifti i
parë i dhëmbëve,
2. Në
moshën tre vjeçare ndrrohet çifti i
dytë,
3. Në
moshën katër vjeçare ndrrohet çifti i
tretë,
4. Deri
moshën në pesë vjeçare ndrrohet i çiftit të katërt (dhëmbët prerës skijor).
Fig.34.Ndrrimi
i çiftit të parë të dhëmbëve
Periudha
e katërt: është periudha nga mosha pesë vjeçare deri në fundë.
·
Kjo periudhë konsiston në
vlerësimin e moshës bazuar në konsumimin progresivë të dhëmbëve të përhershëm.
Nga mosha 10 vjeçare dhëmbët fillojn edhe që të bien.
3.Përcaktimi i moshës tek
kali
Fig.35.Kali
dhe Mëzi
Edhe
tek kali përcaktimi i moshës bëhet sipas të njëjtës logjikë, e bazuar në
ndrrimin dhe konsumimin e dhëmbëve. Për ndryshe periudhat e moshës së kuajve
janë:
·
Periudha e parë: deri në
moshën 8 muajshe (periudha e daljesë dhe e kompletimit të dhëmbëve të
qumështit).
·
Periudha e dytë deri në
moshën 1.5-2 vjeçare,
·
Periudha e tretë
(periudha e maturisë së plotë) deri në moshën 6 vjeçare,
·
Periudha e katërt
(mplakja): nga mosha 5-6 vjeçare
fillon konsumimi i dhëmbëve; kurse plakja e thellë e karakterizuar me rënjen e
dhëmbëve: fillon nga mosha 10-12 vjeçare.
Dalja e
dhëmbëve të qumështit përfundon brenda një periudhe moshe nga 1-8 muaj. Pas
kësaj periudhe fillon konsumimi dhe ndrrimi i tyre. Përcaktimi i moshës bëhet
duke e vërejtur ndrrimin e dhëmbëve të qumështit me dhëmbë të përhershëm dhe
pastaj duke e bërë vlerësimin e konsumimit të tyre.
Skema e
ndrrimit të dhëmbëve të qumështit në kuaj është:
·
çifti i parë ndrrohet në
moshën 1.5-2 vjeçare,
·
çifti i dytë ndrrohet në
moshën 2.7-3.7 vjeçare,
·
çifti i tretë ndrrohet në
moshën 3.7-4.7 vjeçare,
·
çifti i katërt ndrrohet
në moshën 5-6 vjeçare.
Rreth
moshës pesë vjeçare përfundon rënja çiftit të fundit të dhëmbëve të qumështit dhe
dalja e çiftit
të fundit të dhëmbëve të përhershëm arrihet deri në moshën 5.5 vjeçare. Diku në
moshën gjashtë vjeçare
përfundon rritja e dhëmbëve të përhershëm dhe pastaj fillon një etapë tjetër,
ai i konsumimit të tyre. Nga mosha 10-12 vjeçare fillon edhe rënja e dhëmbëve të
përhershëm.
4.Përcaktimi i moshës tek
delet dhe dhitë
Fig.36.Dele
dhe dhi
Dhenët
dhe dhitë kanë 32 dhëmbë, prej tyre 8 prerës nga të cilët bëhet përcaktimi i
moshës (ashtu sikurse në gjedhe dhe kuaj). Edhe në bagëti të imta mosha është e
ndarë në katër periudha:
·
Periudha e parë (deri në
moshën gjashtë javore),
·
Periudha e dytë deri në
moshën 1.5-1.6 vjeçare,
·
Periudha e tretë deri në
moshën 4-4.5 vjeçare
(ndrrimi i dhëmbëve të qumështit),
·
Periudha e katërt mbi
moshën 4.5 vjeçare.
Dalja e
dhëmbëve në bagëti të imëta bëhet nga mosha dy deri në gjashtë javore, kjo
është periudha e parë e moshës. Periudha e dytë vijon deri në moshën 1.4-1.6
vjeçare e
cila përfundon me ndrrimin e çiftit të parë të dhëmbëve prerës.
Ndrrimi
dhëmbëve në dhenë dhe dhi bëhet si vijon:
·
çifti i parë ndrrohet në
moshën 1.4-1.6 vjeçare
·
çifti i dytë ndrrohet në
moshën 2.0-2.5 vjeçare,
·
çifti i tretë ndrrohet në
moshën 2.8-3.3 vjeçare,
·
çifti i katërt ndrrohet në
moshën 4.0-4.5 vjeçare
Pas
moshës 4.5 vjeçare,
fillon konsumimi i dhëmbëve të përhershëm ku mbi bazën e saj përcaktohet mosha.
5.Mosha optimale e tufës
së kafshëve në fermë
Përgjithësisht
tek të gjitha kategorit e kafshëve shtëpiake (gjedhe, dele, dhi etj.), mosha
mesatare e kafshëve në tufë duhet të jetë nga 2-5 vjeçare. Respektivisht
rekomandohet që kur përfundon ndrrimi i plotë i dhëmbëve të përhershëm (në
moshën 5-6 vjeçare), kafshët të nxjerrën nga prodhimi. Shkarkimi (nxjerrja e) i
kafshëve nga tufa/prodhimi, duhet të bëhet me zëvendësimin e tyre nga
gjeneratat e reja, të cilat duhet të futen në prodhim/riprodhim. Ky procesë i ripërtritjesë
së tufës në fermë; njihet si: remont dhe ka rëndësi të
jashtë-zakonshme, i cili duhet të bëhet bazuar në vlerësimin dhe seleksionimin
e drejtë të krerëve/gjeneratave të reja.
VIII. Vlerësimi
i kafshëve shtëpiake
Është
proces i rëndësishëm në seleksionimin, i cili bëhet me qëllim të përzgjedhjesë
së krerëve më të mirë për futje dhe rifutje në prodhim dhe riprodhim. Meqenëse
ne kemi folur më herët për seleksionimin, tani vetëm duam t’i lidhëmi të dhënat
teorike me praktikën e mirë që duhet të bëhet. Kështu në kuadër të vlersimit të
kafshëve të rëndësishme janë:
· Pedigrea
( të dhënat në librin amë/protokol), do të flasim për këtë;
· Mosha e
kafshëve për të cilin kemi folurë;
· Konstitucioni/eksterieri
dhe kondicioni , për të cilin do të flasim në këtë kapitull.
2.Konstitucioni i Kafshëve Shtëpiake
Me
konstitucion nënkuptojm zhvillueshmërin trupore, madhësin e skeletit,
lidhëshmërin e muskulaturës dhe ligamenteve etj. Nga këto që i përmendëm
n’varët qëndrushmëria dhe fuqia fizike e kafshëve në ambient, rezistenca e tyre
ndaj kushteve natyrore. Rezistenca dallon nga imuniteti sepse: ai është i
lidhet me ndërtimin trupor dhe është jo-specifik, kurse imuniteti është i
fituar dhe specifik. Rezistenca lidhet p.sh; me trashësin e lëkurës; kurse
imuniteti lidhet me antitrupthat (proteina specifike mbrojtëse). Rezistenca
është mbrojtje jo-specifike (lëkura e mbronë kafshën: ndaj të ftohtit, ndaj
agjentëve fizik, kimik dhe mikrobiologjik etj). Imuniteti është dukuri
specifike mbrojtëse ndaj sëmundjeve/infeksioneve; dhe fitohet: me vaksinim dhe
me përballim të sëmundjeve/infeksioneve. Konstitucioni lidhet shumë me fuqin
fizike, rezistencan, por natyrisht edhe me imuinitetin (pasiqë rezistenca dhe
imuniteti ndërlidhen në mesë vete). Por sidoqoft konstitucioni lidhet edhe me
prodhimtarin (orientimin prodhuesë), kondicionin etj. Konstitucioni (në gjedhe)
mund të jetë:
· Konstitucion
i Vrazhdë: racat primitive, racat e pa fisnikruara, racat të cilat janë
shfrytzuar për punë;
· Konstitucioni
Mishatak: racat mishatake për majmëri;
· Konstitucioni
Delikat: racat e fisnikruara qumështore etj.
Përcaktimi
i konstitucionit bëhet lehët me shikim (vrojëtim) dhe me përshkrim trupor.
Përshkrimi i detajuar trupor, përban atë që quhet përshkrimi dhe vlerësimi i
eksterierit (pamjës).
Konstitucioni i Vrazhdë: koka e
madhe, brirët e mdhenjë, qafa e trashë, pjesa e përparme e trupit më e
zhvilluar, gjiri i pazhvilluara, i ckët dhe muskular.
Fig.37.Konstitucioni
i Vrazhdë: Racat Primitive e Istrës dhe e Podolit.
Fig.38.Konstitucioni mishatak: Raca
Hereford. Dhe Raca Sherole
.Konstitucioni Delikat: koka
më e vogël, qafa e ngushtë dhe me rrudha, pjesa e pasme më e zhvilluar. Gjiri i
zhvilluar, i gjerë, i thellë dhe alveolar.
Fig.39.Konstitucioni
Delikat: Raca Hollshtaj-Frizis.
Konstitucioni
përcaktohet me shikim dhe me përshkrimin trupor, i cili quhet
përshkrim/vlerësim i eksterierit.
3. Përshkrimi trupor i kafshëve shtëpiake
Pamja e
jashtëme e kafshës quhet eksterier, vlerësimi trupor i kafshës quhet vlerësim i
eksterierit. Vlerësimi trupor i kafshëve shtëpiake, përkatsisht i pjesëve të
tyre trupore bëhet zakonisht kur nuk kemi të dhëna të mjaftueshme (të pedigresë
dhe të vlerës prodhuese dhe riprodhuese të kafshës). Në kuadër të vlerësimit
trupor përfshihet:
·
Koka,
·
Qafa,
·
Xhidavi,
·
Shpina,
·
Beli
·
Ijet,
·
Gjoksi,
·
Barku,
·
Gjymtyrët,
·
Thundrat,
·
Gjiri.
Koka: bazuar në profilin të
saj, lehtë mund të përcaktohet tipi i kafshës (konstitucioni dhe raca) sipas
orientimit prodhuesë dhe shkallës së fisnikërisë. Shenjat përkatëse të tipit të
kafshës, përkatësia racore, ndërtimi i skeletit, fisnikrisë, tipit të konstitucionit,
pjekurisë, gjinisë dhe gjendjes shëndetësore, janë të lidhura edhe me formën
dhe madhësin e kokës.
Qafa, si pjesë përbërëse e
trupit, vlerësimi i saj ka rëndësi vecanrisht në gjedhëtari. Qafa mund të jetë
më gjerësi dhe gjatësi të ndryshme, n’varësi nga raca në racë, nga shkalla e
fisnikërisë dhe tipet e tyre sipas orientimit prodhuesë dhe sipas kohës së
pjekurisë. Kështu që tek gjedhet sipas vlerësimit kemi dy tipe (forma)
kafshësh. Tek racat e herëshme në pjekuri, të destinuara për majmëri (mish)
qafa është e shkurt dhe e trash. Tek racat qumështore qafa është e gjatë, më e
hollë dhe me rrudha karakteristike.
Xhidavia,është si vazhdim kaudal
(në drejtim të bishtit) i qafës, si relevë i ngritur i cili hynë në regjionin e
shpinës. Xhidavia është ajo pjesë, mbi shpatullat e këmbëve të para, e cila
merret si pika ku bëhet matja e lartësisë së kafshës. Xhidavia vlerësohet në
bazë të gjerësisë dhe lartësisë. Është e dëshirueshme të jetë e gjerë dhe e
rrumbullakët. Në rastë se xhidavia është e ngushtë dhe më muskulaturë të dobët,
atëherë ajo merret si karakteristik e padëshirushme e eksterierit (pamjës).
Shpina, është pjesë që vazhdon
menjëherë pas xhidavisë. Ajo duhet të jetë e gjerë dhe sa ma e drejtë. Shpina e
ulur apo e ngritur, merren si zhvillime, jo i rregullt (keqëformime) të
eksterierit. Tek racat mishatake (për majmëri) shpina duhet të jetë sa ma e
gjerë, ndërsa tek racat për qumësht ajo është e ngushtë dhe pa muskulatur të
zhvilluar.
Beli, është pjesa nga unaza e
fundit e shpinës deri në unazën e kryqzave Në racat mishatake është e
dëshirueshme të jetë sa ma e gjerë dhe sa ma e gjatë, me muskulatur të
zhvilluar (sepse aty gjendet mishi më cilësor).
Ijët, këtë pjesë e përbëjnë:
kryqëzat dhe kombliku, ato janë pjesa më kaudale e trupit dhe ato marrin pjesë
në formimin e rrënjës së bishtit. Ijët, sipas formës, mund të jenë: më shtrirje
të ndryshme, e që varet nga pozita, gjatësia dhe gjerësia e komblikut.
Fig.40.Forma
e Ijeve: figura e meseme shtrirja optimale me pjerrësi të leht (2-4 cm).
Gjoksi, përbëhet nga: unazat
torakale të boshtit kurrizor, ashti i gjoksësi në pjesën ventral (të poshtme)
dhe nga brinjët (eshtrat harkorë nga unazat e kurrizit deri tek ashti i
gjoksit). Kjo struktur skeletore është e veshur me muskulaturën e gjoksit.
Gjoksi është regjion i rëndësishëm, pasi struktura skeletore e lartë-cekur,
krijon kavitetin (hapsirën) e gjoksit (torakale), ku vendosën organet jetësore:
zemëra dhe mushkërit etj. Vecorit në të cilat vlerësohet gjoksi janë: Gjatësia,
gjerësia dhe thellësia e tij.
Barku, është pjesa e poshtme,
si vazhdim kaudal i gjoksit, në të cilën janë të vendosura organet e tretjes:
para-stomaqet, stomaku i vërtet dhe zorrët etj. Barku mund të jetë i ngushtë
dhe i lëshuar (tek racat primitive), i gjerë dhe jo i lëshuar dhe në vij të
drejtë (i dëshirushem).
Gjymtyrët në kafshë janë katër: dy
të përparme dhe dy të pasme. Ato duhet të jenë të fuqishme dhe me qëndrim të
drejtë në hapsirë. Gjymtyrët
e përparme, duhet të jenë në pozitë të rregullt, ku pesha e trupit mbështetet
në të dya këmbët. Pozitat e jo rregullta mund të jenë: në formë të shkronjës o
(të hapura), x (të kryqëzuara), të larguara njëra prej tjetrës. Gjymtyrët e pasme, duhet të jenë akoma më
të fuqishme se të parat, pasi që në to mbështetet pjesa më e madhe e peshës
trupore. Edhe tek këto këmbë kemi pozita jo të rregullta, në formë të shkronjës
O, X etj.
Fig.41.Poziat
e Këmbëve të pasme: pozicione jo të rregullta 1 dhe 2, pozicion i rregullt 3.
Thundrat, në to është e
mbështetur e gjithë pasha trupore, prandaj ato duhen të jenë mjaft të fuqishme.
Thundrat poashtu janë në kontakt me siperfaqen e tokës, me agjentë të ndryshëm
lënduesë traumatik (me releve të ashpra toksore), me burime infeksionesh
(bakterie dhe mikroorganizma të llojllojshëm), prandaj kujdesi ndaj thundrave
duhet të jetë me fokus parësor. Fortësia e tyre varet nga tipi dhe raca e
kafshës, konfiguracioni i terrenit, mënyra e mbajtjes etj. Përgjithësisht racat
primitive kanë thundra më të forta, derisa ato të fisnikruara (qumështore) kanë
problem me to, andaj nevojitet kontrolli dhe kujdesi i shtuar për to.
Fig.42.Vendosja
e thundrave: kënd i ulët, i mesëm normal dhe i drejtë/vertikal.
Lëkura dhe qimja,
poashtu vlerësohet në pikpamje elasticiteti, shkëlqimi etj. Përmes vlerësimit
të lëkures dhe qimës bëhet përcaktimi i të shëndetit dhe i ushqyeshmërisë, i
konstitucionit, por edhe përkatësisë racore dhe moshës etj. Kafsha e shëndosh
dhe të ushqyera mirë kanë: lëkurë elastike dhe mesatarisht të trashë. Pamja e
lëkurës dhe qimeve varet: si nga tipi dhe raca, ashtu edhe nga faktorët e
jashtëm mjedisorë (ushqimi, klima, stina, gjatësia e ditës etj) .
Gjiri është: pjesa kryesore e
kafshës (tek racat qumështore, gjiri është ajo që e bënë të arsyetushme
ekonomikisht mbajtjen e kafshëve). Nga të gjitha pjesët e lart-përmendura është
gjiri faktori kryesorë dhe më i rëndësishëm vlersuesë për rendimentin e
qumështit. Sipas strukturës ndërtimore dallojm gjirin: alveolar (me parenkim
shumë të zhvilluar) dhe muskular (me më pakë alveole, si njësi qumësht-formuse).
Natyrisht se gjiri është e dëshirushme të jetë i zhvilluar dhe alveolarë.
Format morfologjike të gjirit jenë: gjiri i cekët, i rrumbullakët dhe i
ngritur. Forma më e dëshiruar e gjirit është gjiri i rrumbullakët. Thimthat janë zgjatime të jashtëme
të gjirit. Në qendër të tyre është kanali i qumështit. Gjatësia e thimthave në
varsi nga lloji, raca etj, sillet 5-10 cm.
4.Vlerësimi i kondicionit trupor të kafshët
Në
vlerësimin e kafshëve shtëpiake moment i rëndësishem është vlerësimi i kondicionit
të tyre fizik. Me kondicion nënkuptojm gjendje fiziko-fiziologjike e cila i
bënë të qëndrushme dhe elastike organizmat e gjallë (në këtë rast kafshët)
karshi kushteve të ndryshme mjedisore. Në ciklin e prodhimit, fermerët e
kafshëve shtëpiake vecanrisht të atyre për prodhim e qumështit, duhet ta marrin
parasysh kondicionin dhe vlerësimin e tij. Kondicioni është faktor i lidhurë me
shëndetin, gjendjen e përgjithshme fizike dhe fiziologjike (konstitucionin dhe
mirëqenien) dhe me aktivitetin prodhuesë. Në këtë rast gjithësesi është i
rëndësishem vlerësimi i kondicioni, i cili vlerësim është subjektivë.
Përgjithësisht kondicioni është:
·
Shkalla e zhvillueshmëris
muskulare dhe
·
Shkalla e dhjamosjes
(adopozes) në muskulatur, nënë-lëkur dhe përgjithësisht në organizëm.
Sa më
pak të ketë përmbajtje dhjamore dhe sa më pak të jetë zhvillueshmëria e
muskulaturës, në kafshë aq më i dobët vlerësohet kondicioni. Ndryshe sa më e
zhvilluar muskulatura dhe sa më e dhjamosur kafsha, kondicioni vlerësohet më i
lartë (sipas klasifikimit në pesë shkallë). Megjithatë, kjo vlenë vetëm për
ripërytpsë (gjedhe, dhenë, dhi etj), por nëse flasim për grupe të tjera
kafshësh, nocioni i kondicionit ndryshon.
përgjithësi
kafshët me kondicion të dobët fizikisht janë më pak të qëndrueshme, lodhën
fizikisht më shpejt, nuk mund të vrapojn (kuajt, qenët), nuk mund të
shfrytzohen në punë për shkak të lodhjesë etj. Kondicioni i dobët reflekton
negativisht edhe në potencialin prodhuesë dhe riprodhuesë; kështu që: e
dëshirueshmë është, që kafshët të kenë një kondicion të mirë. Megjithatë edhe
kafshët shumë të majme dhe të dhjamosura janë: të ngathëta, lodhën shpejt, kanë
aftësi të ulëta riprodhuese etj. Kur flasim për kondicionin e përshtatshëm,
duhet ta theksojm se, kjo është e n’varur: nga orientimi i prodhimtarisë dhe
cikli prodhuesë dhe riprodhuesë. Kështu që në gjedhe dhe bagëti të imta;
kondicioni vlerësohet: normal, kur kafshët nuk janë të dhjamosura shumë.
Përgjithësisht kafshët e dhjamosura kanë një potencial më të ulët riprodhuesë (afshet
janë më të dobëta, mund të mungojn, mundësit e ngordhjeve embrionale dhe
komplikacioneve të barrës janë më evidente, poashtu edhe pjellja tek to është
më e vështirë). Kafshët shumë të muskularizuara, kanë kërkesa ushqyese të
larta, plotësimi i të cilave kërkon më tepër energji dhe protein; dhe që kjo
nënkupton se natyrshëm kërkesat janë: më të larta edhe për vitamina, minerale
dhe ujë etj. Kafshët e musukularizuara, për shkak të orientimit gjenetik (sepse
kjo është e lidhur me gjenet), nuk japin rendiment prodhimtarie (qumështi) të
kënaqëshme. Ato vlerat ushqyese që i marrin, i orientojn në rritje dhe zhvillim
(nënë efektin hormonal). Përgjithsisht racat e kafshëve me prodhimtari të lartë
qumështi janë: më të dobëta në muskulatur, kanë skelet më të hollë dhe kanë
gjinjë të zhvilluarë dhe alveolarë. Ky tip i kafshëve shfrytzohet për
prodhimtari qumështi dhe për këto raca ky zhvillueshmëri përfaqson kondicionin
optimal.
4.2.Vlerësimi i Kondicionit në Kafshë shtëpiake
Vlerësimi
i kondicionit bëhet me shikim dhe palpim. Palpimi bëhet në regjionin e gjoksit
(brinjeve), komblikut, prekjen e majeve transverzale të unazave të shpinës dhe
ijeve etj. Zakonisht në kafshë shtëpiake palpimi bëhet prapa brinjës së fundit
dhe para ashtit ijor. Ky vlerësim konsiston në prekjen dhe vlerësimin e
muskulaturës dhe depozitave dhjamore.
Fig.43.Palpimi
i proceseve transverzale
Fig.44.Palpimi
i proceseve spinale
Vlerësimi
në bagëti bëhet me shkallëzim; në pesë shkallë:
·
Kondicioni i dobët- I;
·
Kondicioni relativisht i
dobët- II;
·
Kondicioni mesatar - III
dhe
·
Kondicioni i majëm- IV;
·
Kondicioni adipose- V;
Kondicionit
dobët -I Proceset spinale- Spinous processes (majet e unazave) janë të të
dukshme dhe të mprehta. Muskulatura përgjithësisht dobët e zhvilluar. Kafshët
janë kashektike,vrehen brinjët dhe mund të numërohen nga distance .
Fig.45.kondicioni
i dobët-I
Kondicioni
realtivisht i dobët-II Proceset spinale (majet e unazave) janë të poashtu të
dukshme. Indet muskulare në pjesën e ijëve janë të zhvilluara, dhe të mbuluar
më një shtresë të hollë dhjamore (yndyre). Proceset transversal janë më të
lëmuara dhe deri diku të rrumbullakët. Me ndrydhje të lehtë me dorë, mund të
preken strukturat transverzale eshtrore (unazat).
Fig.46.kondicioni
relativisht i dobët - II
Kondicionit
mesatarë- III Proceset spinale (majet e unazave) janë të lëmuara, të
rrumbullakëta dhe ndarjet (proceset) transversale mund të ndihen vetëm më
shtypje individuale të tyre. Trekëndshi është i mbushur relativisht mirë me
indë muskulorë.
Fig.47.Kondicioni
mesatarë -III
Kondicionit
i majëm-IV Proceset spinale (majet e unazave) mund të vërehen vetëm më shtypje
të fortë të dorës. Ndërsa ndarjet transverzale nuk mund të ndihen fare.
Trekëndëshi është i mbuluar më masë të trashë të indit dhjamor.
Fig.48.Kondicioni
i majëm -IV
Kondicionit
adipozë-V Proceset spinale nuk mund të vrehen . Ka një masë të madhe dhjamore
që pengon palpimin e proceseve spinale dhe transverzale. Trekëndëshi është i
mbuluar më shtresa të trasha dhjami.
49.Kondicioni
adipozë (i dhjamosur) -V
5.Përfundim
Vlerësimi i Kafshëve shtëpiake është njëri ndër hapat parësor, në krijimin e tufës së krerëve të shëndetshëm, me potencial prodhuesë të lartë në fermë. Ndryshe nëse vlervsimit të kafshëve nuk i kushtohet rëndësi , atëher edhe seleksionimi nuk do të bëhet siq duhet dhe kështu në mënyrë zingjirore, kjo do të reflektoj në tufë si në pikëpamje shëndetsore dhe mirëqenie ashtu edhe në pikëpamje të prodhimit dhe riprodhimit. Prandaj duke i patur parasyshë këto, i lusim fermerët t’iu kushtojn vëmendje vlervsimit, pedigresë (librave amë) dhe seleksionimit
IX. Menagjimi në fermë
Në mënyrë që menagjimi i fermës të jetë i mirë, është e
domosdoshme të kemi:
·
Regjistrimi dhe menagjimi
i mirë i të dhënave,
·
Shfrytëzimi adekuat i
dhënave në aktivitetin blegëtoral
·
Konsultim me personalin
(ekipën dhe ekspertët) e përgatitur dhe të përkushtuar.
2.Regjistrimi dhe
monitorimi në fermë
Për ta bërë monitorimin, duhet të kemi një sistem të dhënash, të
sakta dhe profesionale në mënyrën e marrjesë por dhe të ruajtjesë. Të dhënat
përveq se duhet të jenë të sakta, ato duhet të jenë të ruajtura dhe lehët të
verifikushme. Sot për qëllime të tilla, është arritur përparim i lartë
teknologjikë, ku kemi kompjuter dhe programe softverike të përshtatshme për
qëllime të tilla. Të dhënat ku kafsha regjistrohet dhe pastaj me to fillon
historiku i saj: në pikëpamje prodhuese, riprodhuese dhe shëndetsore përbën atë
që quhet: “Libëri amë”, “Protokoli i Kafshëve” etj.
·
Në libërin amë, kafsha
regjistrohet me një numër serik.
·
Ky numër serik është
pjesë e shënjimit, identifikimit të kafshës.
Për krijimin e të dhënave, me të cilat pastaj menagjohet ferma
shfrytzohen programet softverike .
2.2.Shënjimi
(matrikulimi) i kafshëve shtëpiake
Shënjimi i kafshëve shtëpiake ka të bëj më identifikimin
respektivisht vënien e numërit identifikues në pjesë të caktuara të trupit të
saj, për ta bërë të mundur më lehtë identifikimin dhe regjistrimin në libërin
amë të evidencës. Kjo na mundëson vëzhgimin më të mirë të rritjes dhe
zhvillimit, si dhe të vlerësimit prodhimtarisë të secilit kre në tufë në mënyrë
të vaçant. Shënjimi bëhet: në ditët e para, pas pjelljes së të rinjve (viçi,
qengji, edhi etj.). Me rastin e shënjimit është e rëndësishme që ajo të bëhet
në mënyrë të përshtatshme, e cila nënkupton:
·
Të mos i shkaktojn
pengesa kafshës në lëvizje dhe të ushqyerit,
·
Të mos e cënojn aspak
pamjen e bukur të kafshës,
·
Të mund të lexohen e
lehët,
·
Të jenë të lira.
Shënjimi mund të bëhet në mënyra të ndryshme, por në praktik më
së shumti përdoren këto mënyra:
·
Shënjimi më prerje apo me
lata,
·
Shënjimi më tatuazh,
·
Shënjimi më djegien në
lëkurë dhe
·
Shënjimi më shenja të
metalit apo të plastikes
Metoda e cila përdoret më së shumti sot në botë, por dhe tek ne;
është: metoda e matrikulimit më shenja të plastikës. Metoda e shënjimit të
tillë është e lirë dhe e përshtatshme. Me ketë metodë mund të shënohen
pothuajse të gjitha llojet e kafshëve shtëpiake dhe kjo bëhet ashtu që një
numër serik, në një shenjë plastike shënon kafshën, mandej me atë numër serik,
regjistrohet kafsha në libërin amë. Zakonisht një shënjim i tillë bëhet:
·
Në lapërën veshit (në
gjedhe, delet, dhi etj.) dhe
·
Në krahë (në zogjë).
E metë e kësaj metode është së këto shenja megjithatë mund edhe
të bien, një problem i tillë është vrejtur tek derrat.
3.Mbajtja e evidencës në
fermë
Pronari i fermës, mirë do të ishte të fokusohet më shumë në këtë
hallkë, e cila e orienton drejt suksesit, duke i dhënë pasqyrë të gjendjesë
siq: është dhe siq ka qenë. Fermeri bazuar në të dhëna konkrete (faktike,
numerike dhe statistikore) pastaj mund të bëj: planifikim dhe t’i përcakton
objektivat e sakt për të ardhmën. Evidenca në fermë përfshin:
·
Evidencën profesionale
(librat amë) dhe
·
Evidencën afariste dhe
financiare: (shpenzimet, shitja dhe hyrja dalja).
Ekzistojn programe softverike (kompjuterike), për çëllime të
tilla; p.sh:Exceli.
3.1.Evidentimi në Librat
amë:
Kafshët me numërin serik, të shënuara (matrikuluara),ashtu siç
treguam më lartë regjistrohen në librin amë. Pastaj në këtë libër shënohen të
dhënat e përgjithshme dhe shumë të rëndsishme. Shënohet: datëlindja, prejardhja
(p.sh: nënë me numër matrikuli “x” është ajo e cila e ka lindur kafshën me
numër matrikuli “y”). Libri amë mundëson lehët: përcjelljen e karrierës
riprodhuese dhe prodhuese të kafshës.
3.2.Evidenca fianaciare
dhe Afariste
Ferma është një ndërmarrje afariste, e ngjajshme me ndërmarrjet
e tjera në sektore të tjera ekonomike. Nisur nga kjo edhe për fermën janë të
domosdoshme librat e aktivitetit afaristë; të cilat janë:
·
Libri i Shpenzimeve,
·
Libri i Shitjesë,
·
Libri i hyrje -daljës.
Këto libra janë edhe obligim ligjorë, të cilat rrjedhin nga
politikat fiskale të shtetit, por sidoqoft, këto libra janë pasqyrë orientuese
për një biznesë të suksesëshëm. Pa dashur të zgjerohem, për një fermë të madhe
dhe profitabile, mirë do të ishte të angazhohej një kontabilist për aspektet
financiare. Por në fermat e vogla dhe të mesëme menagjimi dhe kontabiliteti
mund të bëhet nga vetë pronari (me ndimën e programeve kompjuterike).
Shkenca e “T'ushqyerit
të kafshëve shtëpiake” merret me hulumtimin e raportit në mes të ushqimit
si burim i lëndëve ushqyese për kafshë dhe gjendjes së tyre fiziologjike,
resektivisht përbërjes biokimike si dhe deficiencave të krijuara gjatë
aktivitetit të tyre jetësor.
Kjo shkencë merret me studimin e
përbërjes kimike të organizmit të bimëve dhe kafshëve,përcaktimin e karakterit
të lëndëve ushqyese dhe të kërkesave të kafshëve me këto lëndë, studion
fiziologjinë e tretjes, normimin e ushqimit dhe baras-peshimit të
kërkesave me lëndë ushqyese.
Ushqimin për kafshë e
përbejnë lëndët organike dhe inorganike me origjinë bimore dhe shtazore,si
dhe shtesat, të njohura si premikse (materiet minerale, vitaminat,
materiet sintetike dhe kombinimet e tyre) etj.
Të gjitha këto përdorën për të
ushqyerit e kafshëve nga të cilat me tretje lirohen dhe absorbohen lëndët
ushqyese të nevojshme për mirëmbajtje, riprodhim si dhe për prodhimin e
produkteve blegtorale siq janë: qumështi, vezët, mishi, leshi etj.
Lëndët ushqyese janë
përbërës të ushqimit të cilat shërbejnë për sigurimin e kërkesave fiziologjike
apo metabolike në kafshë.
Në kuader
të lëndëve ushqyese futën: proteinat, yndyrat, karbohidratet,
minerale, vitaminat dhe uji.
Lëndë ushqyese ndahen në dy
grupe: lënd ushqyese të tretshme dhe të patretshme.
Lëndët ushqyese të
tretshme janë ato lëndë që tretën dhe thithen dhe pastaj mund
të shndërrohen prej lëndëve të ushqimit në lëndë përbërëse të organizmit
të kafshëve (e që kjo n'varet nga faktorët e brendshëm gjenetik dhe që
rregullohet nga hormonet).
Ushqimi i marrë, gjatë 24
orëve, për plotësimin e kërkesave ditore fiziologjike quhet:
Racion.
Racioni i balancuar ditor
paraqet racionin në të cilin lëndët ushqyese gjenden në raport të drejt me
kërkesat fiziologjike të kafshëve dhe në sasi të mjaftushme për
plotësimin e të gjitha kërkesave në kafshë shtëpiake.
2.Përbërja kimike e organizmit të Kafshëve dhe bimëve
Të ushqyerit e kafshëve
përbën në vete procese mjaftë të ndërlikuara fiziologjike dhe biokimike.
Procesi i të ushqyerit
përfshin: marrjen e ushqimit, përtypjen, njomjen me pshtymë, tretjen
mikrobiologjike apo ruminale (në ripërtypsë), tretjen kimike
në stomak dhe në zorrë, dhe pastaj thithjen e ushqimit.
Gjatë këtyre proceseve bëhet
transformimi i lëndëve ushqyese në përbërës të organizmit të kafshëve. Për këtë
shkak rëndësi të veçanta ka njohja e përbërjes kimike të organizmi të kafshëve
dhe përbërja kimike e bimëve.
Organizmi bimor është burimi
kryesor i lëndëve ushqyese për organizmin shtazorë dhe për ushqimin e
kafshëve shtëpiake.
Në këtë mënyrë me anë të
ushqimit bimor sigurohen pothuajse të gjitha lëndët
ushqyese të nevojshme për ndërtimin e organizmit të kafshëve dhe për
funksionalizimin biologjik (fiziologjik dhe biokimik) të tyre.
Siq dihet nga biologjia:
procesi i fotosintezës paraqet procesin kryesor esencial për sintetizimin
e lëndëve organike e të cilat përdorën edhe si burimi kryesor
i lëndëve ushqyese për organizmat shtazorë bimë-ngrënës dhe burim i energjisë
për jetën në tokë.
Megjithat bimët janë edhe
burim i rëndësishem i mineraleve, ujit etj.
Megjithat kërkesat kryesore për
ujë organizmat shtazorë i plotësojn përmes pirjes, poashtu një
pjesë të rëndësishme të kërkesave për minerale sigurohen përmes
ujit.
3.Përbërja kimike e bimëve dhe
ushqimit bimor
Përbërja kimike e organizmit
bimor dhe e ushqimit me origjinë bimore, n'varet
nga disa faktor: lloji i bimës, fenofaza e zhvillimit, pjesa e bimës, kushtet e
zhvillimit të sajë kushtet klimatike, tokësore.
Nga teknologjia e aplikuar gjatë
kultivimit të bimës dhe përpunimit të sa pastaj, n'varet shumë edhe
kuaiteti dhe përqindja e proteinave, mineraleve dhe vitaminave që i disponon
pastaj ushqimi me origjinë bimore.
3.2.Përbërsit kryesor në bimë
dhe në ushqimin bimorë
Uji - është përbërësi
kryesor i organizmit bimor dhe natyrisht edhe i ushqimit me origjin bimore. Tek
disa bimë uji mundë gjendet në sasi deri në 90 % e masës
së përgjithshme të tyre ( kungulli, pangjari, gjethet e panxha-sheqerit
etj).
Megjithat në shumicën e bimëve
të gjelbrta sasia e ujit sillet 60-80%( jonxha e gjelbër, tërfili, bari i
gjelbër, kolza, lakra foragjere) etj.
Bimët e thata voluminoze
varësisht nga teknologjia përgatitjes përbëjnë 10-20 % ujë (sana, kashta,
talla, rriskat e terura të panxha-sheqerit etj.).
Sasia e ujit në bimë
n'varet nga fenofaza e zhvillimi të bimës, me rritjen e moshës së bimës
zvogëlohet sasia e ujit, në përbërjen e saj.
Ushqimet e koncentruar varësisht
nga mënyra përgatitjes së tyre përbëjnë 10-25 % ujë.
Uji është përbërsë i
rëndësishëm si në organizma bimorë ashtu edhe në ata shtazorë, andaj përqindja
e lartë e ujit në bimë është faktorë shumë i rëndësishëm.
Karbohidratet - Përbërësi i
dytë më i rëndësishëm i organizmit bimorë, pas ujit janë
karbohidratet.
Varësisht nga lloji i bimës
përqindja e karbohidrateve në bimë sillet prej 30 -65 0%. Karbohidratet
në organizmin bimor gjinden në dy forma;
·
Në
formë të celulozës e cila gjendet në pjesën e fortë të bimës (ushqimet
voluminoze sanë kashtë) etj,
·
Në
formë të amidonit ose lëndëve ekstrahuese jo azotike (MEjoN) në ushqimet e
koncentruar ose në drithëra kokërr (misër, grurë, elb,tërshëra etj.).
Një pjesë e karbohidrateve në
bimë gjendët në formë të sheqerit të rëndomt apo saharozes (panxhar i
sheqerit dhe pangjari foragjer).
Proteinat - në bimë
gjenden kryesisht në pjesën aktive të bimës, respektivisht në gjethe
dhe në embrionin e bimës.
Përbërja e proteinave n'varët
nga dy faktor; lloji i bimës dhe fenofaza e zhvillimit të bimës. Në fazën
fillestare të lulëzimit jonxha përmban deri 21% proteina ndërsa në fazën e
fundit të lulëzimit niveli i proteinave bie në 12%.
Përqindje më të madhe të
proteinave e përmbajnë bimët vajore (lule dielli, kolza, soja etj.)
Yndyrat apo Lipidet - në
organizmin bimor gjendët në nivel më të ulët se në organizmin shtazor,kjo
gjendet në pjesën aktive të bimës në farë dhe gjethe. Në bimët vajore, të cilat
kanë sasi më të lartë yndyre, në to sasia e yndyrës sillet prej
16-40% dhe në këto bimë energjia sigurohet nga yndyra.
Vitaminat - Bimët përmbajnë
gjithashtu edhe vitamina. Ato më së shumti janë të pasura me provitamin
A apo me beta karotinë.
Përndryshe në bimë gendet edhe
vitamina C, acidet yndyrore esenciae (Vitamina F), E etj.
Lëndët minerale - Në
krahasim me organizmat shtazor organizmat bimor përmbajnë sasia më të vogla të
mineraleve,dhe ato kryesisht janë të vendosura në pjesën aktive të bimës,
posaçërisht në gjethe.
3.3.Përbërja kimike e organizmit
të kafshëve
Përbërja e organizmit të
kafshëve varet nga:lloji i kafshës,kategoria, drejtimi i prodhimtarisë dhe nga
mënyra e të ushqyerit.
Uji - Sasia e ujit në
organizmin e kafshëve n'varët nga lloji kategoria dhe mënyra e të ushqyerit,
sasia e ujit në organizmin e kafshëve sillet prej 45-75%.
Embrioni i viçit menjëherë pas
formimit përmban mbi 95% ujë,viçi i porsalindur përmban diku 75% ujë, ndërsa te
viçat në moshë 5-6 muaj sasia e ujit zvogëlohet në 67-70%,kurse te gjedhi i
rritur sasia e ujit tregon variacione prej 45-60%. Zvogëlimi i sasisë së ujit
në organizmin e kafshëve vjen me rritjen e moshës për arsye të rritjes së
yndyrës në organizmin shtazorë. Ekziston korrelacion negativ në mesë të sasisë
së ujit dhe të yndyrës në organizmin e kafshëvem që d.m.th se sa më tepër të
ketë yndyrë organizmi aq më pak ka ujë.
Proteinat -janë përbërës
mjaft stabil në organizmin e kafshëve ,sasia e proteinave më shumë n'varet nga
lloji i kafshëve se sa nga elementet tjera.
Përndryshe proteniat janë përbërsit
kryesor struktural, dhe funksional në organizëm. Materiali gjenetik apo
ADN-ja është e organizuar në formën e proteinave të përbëra të quajtura:
nukleo-proteide, poashtu edhe të gjitha enzimet dhe hormonet kanë natyrë
proteinike. pastaj proteinat e tjera siq janë: mioglobina në muskuj,
hemoglobina në gjakë, kolagjeni dhe elastina në tendine dhe ligamente, e
kështu me radhë janë përbërsit kyq që përcaktojn strukturen e indeve që i
përmbajn dhe që përcaktojn fiziologjin e organeve dhe indeve në organizëm.
Karbohidratet - në
organizmin e kafshëve gjenden në sasia të vogla (deri 0,8%) dhe kryesisht
gjenden në formë të glikogjenit dhe glukozës, dhe luajnë rol të rëndësishëm në
këmbimin dhe ruajtjen e energjisë në organizmin e kafshëve.
Vitaminat: edhe në kafshë
vitaminat, ndonëse në sasira të vogla, janë përbërsë esencial biologjikë. Ato
janë zakonisht pjesë pëbërse të enzimeve, në kuadër të pjesë së quajtur
koenzime. Një koenzimë s'bashku me një apoenzimi e përbëjn molekulën
e enzimës (molekul kjo me bazë proteinike).
Përndryshe enzimet janë bartës
të rrugëve metabolike dhe biokimike në qelizë.
Në organizmat shtazorë,
vitaminat janë faktorë me rëndësi biologjik. Lidhur me rolin biologjik të
tyre, sigurimin e tyre me ushqim do të flasim në mënyrë të veqant.
Yndyra - sasia e yndyrës në
organizmin e kafshëve është shumë më e lartë se në organizmin bimorë. Yndyra
rritët me rritjene moshës së kafshëve dhe kjo n'varët nga llojii
kafshës,kategoria dhe mënyra e të ushqyerit.
Kryesisht yndyra gjendet e deponuar
në disa pjesë të organizmit dhe shërben si lëndë rezervë energjetike.
Lëndët minerale - në
organizmin e kafshëve janë mjaft stabile, dhe kryesisht gjenden në sistemin
skeletor. Roli i tyre është i rëndësishëm posaçërisht në kryerjene funksioneve metabolike.
Lëndët minerale luajnë rol edhe në procesin e oksido-reduktimit ( hekuri - Fe),
rreguimit të presionit osmotik (natriumi - Na, kaiumi- K), në përqushmërin e
impuseve nervore, kuaguimin e gjakut, tonusin muskuar (Kalciumi - Ca, Magnezi -
Mg, Mangani - Mn, Bakri - Cu) etj.
3.4.Dallimet në mes të organizmit të kafshëve dhe bimëve
Dy dallimet kryesore në
pikpamje biokimike në mesë bimëve she kafshëje janë:
·
Lëndë
strukturale në organizmin e kafshëve janë proteinat ndërsa në organizmin e
bimëve lëndë strukturale është celuloza.
·
Lëndë
rezervë energjetike te kafshët është yndyra ndërsa te bimët janë
karbohidratet (MEjoN-i, amidoni, sheqeri).
Këto janë dy dallime esenciale,
përndryshe dallimet biologjike në mesë bimëve dhe shtazëve natyrtisht se
janë të mëdha, por që megjithat nuk është qëllimi ynë të futemi në
biologji, fiziologji, gjenetik e kështu më radhë.
Meqense qëllimi ynë është
vetëm të ofrojm një informacion të përgjithshëm hyrës, para se të sjellim
informacion lidhur me mënyren e të ushqyerit të kafshëve, mirëqenien e
tyre, kultivimin e tyre sipas kategorive dhe llojit, këtë artikull po e
përmbyllim këtu, në vijim, do të flasim për rolin e proteinave, karbohidrateve,
lipideve, mineraleve, vitaminave; si dhe kërkesave fiziologjike në kafshë për
to.
XI. Kërkesat për lëndë ushqyese
1.Kërkesat për mirëmbajtje të organizmit
Kërkesat e kafshë për lëndë ushqyese bazohen në kërkesat
për mirëmbajtje të organizmit dhe për prodhimtari.
Në lopë kërkesat bazohen në prodhimtari të qumështit dhe
për zhvillimin e viçit, ndërsate gjedhet e reja, të cilat nuk e kanë përfunduar
rritjen, kërkesat bazohen vetëm në rritje.
Është vështirë të ndahet kufiri në mes të kërkesave për
mirëmbajtje dhe për prodhimtari të caktuar, por kjo ndarje është praktike kur
kemi parasysh kërkesat për energji dhe proteina. Këtë ndarje të kërkesave është
vështirë ta studiojmë, sepse kërkesat për mirëmbajtje të organizmit të kafshëve
me prodhimtari të ndryshme nuk janë të njëjta; për shkak të dallimeve në
proceset metabolike si pasojë e nivelit të prodhimtarisë.
1.2.Kërkesat sipas lëndëve Ushqyese
A.Kërkesat për energji
Kërkesat energjetike për mirëmbajtje të organizmit në
kafshë më së shpeshti shprehen në formë të energjisë metabolike (EM),
njësive të amidonit (NjA) dhe njësive ushqyese (NjU). Megjithatë, më së
shpeshti këto kërkesa shprehen në njësi të amidonit.
Në kuaj kërkesat energjetike janë relativisht më të larta se në
llojet e tjera, e lidhur me temperamentin, fuqin dhe qëndrushmërin e tyre.
B.Kërkesat për proteina
Sigurimi i proteinave për mirëmbajtje të organizmit te kafshëve
është i kushtëzuar nga kërkesat që të balancohet qarkullimi i lëndëve ushqyese
tek kafshët.
Proteinat e marra duhet t’i sigurojnë,gjegjësisht plotësojnë të
gjitha humbjet e domosdoshme të azotit me feces, urinë etj.
Nëse kafshëve u jepen sasira më të madhe të proteinave,
kafshët ato i shfrytëzojnë si burim të energjisë, ndërsa përqindja
e azotit në urinë, në këtë rast rritet, pasi që ai largohet
me urinë.
Sinteza mikrobiologjike e proteinave në traktin digjestiv
mundëson plotësimin e kërkesave me këto materie edhe nga lëndët azotike
jo-proteinike, prandaj kjo lehtëson plotësimin e kërkesave të kafshëve me
proteina. Megjithat sa e rëndsishme është plotsimi i kërkesave me
proteina, akoma më e rëndsishme është plotsimi i kërkesave me aminoacide
esenciale (të cilat nuk sintetizohen dotë në organizëm) ndër të cilat numrohen:
lizina, triptofani, histidina, fenilalanina, Serina , vaina etj.
Ndërsa krahas aminoacideve esenciale, ekzistojn edhe një grup
tjetër i aminoacideve të njohura si gjysmë-esenciale (të cilat sintetizohen
pjesërisht nga organizmi) e të cilat janë: arginina, tirozina dhe cistina.
Aminoacidet tjera të cilat nuk futën në listat esenciale
dhe gjysmë-esenciale, janë: glicina, alanina, serina, aspargina,
acidi aspargjik, gutamina dhe acidi gutamini.
Fakti se aminoacidet klasifikohen në esenciale, jo-esenciale dhe
gjysmë-esenciale nuk nënkupton kjo se disa kanë rëndësi më pak biologjike
karshi të tjerave.
Por kjo lidhet me aftësin metabolike të sintezës së disave në
organizëm dhe me domosdoshmërin që përmes ushqimit të plotsohen kërkesat
mjaftushëm për disa aminoacide të tjera.
Duke mos dashur të thellohemi në kërkesat biologjike
për secilin aminoacid, duhet ta kemi parasysh se proteinat janë ndër lëndët
ushqyese më të rëndsishme, pasi që edhe roli biologjik i tyre është parësor
karshi lëndëve tjera organike përbërse të organizmave të gjallë.
Supozohet se kërkesat për proteina të tretshme te gjedhet janë
60 g/100 kg të masës trupore.
Në kuaj këto kërkesa janë relativisht më të ulta.
C.Kërkesat për Ujë
Kërkesat për ujë organizmi i plotëson përmes tri rrugëve
biologjike:
·
Me pirje,
·
Përmes ushqimit, i cili përmban
një sasi uji në përqindje dhe
·
Përmes rrugëve metabolike (uji
metabolik, çë krijohet në organizëm).
Megjithatë rruga kryesore e sigurimit të ujit mbetët pirja e
tij.
Kërkesat për ujë janë në korelacion me këkesat për lëndët e
tjera ushqyese.
Kërkesat për ujë pëveq nga ushqimi,n'varen edhe nga: kushtet
klimatike, nga prodhimtaria e qumështit e kështu me radhë.
Mendohet se për mirëmbajtje të organizmit (për lopët që nuk janë
në laktacion dhe jo barrëse) nevojiten 3.5-5.5 l ujë/kg të lëndës së thatë të
racionit, dhe kjo varet edhe nga temperatura e ambientit, dhe stina;
natyrisht shifrat ndryshojn: nga lloji në llojin tjetër të kafshë (por për
kafshët shtëpake ato janë afërsisht të ngjajshme).
D.Kërkesat për vitamina dhe
minerale
Kërkesat për vitamina dhe minerale vështirë mund të ndahen në
kërkesa për mirëmbajtje dhe për prodhimtari. Prandaj praktikohet që këto
kërkesa të jepen si të përgjithshme.
Megjithatë, për t'i kuptuar më mirë këto kërkesa, në tabelën 5
janë paraqit kërkesat për disa vitamina dhe minerale për mirëmbajtje të
organizmit të gjedhit të cilat janë dhënë në bazë të humbjeve endogjene.
Kërkesat për lëndë minerale dhe vitamina në kafshë shtëpiake për
mirëmbajtje janë si vijon:
-Në gjedhe:
·
Për kalcium
(Ca) 3.3-3.6 gram
·
Për fosfor
(P) 2.8-3.0 gram
·
Për magnezë
(Mg) 1.5 gram
·
Për kalium (K)
3.8-4.2 gram
·
Për natrium
(Na) 1.5-1.7 gram
·
Për klor (Cl)
3.9-4.1 gram
·
Për hekur (Fe)
157-163 miligram
·
Për mangan (Mn)
108-112 miligram
·
Për bakur (Cu)
15-17 miligram
·
Për zink (zn)
73-77 miligram
·
Për kobalt (Co)
jo më tepër se 0.12 miligram
·
Për B-karotin
8000 mikrogram (burim i vitaminës A
·
Për vitamin A
jo më tepër se 16 mikrogram
·
Për vitamin D e
shprehur në njësi internacionale (NI) 600-1000 NI
·
Për vitamin E e
shprehur në miligram 15-25 miligram
-Edhe në dhenë dhe dhi, si ripërtyps kërkesat janë rrjedhimisht të ngjajshme si në gjedhe, ndonëse me disa
diferenca jo të mëdha, ato kërkesa zakonisht janë më të larta, në dele,
për shkak të rritjes së vazhdueshme të leshit. Megjithat kur flasim për dhit,
ato për shkak të karakteristikave specifike digjistive sias llojit, duke
filluar nga aparati i gojës dhe sidomos duke u ndalur në parastomaqe ato në
kullosa ushqehen edhe me gjethe dhe degë shkurresh duke e lehtsuar
plotësimin e kërkesave biologjike.
Dhitë ndonëse t'ushqyerit e tyre është i ngjajshëm me ato të
deleve, zgjedhja e ushqimit ndryshon andaj rrziku nga krijimi
i ndonjë mungese metabolike, me pasoja biologjike, blegëtorale dhe
klinike është më i ultë, se sa në dele.
-Në kuaj:
·
Kërkesat për
kalcium (Ca) 0.32-0.37 gram (pra dukshëm më ulta se në gjedhe)
·
Për fosfor
(P) 0.22-0.27 gram (pra dukshëm më të ulta se në gjedhe dhe kategori të
tjera kafshësh),
·
Kërkesat për
vitamin A janë dukshëm më të larta 100 00 - 150 00 Nj. I
Në periudhat kur kuajt nuk riprodhohen, nuk punojn etj, kërkesat
janë të ulëta, gjegjësisht duhet plotësuar vetëm kërkesat për mirëmbajtje
(metabolike).
Përndryshe të ushqyerit e tepërt i ka pasojat anësore
shëndetsore, andaj fermeri apo rritsi i kuajve duhet ta ketë parasysh këtë.
Duke mos dashur të ju lodhim me shifra për kërkesat biologjike për të gjitha
lëndët ushqyse në secilën: specie apo kategori (sipas moshës, gjinisë
ciklit prodhuesë), dëshirojm ta përmbyllim këtë shkrim, për të vijuar me
përpilimin e racionit ushqyesë gjë për t'cilin do flasim në vijim dhe ku do i
kuptojm edhe më mirë kërkesat biologjike.
2.Kërkesat prodhuese
Kërkesat prodhuese përfshin kërkesat biologjike të cilat i
ka një organizëm i gjallë (i kafshës), me të cilat krahas mirëqenies dhe shëndetit
ajo jep edhe një rendiment prodhuesë optimal. Kërkesat prodhuese janë
vështir të ndahen nga kërkesat për mirëmbajtje, e kjo ndarje ende edhe
sot nuk është e mirëfillt.
Megjithat, një ndarje e tillë e kërkesave biologjike është duke
u praktikuar në t'ushqyerit kryesisht për lëndët kryesore ushqyese: energji,
proteine dhe ujë. Zakonisht kërkesat biologjike prodhuese janë nga 25-50% e
kërkesave për mirëmbajtje (n'varsi nga: specia, mosha, raca etj). Kështu si
shembull nëse një lopë ka kërkesa për të gjitha lëndët ushqyese të thatë ( pa
përfshir ujin) rreth 1.8-2.3 Kg për 100 kg peshë trupore, atëher këto kërkesa
për një prodhimtari qumështi në kapacitete optimale do të jenë: 2.5-3.4
Kg. Megjithat këto kërkesa janë variable
dhe dallojn jo vetëm sipas specieve (llojit të kafshëve) por edhe sipas moshës,
racës, klimës etj. Meqense vetë kërkesat për mirëmbajtje garantojn një
prodhimtari minimale qumështi, n'varsi të racës; apo garantojn një shtimë
në peshë tek viçat dhe qingjat në rritje etj, atëher ne po e përmbyllim
këtë pjesë (shkrim) i cili do jetë në lidhëshmëri të ngusht me pjesën e tretë
kur do flitet për racionin.
Fig.50.Ushqimi dhe Potenciali prodhuesë
XII.Të ushqyerit e kafshëve ripërtypse
dhe parimet e përgjithshme të përpilimit të racionit.
1.Racioni, përbërja dhe Karakteristikat e përgjithshme
të tij
Racioni paraqet marrjen e ushqimit (të ushqyerit e kafshëve)
brenda 24 orëve. Racionet për të ushqyerit e kafshëve duhet të përmbajnë koncentrimin
e mjaftueshëm të lëndëve ushqyese varësisht nga lloji, kategoria dhe
intensiteti i prodhimtarisë .
Këto kërkesa ndryshojnë siq ndryshon edhe: përbërja kimike e
përbërësve të racionit, tretshmëria e tyre, mundësitë e konsumimit si dhe
efektet e shfrytëzimit në të ushqyerit e kafshëve. Kjo e bënë më të vështirë
propozimin dhe përpilimin e racioneve dhe shtron nevojën që këto racione të
vërtetohen edhe në prodhimtari dhe sipas nevojës të harmonizohen ( përshtaten)
me kushtet e caktuara të prodhimtarisë.
Racionet në të
ushqyerit e kafshëve duhet ti plotësojnë këto kushte:
·
Duhet të jenë
të bollshme sa i përket sasisë.
·
Duhet të jenë
të balancuara mirë
·
Duhet të kenë
shije dhe aromë të mirë
·
Të jenë të
llojllojshme (kjo e bënë më të lehët plotësimin e të gjitha kërkesave
biologjike)
·
Të jenë sa më
të lira (ekonomikisht)
·
Të manipulohet
lehtë me të (kur racioni është i llojllojshëm, edhe ky kritet përmbushet më
lehët).
·
Të mos
përmbajnë lëndë të dëmshme ose toksike
·
Me lehëtsi të
plotësojë tërsisht kërkesat me lëndë ushqyese.
1.2.Sasia e ushqimit në racion
Kur themi se racioni duhet t'jetë i bollshëm në sasi natyriusht
e kemi parasysh llojin dhe kategorin e kafshës si dhe kërkesat biologjike për
të cilat kemi folurë në pjesën (kapitullin) para tij.
Volumi i stomakut, gjegjësisht tek ripërtypsit i
parastomaqeve dhe sidomos i rumenit, duhet të mbushët mjaftushëm me ushqim.
Tejmbushja e tij nga masa ushqimore është shumë e dëmshme,
por sigurisht edhe vetë mos mbushja e tij, i ka efektet ansore, patologjike për
të cilat tani nuk do të flasim. Megjithatë përveq ushqimit, në stomak,
respektivisht parastomaqe shkonë edhe uji i pijshëm, i cili poashtu edhe
ai është pjesë e racionit ushqimorë, si njëra nga lëndët kryesore
ushqyese.
1.3.Balancimi i racionit ushqimore
Balancimi i lëndëve ushqyese, duhet t'bëhet n'harmoni me
kërkesat e lëndëve ushqimore për të cilat kemi folur në pjesën (kapitullin) e
dytë.
Në kuadër të lëndëve ushqyese futën: lëndët organike: proteinike, energjetike (karbohidratet dhe yndyrnat), vitaminoze, ineoorganike (uji, lëndët minerale të Ca, P, Na, K, Mg, Mn, S, Se, Fe, Cu, Pb, Zn, S etj).
Fig.51.Bilanci i racionit ushqyes
Balancimi i racionit ushqimore, (, roli i racionit ushqimorë në
metabolizmin dhe shëndetin e kafshës).
Fig.52. Ushqimi dhe
Potenciali Prodhues
Balancimi i racionit ushqimore, (, roli i racionit ushqimorë në
metabolizmin dhe shëndetin e kafshës).
1.4.Shija dhe aroma e ushqimit
Shija dhe aroma e ushqimit përfaqson njëren nga cilsit kryesore
të tij. Kur ushqimi ka shije dhe arom natyrale ajo tregon: përbërjen
fiziko-kimike të tij dhe linjën e përgatitjes dhe ruajtjes pa ndonjë gabim.
Njëkohësisht ushimi me shije dhe arom të rëndë nuk janë të dëshirushme për
kafshët të cilat nuk i konsumojn por edhe kur i marrin ato reflektojn në
shëndet mirëqenie dhe prodhim. Andaj është shumë me rëndësi që ushqimi të
përgatitet me kujdesë, njëkohsisht edhe ruajtja e ka peshën e tij.
Fig.53.Sana e
ruajturë në mënyrën bashkohore e ruanë shijën dhe aromën e mirë natyrale
Fig.54.Sana e ruajturë në mënyrën tradicionale
sana e ruajtur në mënyrë tradicionale, shijën, aromën dhe pamjen
i ka të ndryshuara në shkallë të ndryshëme
1.5.Racioni ushqimorë në kafshët shtëpiake
Duke qenë se në llojllojshmërin zoologjike ekziston një dallim
relativisht i madhë në zhvillimin evulutivë dhe në mënyrën e jetës dhe të
ushqyerit atëher edhe vetë kërkesat për lëndë ushqyese ndryshojn si dhe vetë
kërkesat për sasira ushqimore janë të ndryshëme në mesë specieve.
Pavarsisht se kur flasim për kafshët shtëpiake atëher edhe
dallimet fizio-biokimike dhe biologjike nuk janë edhe shumë të mëdha,
megjithatë as ato nuk bëjn përjashtim nga një rregull i tillë i përgjithshëm.
Kështu që kur flasim për kafshët shtëpiake ato në bazë të ndërtimit të
traktit digjistivë, në bazë të vetë kërkesave ushqyese dhe karakteristikave
tjera kafshët shtëpiake ndahen:
·
Në mishëngrënse
(qenët dhe macet),
·
Në barëngrënse
(njëthundrakët dhe dythundrakët)
·
Në
gjithqkangrënës dhe shpendët. Shpendët nuk futën në kuadër të gjitarëve, por
përbëjn një klasë të veçant sistematike në zoologji.
Mishëngrënsit shtëpiak janë: qenët dhe macet. për të ushqyerit e
tyre nuk do të flasim
Njëthundrakët janë: kuajët, mushka dhe gomari ato kanë ndërtim
të ngjajshëm të traktit digjistivë dhe kërkesat ushqyese të tyre janë të
ngjajshme, mirpo edhe për të uqyerit e tyre tani nuk do të flasim.
Dythundrakët: një karkateristik e veçant e tyre është rikthimi i masës
ushqimore nga rumeni në gojë për ta përtyur përsëri (më mirë pas zbutjes në
rumen). Në bazë të kësaj veçorie ato çuhen ripërtypsë.
Poashtu edhe ndërtimi i veçant i stomakut, i cili ndahët në
katër dhoma është karakteristik e rëndësishme. Në bazë të ndërtimit të stomakut
këto kafshë quhën edhe ruminant (rumeni dhoma e parë dhe më e madhe e
stomakut). Duke mos dashur të futemi në anatomin dhe fiziologji dëshirojm
vetëm ti tregojm pjesët e stomakit të ripërtypsit:
·
Rumeni (plënci)
·
Retikuli
·
Omazi
·
Abomazi (i
njohur si stomaku i vërtet).
Në kuadër të kafshëve ripërtypse futën: gjedhet, buallicat,
delet, dhitë.
Pavarsisht ngjajshmërive të mëdha,do të flasim për veqorit e
përgjithshme te të ushqyerit dhe do ta bëjm një elaborim të racionit në
mënyrë të përgjithshme për ripërtypsit, duke filluar nga gjedhet dhe natyrisht
do i pikasim të dhënat e përgjithshme dhe karakteristikat e tyre.
55.Sana, ushqim pa të cilin nuk bënë!
56.Ushqimet e ndryshëme të koncentruara
57.Himet e grurit (nënprodukt i bluarjes së tij!
1.6.Të ushqyerit e ripërtypsëve dhe racioni i ushqimit tek to
Ripërtypsit janë kafshë bimëngrënse dhe atë kryesisht
barëngrënse. Nga ky fakt, kuptohet se ushqimi bazikë i tyre është ushqimi
voluminozë: bari i gjelbërt (kullosa), sana etj.
Ushqimet e koncentruara përdoren vetëm si ushqime plotësuese.
Poashtu tek to mund të përdoren edhe ushqimet kokërr apo ushqimet e
koncentruara.
Përgjithsisht në bazë të përbërjes së tij, racioni në
ripërtypsë ndahet:
·
Në racion
bazikë (ushqimi voluminozë)
·
Në racionin
plotësues (ushqimi i koncentruar dhe premikset).
·
Gjithashtu në
bazë të sezonit/stinës, racioni ndahet:
·
Në racion
verorë (ku kullosat janë të bollshme)
·
Në racion
dimërorë (ku përdoret silazhi).
Një klasifikim i tillë ka një rëndësi sidomos në kategorit e
kafshëve të destinuara për qumësht.
2. Të Ushqyerit e Gjedheve dhe vecorit e përgjithshme të
racionit tek to
2.1. Racionet për gjedhe
Racioni në gjedhe duhet ti plotësoj kërkesat ushqyese që kanë
ato. E kur flasim për kërkesat biologjike për lëndë ushqyese, ato i kemi
elaboruar në pjesën paraprake (para këtij artikulliu). Megjithatë këto kërkesa
dallojn n'varsi nga mosha, seksi (gjinia), cikli prodhuesë, stina,
kushtet klimatike etj.
Kështu që përpilimi i racionit ushqimor sipas kategorisë
nuk është edhe aq i lehët. Madje kërkesat prodhuese ndryshojn nga
raca në racë.
Megjithatë ne për këkesat ushqyese kemi folur, andaj pa dashur
ta zgjasim do të futemi në aspektet e përgjithshme te të ushqyerit e tyre dhe
në pëpilimin e racionit. Ushqimet që përdoren për gjedhe janë:
·
Ushqimet
voluminoze të gjelbërta; kullosa dhe livadhet
·
Ushqimet
voluminoze të thata; sana e livadheve, sana e jongjës, sana e tërfilit,
·
Ushqimet
voluminoze të lëngëta; silazhi dhe sanazhi,
·
Ushqimet e
koncentruara; misëri, tërshëra, thekra, gruri, kolza, përzirjet e koncentruara
të tyre etj.
·
Ushqimet e
tjera: pangjari i sheqerit, karrota, nënproduktet e industris vajore (bërsia e
lulediellit, bërsia e sojës), nënproduktet e industrisë së sheqerit (rriskat e
terura të pangjasheqerit), nënproduktet e industrisë së miellit (himet e
grurit), shtesat minerale/premikset etj.
2.2.Të ushqyerit e viçave në rritje
Viçat e posalindur ushqehen fillimisht vetëm me qumësht.
Fillimisht ushqehen me kulloshtër, i cili është qumështi i parë me një
përbërje dukshëm më të pasur me lëndë ushqyese dhe poashtu edhe me
antitruptha të cilat në organizmin e viçit të posalindur krijojn një formë
imuniteti pasivë (të dhuruar nga vetë nëna). Tek viçat e posalindur para-stomaqet
(tri dhomat e para të stomakut), nuk janë të zhvilluara në pikpamje
anatomo-fiziologjike dhe ushqimet bimore në këtë rast edhe ato voluminoze
janë të patretshme dhe si të tilla të pakonsumueshme.
Gradualisht me zhvillimin e traktit digjistivë viçat
gjithashtu mësohen me konsumimin edhe të këtyre ushqimeve dhe njëkohsisht
fillojn edhe të pijn ujë.
Megjithatë ndarja nga thithja e këtyre viçave do të ishte e
dëmshme për shëndetin e tyre, të paktën deri në javën 12-13-të (muajin e
tretë).
Viçat e tillë të qumështit shpeshë atakohen nga diare (barkqitje
të ndryshme) me natyrë jo-infektive apo infektive e cila shpeshë lindë si
rezultat i thithjesë së një sasie të madhe dhe të pakontrolluar të
qumështit (pasi që viçi, i cili nuk ka thithur një kohë të gjatë, është i
uritur, sa që kur thithë, ai konsumon më tepër se ç'duhet qumësht). Çë të
parandalohet një problem (diare) e tillë rekomandohet që viçi të thithë
sa më shpesh mëmen, ose edhe të mbahet zgjidhurë (të thithë shpesh sipas
dëshirës).
Skema e të ushqyerit të viçave me qumësht çë nga dita e parë
është kështu:
·
Në ditën e parë
viçi konsumon rreth 4 kg qumësht në 24 orë.
·
Në ditën e
tretë-katërt viçi konsumon 5-7 kg qumësht.
·
Në javën e dytë
viçi konsumon rreth 10 kg qumësht,
·
Në javën e
tretë ai konsumon rreth 12 kg qumësht
·
Në moshën
një-dy muaj ai konsumon rreth 13 kg qumësht.
Nga muaji i dytë viçi fillon të marrë edhe sanë dhe ushqime
voluminoze dhe nga kjo kohë, kërkesat në rritje në organizmin e vetë i plotëson
edhe me ushqimin bimorë që konsumon ai gjithnjë e më tepër. Viçi me
qumësht duhet të ushqehet domosdoshmërisht të paktën për 6-8 javë, e më së miri
është që qumështi të ju jepet deri në moshën pesë muajshe.
58.Të ushqyerit e viçave në rritje
2.3.Të ushqyerit e viçave, pas shkputjes deri në një vjeçë dhe të ushqyerit e mështjerrave dhe mëzetërve
Fillimisht
ushqimi i parë për viçat e të gjitha kategorive është qumështi, pavarsisht
racës dhe planifikim-destinimit të tyre në linjat prodhuese blegëtorale (për
qumësht, mishë apo riprodhim etj). Pas ndërprerjes së dhënies së qumështit
në viçave, rumeni në atë kohë duhet të jetë i zhvilluar në atë masë sa
që viçat nga ushqimet bimore në tërësi t'i plotësojnë kërkesat me lëndë
ushqyese.
Një zhvillim i tillë fiziologjik i traktit digjistivë arrihet në
mesë javës së 10-12-të, mirpo ata zakonisht nga java e gjashtë (janë në
gjendje dhe) këto kategori krahas qumështit si ushqim kryesorë, fillojn të
mësohen edhe me sanë, i cili deri në moshën 12-14-të javëshe duhet të bëhet
kryesorë.
Rëndësia e të ushqyerit të viçave në këtë periudhë është
se, nëse nuk ushqehen në mënyrë të rregullt, atëherë vështirë mund të
eliminohen pasojat në zhvillim. Kështu si rrjedhoj e mos plotësimit të
kërkesave me lëndë ushqyese nga qumështi në viça kemi: një zhvillimi të i dobët
të eksterierit dhe një ngecje në rritje. Për rrjedhoj kafshët e tilla do
të kenë një pjellshmëri më të ulurë por edhe prodhimtaria tek to
është më e ulurë.
Të ushqyerit gjatë rritjes viçave duhet tu siguroj sasi të
mjaftueshme të energjisë, proteinave, vitaminave, lëndëve minerale dhe lëndëve
tjera të nevojshme për zhvillim normal, të cilat janë në rritje (e sa janë ato
tani për këtë nuk do të flasim).
Megjithat me shtimin ditorë në këto kategori, nënkuptohet edhe
rritjen e sasisë së ushqimit në racion dhe të kërkesave për lëndë ushqyese në
këto kafshë. Shtimi ditor i masës trupore duhet të jetë në korrelacion me
intensitetin e rritjes, dhe kjo vret nga raca e tyre. Me një fjalë
kafshët e destinuara për riprodhim (reproduksion) nuk duhet të jenë
mbipeshë (trashën) por as edhe nënpeshë (dobsohen).
Në gjedhëtarinë intensive zakonisht mështjerrat barrësohen në
moshën 14-16 muajsh. Koha kur mështjerrat mbarrsohen është koha që njihet
si koha e futjesë në riprodhim apo koha e prekocitetit (pra futja në riprodhim
është koha e insiminimit dhe jo koha e pjelljesë).Koha e futjes së gjedheve në
riprodhim është e ndryshme në raca të ndryshme dhe kjo përcaktohet në bazë të
zhvillimit të përgjithshëm dhe rritjes trupore.
Në shkurtimin e kohës së pjekurisë seksuale dhe në futjen më të
hershme në riprodhim mund të ndikoj edhe ushqimi, zakonisht racioni me
vlerë më të madhe energjetike dhe i pasur me koncentrate ndikon në pjekurin më
të hershme seksuale dhe në një zhvillim trupor më të shpejt (duke e bërë të
mundur insiminimin/mbarsimin e tyre). Kafshët që pjekën më herët futën më
herët në riprodhim, e natyrisht me këtë nuk duhet nënkuptuar vetëm pjekurin
seksuale dhe fiziologjike por edhe anatomike dhe trupore (gjë për të cilën tani
nuk do të flasim).
Por megjithat, të ushqyerit e tepërt ndikon që ato të shtojn
peshë dhe që indet trupore të deformohen pastaj nga shtresat dhjamore.
Kjo lidhet me kapacitetin gjenetikë, i cili e ka
një kufi (n'varsi nga raca) dhe kur ushqimi në sasi dhe cilësi e tejkalon një
kapacitet gjenetikë të tillë, atëher vie deri tek obeziteti (mbi-pesha) dhe
shtresat dhjamore të tepërta. E gjithë kjo do të ndikoj negativisht
edhe në pjellje, në kohën e shfrytëzimit të lopës, në prodhimin e qumështit si
dhe në shfrytëzimin e ushqimit.
Nëse mështjerrat ushqehen me ushqime të pamjaftushëme dhe me me
ushqimë të varfër me lëndë ushqyese, atëherë përveç se pjekuria seksuale do të
vonohet, gjithashtu edhe viçi çë do të lindë pastaj do të jetë i dobët
dhe jo vital, e poashtu edhe prodhimtaria e qumështit do të jetë më e
vogël se ç'mund të jetë. Për të mos e zgjatur, më tepër ushqimi me një
fjalë ka një peshë jashtë-zakonisht të pakrahasueshme dhe të pa përshkueshme me
fjalë në zhvillimin e drejtë fiziologjikë, në zhvillimin seksual dhe në
shfrytzimin në maksimum të potencialit (kapacitetit) gjenetikë. Andaj bazuarë
në gjithë këtë duhet ta dimë se: të ushqyerit e mështjerrave në riprodhim
bazohet në ushqimin voluminoz.
Ky lloj ushqimi mundëson zhvillimin e organeve të tretjes,dhe
është më i shëndetshëm (i tretshëm dhe i pasurë me lënd ushqyese) dhe
natyrisht më ekonomik. Si ushqim bazik përdoret sana cilësore e livadheve dhe e
leguminozeve e cila plotësohet me sasi të vogla të silazhit cilësor.
E mund të perdorën edhe sasira të panxharit përkatsisht të
rrepës së panxhar-sheqerit. Të ushqyerit fillon me një racion që nga
mosha katër muajshe ai rritet vazhdimisht. Kështu që në moshën katër- pesë
muajshe viçave femra ju jepët në racion rrethë 1.5-2 kg sanë dhe kjo sasi
rritet te mështjerrat e moshës 8-10 muajshe, në rreth 4 kg. Edhe silazhi në
këtë moshë jepet në masë 1-2 kg. Kjo sasi rritet paralelisht me rritjen
trupore, ku në moshën 12-14 muajshe, atyre ju jepët deri në 8-9 kg sanë dhe
po-ashtu deri në 8-10 kg silazhë. Ushqimi i koncentruar në mështjerra
duhet të jetë i kufizuarë, apo të jepët në sasi shumë të vogël. Në racion mund
të shtohet një sasi koncentrati 400-500 gram në muajt e pestë-gjashtë, për tu
rritur deri në 1.5 (3 në dema për trashje) kg deri në fundë.
Në të kundërten koncentrati ndikon në shtim të tepërt në peshë
dhe në efekte të tjera anësore.
2.4.Të ushqyerit e mëzetërve (demave) për riprodhim
Kërkesat në lëndë ushqyese për demat në riprodhim janë më pak të
studiuara krahasuar me kategoritë tjera të gjedheve.
Megjithat, racioni më i mirë për to është: ai racion i cili nuk
ndikonë as në trashjen as në dobësimin e tyre, por në rritjen paralele të tyre
me moshën dhe sipasë racës. Pas kalimit te fazës se të ushqyerit me
qumësht, fillon faza e të ushqyerit me ushqime bimore.
Edhe në këto kategori, si tek mshtjerrat, ushqimi fillon të
perdoret në sasi të vogël, paralelisht me qumështin nga muaji i dytë (nga java
6-10).
Natyrisht se kur flasim për këto kategori të cilat nuk
duhet të trashën ushqimi i koncentruar duhet të kufizohet dhe menjanohet.
Këto kategori ushqehen me kullosa gjatë verës dhe me sanë
cilësore të livadheve, jongjës dhe leguminozave. Poashtu gjatë dimërit perdoret
edhe silazhi. Ushqimi i koncentruar nuk guxon ta kaloj 30-35 % të
masës së përgjithshme racionit ushqyesë, ndryshe do të vije deri tek
mbipesha dhe krijimi i shtresave dhjamore në trupë.
2.5.Të ushqyerit e gjedheve për trashje (majmëri)
Në kuadër të gjedheve që mbahen për trashje futën kryesisht
viçat meshkuj dhe demat, por megjithat për një destinacion të tillë
mund të mbahen edhe mështjerrat dhe lopët.
Trashja konsiston në të ushqyerit me një racion i cili përveq se
i plotëson këkresat për mirëmbajtje ofron edhe një rritje (shtimë) ditorë
trupore (të indeve, kryesisht muskujve) në mënyrë konstante dhe permanente, në
raport edhe me kapacitetin gjenetikë. Në këtë kontekstë dhe në bazë të
moshës kafshët që përdoren për trashje i ndajmë në:
·
Trashje të
viçave,
·
Trashje të
mështjerrave dhe mëzetërve dhe
·
Trashjen e
gjedheve të rritur.
2.5.1.Trashja e viçave
Trashja e viçave karakterizohet me rritjen e masave indore,
kryesisht me rritje të indit muskulor në bazë të intensitetit të rritjes,
rriten edhe masat indore të tjera (siq është p.sh. dhjami). Për shfrytëzimin e
kësaj mundësie kafshëve duhet tu jepën ushqime cilësore, me të cilat
përfitojm prodhimtari cilësore. Mirëpo, gjatë rritjes ndryshon përbërja e
trupit e kjo shihet nga të dhënat e prezantuara më poshtë:
Viçi me masë trupore prej 50-70 kg ka këtë përbërja
të përgjithshme biokimike në përqindje:
·
Ujë: 72%
·
Proteina: 20%
·
Yndyrna 2.6%
·
Hiri (minerale)
5.4%
Viçi me masë truore 100-120 kg ka këtë përbërje të
përgjithshme biokimike në përqindje:
·
Ujë: 68.5 %
·
Proteina: 19 %
·
Yndyrna 8.2%
·
Hiri (minerale)
4.3%
Viçi me masë trupore prej 150-170 kg ka këtë përbërje të
përgjithshme biokimike në përqindje:
·
Ujë: 64.5 %
·
Proteina: 19.5
%
·
Yndyrna 12 %
·
Hiri (minerale)
4.0 %
Nga kjo shihet se me rritjen e masës trupore (shtimin në
peshë) tek viçat, gjithashtu rritet edhe sasia e lëndës së
thatë dhe e yndyrës si dhe vlera energjetike e mishit. Këto
ndryshime të përbërjes kimike shërbejnë për përcaktimin e kërkesave për lëndë
ushqyese,gjë për të cilat nuk do të flasim. Megjithatë duhet të ritheksojm se
paralelisht me këto ndryshime në përbërjen kimike duhet të rritet vlera
kalorike/energjetike e ushqimit si dhe vlera e lëndës së thatë.
Ndonëse, kërkesat e përgjithshme për lëndë ushqyese te kjo
kategori rriten varësisht nga intensiteti i rritjes trupore (shtimi ditor), kjo
gjë n'varet shumë nga potenciali gjenetikë (gjenoma) e natyrisht se në racat
për majmëri kërkesat e tilla janë më të larta.
Rritja apo shtimi ditorë n'varsi nga raca (potenciali gjenetikë)
dhe vetë racioni ushqyesë varion nga: 1000-1600 g e ndonjëherë edhe
deri 1700 g në ditë. Përndryshe kur flasim për trashjen e viçave, në
varsi nga mosha (kategoria e tyre) dhe vetë mënyra e të ushqyerit kemi
këto forma të trashjes së viçave:
·
Trashjen e
viçave me qumësht dhe zëvëndsime të qumështit (prodhimi i mishit të bardhë),
·
Trashjen e
viçave me qumësht dhe ushqime tjera, voluminoze, plotësuese dhe
·
Trashjen e
zgjatur të viçave.
Trashja e viçave me qumësht: bëhet duke i ushqyer ata
vetëm me qumësht apo edhe me zëvendsime (plotësime) të qumështit.
Për një trashje të tillë, zakonisht shfrytëzohen vetëm viçat e
vegjël të posalindur, të cilët ushqehen vetëm me qumësht dhe zëvendsues të
qumështit të lopës (mëmes) deri në moshën mbi tre muajshe.
Viçat e tillë në moshën tre-katër muaj, kanë një peshë mesatare
prej rrethë 170 kg dhe mishin e kanë të bardhë,ndërsa për një trashje të tillë
shpenzohen rrethë 600-700 kg qumësht, gjatë periudhës tre-katër mujore.
Trashja e viçave me qumësht dhe me ushqime të tjera
voluminoze: një trashje e tillë, fillon me një racion të përbër
vetëm nga qumështi, për tu plotësuar në muajt e më vonshëm edhe me ushqime
voluminoze të cilat rriten gradualisht dhe me kujdesë në racion (meqenëse një
rritje e menjëhershme do të ishte kundër-produktive).
Kjo trashje bazohet në të ushqyerit me: qumësht, koncentrat dhe
sanë. Zakonisht pjesmarrja e qumështit në racion zvoglohet gradualisht, i
cili merrë pjesë në masën prej 300-450 kg, gjaët periudhës së trashjesë,
ndërkoh që racioni ushqimor plotësohet me koncentrat dhe sasi të vogla të
sanës.
Një trashje e tillë vijon për rreth 3-4 muaj, duke rezultuar në
fundë me një peshë trupore prej rreth 150-160 Kg.
Trashjen e zgjatur e viçave: kjo trashje vijon të zgjasë
deri në mbi pesë-gjashtë, respektivisht, shtatë muajë. Është një trashje (me
racionin) më ekonomike dhe si e tillë ndonëse fillon me të ushqyerit me qumësht
diku nga muaji i tretë fillon të predominojnë ushqimet e koncentruara dhe të
sanës të cilat rriten vazhdimisht në mënyr graduale, deri në fund të trashjesë.
Në një trashje të tillë masa trupore në viça arrinë nga 200-240 kg.
Shtimi ditorë, mesatarë në këtë kategori të trashjesë është
përllogaritur se është: 1.1-1.5 kg në ditë, n'varsi edhe nga raca (potenciali
gjenetikë).
2.5.2.Trashje të mështjerrave dhe mëzetërve
Trashja e tillë vijon me një skem të njëjtë te të ushqyerit, ku
sasia e ushqimit në racion ditorë dhe natyrisht edhe sasia e ushqimit të
koncentruar vijon të rritet. Duke mos dashur të thellohemi më tepër në
teori, dëshirojm vetëm ta ritheksojm, se një trashje e mzetërve
deri në moshën një vjeçare rezulton me një masë trupore prej rrethë
390-430 kg, n'varsi nga potenciali gjenetikë (raca) dhe racioni ushqimorë,i
cili duhet të jetë: i pasurë me lëndë ushqyese, i mjaftueshëm në sasi dhe me
një shkallë më të mirë të tretshmërisë. Këto postulate vlejnë edhe për
trashjen e mzetëve edhe mbi moshën një vjeqare dhe për trashjen e mështjerrave
dhe lopëve, për të cilat kategori nuk do të flasim, meqenëse parimet bazë
(postulatet) te të ushqyerit janë të ngjajshme dhe ku përdoren po ato
ushqime ( me diferenca sasiore, bazuar në vëllimin e tyre truporë dhe në
kërkesat e tyre).
2.6.Të ushqyerit e lopëve për qumësht
2.6.1.Racioni për lopë
Racionet për lopë kryesisht përpilohen nga ushqimet voluminoze
të cilësisë së mirë. Megjithatë për plotsëimin e të gjitha këkesave sidomos në
minerale dhe vitamina por edhe në energji dhe proteina, tek racat me
potencial të lartë (gjenetikë) prodhuesë, në racion ushqyesë shtohen në masë të
caktuarë edhe ushqime të koncentruara (kokërr) si dhe shtesa minerale. Të
gjitha shtesat minerale të njohura si premikse dhe ushqimet e koncentruara
duhet të jenë të përgatitura ashtu që raporti në mesë lëndëve ushëqyese
dhe pëqindja e tyre duhet të jetë baras-peshuarë (balancuarë).
Shikuar në shikim të përgjithshëm racioni ushqyesë që përfshin
t'gjithë ushqimin në 24 orë edhe në lopë, ndahet në dy pjesë: racioni
bazikë dhe racioni plotësues.
Racioni bazikë pëpilohet nga ushqimet voluminoz, të cilat janë
ushqime bazike për ripëtypsë. Racioni plotëues pëpilohet nga ushqimet e
koncentruara dhe nga shtesat minerale dhe vitaminoze (premikset).
Ndonëse ushqimet plotësuese janë shumë të rëndësishme
megjithatë, nëse racioni bazik është cilësor, atëherë mund të arrihet
prodhimtari më e madhe e qumështit (n'varsi nga raca dhe këkesat specifike të
tyre).
Ndërkaq, në raste kur racioni bazikë nuk është cilësor, ai duhet
të plotësohet me sasi të nevojshme të ushqimit të koncentruar, në mënyrë të
domosdoshme. Zakonisht ushqimi bazikë i plotëson kërkesat për mirëmbajtje si
dhe një pjesë e kërkesave prodhuese.
Megjithatë pa ushqime të koncentruara, racat prodhuese të
qumështit, nuk e japin rendimentin maksimalë të bazuar në potencialin
gjenetikë.
Racionet me të cilat ushqehen lopët duhet të jenë:
·
Në sasi të
mjaftueshme,
·
Mirë të
balancuara në pikëpamje të lëndëve ushqyese,
·
I shijshme
ashtu që kafshët në tërësi t'i konsumojnë,
·
Të jetë i
llojllojshëm, pasi kështu më lehët edhe i plotëson këkesat
biologjike (bazuarë në pëbërjen kimike dhe në tretshmëin e tyre)
·
Voluminozë dhe
laksativë (duhet të predominojn ushqimet voluminoze dhe duhet të ketë shkallë
të mirë të tretshmëisë).
·
Por gjithashtu
ushqimi si përbësë i racionit duhet tëjetë sa më ekonomike.
·
E mbi të gjitha
nuk guxon të pëmbaj substanca toksike.
Të gjitha këto parakushte nuk mund të plotësohen vetëm nga një
ushqim, prandaj në racion duhet të jepen më shumë lloje të ushqimeve.
E ndërsa bazuar në këtë të ushqyerit e lopëve (sikurse edhe në
kategori të tjera ndahet në faza, respektivisht në lopë qumështore të ushqyerit
e ndajmë në katër faza:
·
Faza
filllestare (java e parë e lehonisë), gjatë së cilës lopët japin
kulloshtër, ato ushqehen: me një racion dietikë, i përfaqsuar nga sana, ndërsa
rritja e vlerës ushqyese e posaqrisht energjetike e racionit bëhet në mënyrë
graduale nga java e dytë e laktacionit.
·
Faza e
startimit të laktacionit, deri në kulmin e tij (në muajin e tretë-katërt),
vlera ushqyese në racion, rritet gradualisht paralelisht me rritjen e
rendimentit prodhuesë me të cilën përgjigjët kafsha
·
Faza e të
ushqyerit në laktacion deri në tharje (nga muaji i tretë-katërt), në këtë
periudhë, ndërpritet rritja e vlerës energjetike në racion, shtimi i vazhduar i
ushqimit të koncentruar suspendohet, madje fillon të paksohet sidomos nga dita
180-200-të e laktacionit, me qëllim që t'parandalohet dhjamosja.
·
Faza e
tharjesë, vlera energjetike e racionit ndonëse duhet të jetë e ulurë,
gjithësesi duhet kushtuar kujdesë kërkesave në minerale dhe vitamina që kanë
ato.
Kurse për sa i përket kostosë së ushqimit, ai në
shpenzimet e përgjithshme në rritjen dhe kultivimin e lopëve qumështore,
me anë të kalkulimeve është konstatuar se ushqimi merrë pjesë me rrethë
70% në kuadër të tyre.
Të ushqyerit e bazuarë në kërkesat për lëndë ushqyese është:
atëher kur racioni ushqimorë pa pjesëmarrjen e ujit ofron nga 2.7- 3.5 kg lëndë
të thatë për 100 kg masë trupore (n'varsi nga cikli prodhuesë,
përkatsisht nëse lopa është në kulmin e laktacionit dhe n'varsi nga
potenciali prodhuesë sipas racës), shih fazat e të ushqyerit. E kur
flasim në lëndën e thatë, nuk e përjashtojm vetëm ujin e pijshëm , por edhe
lagështin në përqindje që ka ushqimi. E duke e patur parasyshë këtë mund ta
kuptojm më lehët se sa duhet rritur sasia e ushqimit në një lopë në kulmin e
laktacionit (në mesë 40-80 ditëve të para laktacionit).
Zakonisht, në racion duhet manipuluar kryesisht më tepër me ushqimin
(racionin) plotësues, respektivisht me ushqimin e koncentruar, i cili duhet
rritet nga 1-2 kg në 8-10 kg gradualisht duke e rritur çdo katër-pesë
ditë nga 1-2 kg, për aq ditë sa vijon të rritet rendimenti i dhënjës së
qumështit në laktacion. Konsiderohet se për një kilogram qumësht (kilogrami
është njësi fizike e masës, ndërsa litra është njësi e vëllimit), duhet
dhënë plusë 500 gram koncentrat. Raporti në mesë racionit/ushqimit bazikë
(voluminozë) dhe atij plotësuesë (të koncentruar) duhet të jetë 6:4 në favorë
të ushqimit voluminozë apo racionit bazikë. Megjithatë në kulmin e laktacionit
në individë me prodhimtari të lartë, mund që racioni ushqyesë mbi bazën e
vlersimit të zooteknikut të ketë një të ushqyerë të atillë, ku ushqimi i
koncentruar është në sasi gati se sa ushqimi voluminozë.
Ndonëse ushqimi i koncentruar është ushqim plotësuesë ai, nuk
duhet ndërpritet plotësisht as në periudhën e tharjesë, i cili duhet të jepët
në sasi të reduktuara 1-2 kg. ndërprerja duhet të bëhet vetëm në pesë-shtatë
ditët e para të lehonisë, pas pjelljesë, kur kafsha është ende e ndjeshëme,
meqë niveli i hormoneve është i lartë dhe poashtu trakti gjenitalë
është tejet i lënduar. Në javën e parë të lehonisë
lopët duhet të ushqehen kryesisht me sanë. Në bazë kritereve të cilat i
pëmendëm, n'bazë te të cilave bëhet zgjedhja e ushimieve dhe përpilimi i racionit;
racioni ushqimorë, n'varsi nga stina/sezoni në lopë (sikurse edhe në
kategori tjera të gjedheve apo në kafshë të tjera) ndahet në:
·
Racionin verorë
dhe
·
Racionin
dimërorë.
Pë të mos e zgjatur në atë se ku qëndron dallimi në mes racionit
gjatë verëse dhe racionit gjatë dimërit edhe në lopë, po japim racionet verore
dhe dimërore.
2.6.2.Racioni verorë
Fig.59.Racioni verorë
Zgjedhja e ushqimeve kryesisht behët nga ushqimet të cilat mund
t'i shfrytëzojnë gjedhet (kryesisht ato bimore).
Në racionin bazik futën ushqimet voluminoze, dhe ky racion i
plotëson kërkesat për mirëmbajtje të organizmit dhe për prodhimin e 8-13 kg
qumësht, varësisht nga potenciali gjenetikë dhe cilësia e racionit.
Ndërsa, racioni plotësues i cili përbëhet nga ushqimi i koncentruar i
plotëson kërkesat për prodhimin e mbi 13 kg qumësht, respektivisht për
prodhimin e rreth 20-30 Kg qumësht n'varsi nga potenciali gjenetikë (racorë).
Në kuadër të ushqimeve në të ushqyerit e lopëve gjatë verës
futet, kullosa dhe bari i gjelbërt.
Kullosa është një hapsirë e gjerë fushe e mbuluar nga bari i
gjelbërt, i cili nuk kositet dhe ku kafshët kullosin në të. Ushqimi voluminozë,
përveq se është: i njomë dhe i pasur me përqindje të lartë të ujit, njëkohsisht
përmbajtja e celulozës në të është më e vogël se në ushqime të thata dhe si të
tilla janë edhe më laksative (të tretshëme).
Poashtu si ushqim, ofron proteine dhe aminoacide të
freskëta, të cilat nuk janë: të ekspozuara për kohë të gjatë ndaj rrezatimeve
ultraviolete, ndaj lagështisë dhe faktorëve të tjerë dëmtues mjedisorë.
Poashtu kullosa në krahasim me të gjitha llojet e ushqimeve
është ma e lira në pikpamje ekonomike, nga të gjitha ushqimet.
Për të mos e zgjatur më tepër preferojm të jemi më objektivë me
fermerët me këto shembuj racionesh, për lopë me trupë mesatarë (500-600 kg):
Për një prodhimtari deri në 18 kg qumësht
·
Jonxha e
gjelbër 30 kg
·
Sana e
livadheve 6 kg
·
Koncentrati 4
kg
Për një prodhimtari deri në 24 kg qumësht
§ Jonxha e gjelbër 45 kg
§
Sana e
livadheve 4 kg
§ Koncentrati 4 kg
Për një prodhimtari deri në 20 kg qumësht
- Jonxha
e gjelbër 30 kg
- Bari
i gjelbër 30kg
- Koncentrati
2.5 kg
Për një prodhimtari deri 20 kg qumësht
- Kullosa
60 kg
- Koncentrati
3 kg
Koncentrati duhet të përmban 1.16 NjU, 60-65 g proteina të
tretshme si dhe sasi të nevojshme të lëndëve minerale dhe vitaminave.
2.6.3.Racioni dimëror
Përveq sanës që është njëri nga ushqimet voluminoze më të
perdorura dhe më të këndshme për kafshët, i cili mund të perdorët edhe gjatë
verës, futet edhe silazhi. Silazhi është një formë e konzervimit të
ushqimit të gjelbërt, për tu përdorur gjatë dimërit. Krahas silazhit gjithashtu
në të ushqyerit e lopëve mund të përdoren edhe ushqime të tjera, që nga ato
voluminoze deri tek nënproduktet e industrisë, siq janë përshembull: rriskat e
terura të panxha-sheqerit. Meqenëse tani nuk e kemi për qëllim të flasim për
llojet e ushqimeve që mund të përdoren e as për silazhin dhe për
përparsit e tij, po futemi menjëher në shembujt e racioneve ushqimorem,
siq mund të jenë:
Për një prodhimtari mbi 25 kg qumësht
§ Sana e livadheve 6 kg
§
Silazhi i
misrit 20 kg
§
Bërsia e birrës
7 kg
§ Koncentrati 12 kg
Për një prodhimtari deri në 25 kg qumësht
§ Sana e livadheve 6 kg
§
Silazhi i
misrit 20 kg
§
Bërsia e birrës
10 kg
§ Koncentrati 7 kg
Për një prodhimtari deri në 20 kg qumësht
§ Sana e livadheve 5 kg
§
Silazhi i
misrit 15 kg
§
Bërsia e birrës
20 kg
§ Koncentrati 3 kg
Për një prodhimtari deri në 15 kg qumësht
§ Sana e livadheve 4 kg
§
Silazhi i
misrit 15 kg
§
Bërsia e birrës
4 kg
§ Koncentrati 3 Kg
Për një prodhimtari deri në 15 kg qumësht
§ Sana e jonxhës 3 kg
§
Sana e
livadheve 3 kg
§
Panxhari i
kafshëve 30 kg
§ Koncentrat 6 kg
Për një prodhimtari deri në 10 kg qumësht
§ Sana e livadheve 4 kg
§
Silazhi i
misrit 16 kg
§ Bërsia e birrës 5 kg
Për një prodhimtari deri në 10 kg qumësht, mund të jepet
edhe një racion i tillë:
§ Sana e jonxhës 5 kg
§
Rriskat e p.
sheq. 40 kg
§ Koncentrati 3 kg
Këto janë vetëm disa shembuj racionesh në lopë të racave dhe
kryqzimeve (metistëve) dhe të shpërndara në vendin tonë, të cilat kanë një
zhvillim trupor mesatarë dhe që janë me masë trupore mesatar
500-600 kg.
3.Të Ushqyerit e Dhenëve dhe Vecorit e përgjithshme të racionit tek to
Për informatat
e përgjithshme mbi kërkesat ushqyese kemi folurë dhe poashtu e kemi bërë të
qartë se edhe delet futën në kuadër të ripërtypsëve, e të cilat si të tilla
kanë shumë ngjajshmëri me gjedhet dhe dhitë (për të cilat nuk kemi folur
ende). Megjithatë kur flitet për delet janë dy karakteristika bazë të
cilat duhet të patur parasyshë, ato janë:
§ Përmasat trupore dukshëm më të vogla se sa në gjedhe dhe
§ Trupi i mbuluar me leshë, për dallim nga gjedhet dhe dhitë.
Kur përmendet përmasat trupore atëher kjo nënkupton se ato
kanë mundësi më të vogla për konsumim të sasive ushqimore, këtë
gjë fermeri duhet ta ketë parasysh kur deleve u jepë ushqim (shembull kur
u jepë ushqimin e koncentruar, ngase nga pakujdesit mund të kemi probleme të
padëshirushme). Megjithatë duke marrë parasysh, aktivitetin metabolik në
tërsi dhe kërkesat ushqyese të tyre, mund të themi se për kg masë të
gjallë ato jo vetëm se nuk kanë kërkesa më të vogla ushqyese por mbase mund ti
tejkalojn, ato kërkesa të cilat janë në gjedhe (në raca të caktuara, shembullë,
i tejkalojnë kërkesat ushqyese të cilat i ka busha, e vendit)
Trupi i mbuluar me leshë: kur flitet për delet, leshi i tyre
është një prej elementeve bazikë në përcaktimin e kërkesave të tyre biologjike
së pari për mirëmbajtje e pastaj edhe për një rendiment edhe të qumështit apo
mishit.
Ndonëse leshi është njëri nga prodhimet e konsideruara si
prodhimë i vjelurë (i cili shkonë në industrin e tekstilit), kërkesat
biologjike ushqyese për rritjen dhe kualitetin e tij, duhet futurë në kuadër
për mirëmbajtje, ngase leshi është pjesë e lëkurës, i cili ndimon në mbajtjen e
temperaturës trupore dhe në mbrojtjen e organizmit të dhenëve nga të ftohtit
dhe faktorët natyrorë të cilët mund ta cënojn shëndetin e tyre.
Meqenëse ne nuk do të ndalemi në elaborimin e kërkesave
ushqyese, preferojm të futemi direk në mënyren e të ushqyerit të dhenëve dhe në
racionin e tyre, i cili poashtu sikursenë gjedhe përpilohet n'bazë të kritereve
të njëjta. E kur flitet për delet qumështore edhe të ushqyerit e tyre
ndahet po në ato faza, të sipër-përmendura, më lartë në të ushqyerit e
lopëve.
3.2.Të ushqyerit e dhenëve në përgjithësi
Dhentë janë kafshë që ushqehen kryesisht në kullosa, këto më
mirë e shfrytëzojnë kullosën krahasuar me gjedhet, por poashtu ato edhe më
tepër e dëmtojn, për shkak të mënyrës së kullotjes (meqë e këpusin më
poshtë barin me dhëmbë prerës.) Celuloza nga dhenët shfrytëzohet më mirë se sa
nga gjedhet, e kjo falë mikroflorës specifike të tyre në rumenë e cila është më
e fuqishme se sa në gjedhe. Por megjithat ushqimin voluminoz ato
nuk mundë ta shfrytëzojnë në sasira relativisht të mëdhaja sikurse
gjedhet sepse ato kanë masë më të vogël trupore, si dhe trakti digjistivë
i tyre është më i vogël. Për këtë shkak atyre duhet tu jepet zakonisht sanë e
imtësuar dhe e cilësisë më të mirë, pasi që në të kundërten rrezikohet që
ushqimi të mosë i plotësoj dotë kërkesat ushqyese tek to. Kjo vlenë
sidomos në racat me rendiment të lartë leshi por edhe në ato me rendiment më të
lartë qumështi dhe mishi. E rëndsishme është që të ushqyerit duhet të
jetë i balancuar dhe i pasur me energji, por edhe me vitamina dhe minerale.
Kur themi i pasur me energji, nuk po themi se nuk duhet të jetë
i pasur edhe me proteine, të cilat poashtu janë të rëndsishme dhe për të cilat
poashtu kërkesat janë më të mëdha se sa në gjedhe. Nëse ushqimi që ato
konsumojn nuk është i balancuar në cilësi dhe i mjaftueshëm në sasi, ai në rend
të parë reflekton në cilësin dhe sasin e leshit, e pastaj natyrisht reflekton
edhe në laktacion (qumësht) dhe mishë etj.
Duke u nisur nga kjo është mendim i gabueshëm, kur dëgjojm se
për dhenë nuk kemi nevoj të kujdesëmi që ushqimi të jetë i balancuar dhe është
e gabueshme mendimi që kërkesat tek dhenët plotësohen më me lehëtsi (më lehët
se në kafshët e tjera).
3.3.Të ushqyerit e kategorive të ndryshme të dhenëve
Të ushqyerit bazik për dhenë në periudhën (racionin) e
verës mbështetet në shfrytëzimin e masës së gjelbër, zakonisht kullosës.
Dhentë e shfrytëzojnë kullosën prej pranverës së hershme deri
vonë në dimër,përkatsisht deri sa toka nuk është e mbuluar me dëborë.
Dhentë e kullosin edhe në kullosa në të cilin gjedhet nuk mund
të ushqehen dotë, kjo është njëra nga përparsit e tyre më të rëndsishme në
krahasim me gjedhet. Kullosa është ushqim më i mirë për dhenë, por edhe
më i lirë për një fermerë, rritës i deleve.
Nëse kullosa është cilësore, atëherë mund t’i plotësoj kërkesat
në lëndë ushqyese për disa kategori të dhenve (deleve shterpe, deleve që kanë
pjellë si dhe deri diku edhe kërkesat për delet barrsërise). Nëse kullosa
nuk është cilësore, është e nevojshme që të jepen edhe ushqime tjera,
plotësuese.
Përveç nga kullosa, dhentë ushqehen edhe me ushqime të
gjelbra nga livadhet natyrore dhe artificiale, si dhe me leguminoza dhe
drithëra.
Por megjithat, ushqimet e tjera në krahasim me kullosën janë më
të shtrenjta. Shikuar në premisën e plotësimit të kërkesave biologjike por edhe
në premisën ekonomike, kullosa për dele është ushqimi bazikë (racioni bazikë),
nga pranvera e hershme deri në fillim të dimërit (dëborë).
Bazuar në kërkesat biologjike në lënd ushqyese dhe në vëllimin e
traktit digjisitvë sasia e masës së gjelbër që duhet tu jepet dhenve sillet
prej 5-10 kg/ditë. Ndërsa ushqimet kokërr (drithrat), duhet
përdoren në sasira edhe katër-gjashtë herë më të vogla dhe atë kryesisht
në racionin dimërorë (gjatë dimërit). Gjatë periudhës së dimërit,
ushqim bazik paraqet sana e livadheve dhe e leguminozeve. Dhenve duhet tu jepët
sanë cilësore, e imtësuar dhe me sa më shumë gjethe.
Vetëm me sanë cilësore në periudhën e dimërit mund të ushqehen
delet barrëse deri një muaj para pjelljes, pa e rrezikuar shëndetin e
tyre dhe të frytit në mitër. Sasia e sanës e cila u jepet deleve varet
nga kategoria e tyre dhe më së shpeshti është 1-2.5 kg/ditë. Gjithashtu gjatë
dimërit deleve mund tu jepet edhe silazhë në masë deri në 3-5 Kg. E
kur në racion është edhe silazhi, atëher sana nuk jepët në sasi më të madhe se
1.5 kg/ditë.
Në raste më të rralla deleve u jepët edhe karrota dhe pangjar,
por jo në sasi më të lartë se 4 kg, sepse kjo mund të reflektoj edhe në sasin e
konsumuar të sanës dhe në vitalitetin e përgjithshëm trupor.
Prej ushqimeve kokërr, në të ushqyerit e dhenve, më së shpeshti
shfrytëzohen misri dhe tërshëra, më rrallë elbi dhe himet e grurit,
pastaj më pak mund të shfrytëzohen edhe kokrrat e leguminozeve, si
bizelja dhe grahori. Uhqimet kokërr, apo ushqimet e koncentruara, shtohen në
racion vetëm si ushqime plotësuese, përndryshe duhet të kemi kujdesë me sasin e
tyre. Sasia e tyre në racion nuk guxon të jetë më e lartë se rreth
400-1000/ditë gram në ditë për dele (në varësi nga kategoria)
Të ushqyerit e deleve barrëse me koncentrat fillon nga java e
10-14 e barrës dhe kjo sasi rritet nga rreth 200-250 gram deri në
750-1000 g në 24 orë (në racion), në dy javët e fundit të barrës. Kjo
rritje e ushqimit të koncentruar bëhet gradualisht çdo dy-tre ditë nga
100-150 gram më tepër.
Në të ushqyerit e dhenëve, njashtu si edhe në gjedhe mund të
perdoren edhe nënproduktet e industrisë ushqimore, e të cilat
shfrytëzohen më pak se në gjedhe. Në kuadër të këtyre
nënprodukteve futën: rriskat e terura të panxha-sheqrit, himet e grurit,
pogaçet e bimëve vajore (p.sh. pogaçja e lulediellit). Nga bërsit
shfrytëzohen; zakonisht: bërsia e lulediellit dhe bërsia e kolzës.
Panxha-sheqeri dhe rriskat e tij, shfrytëzohen si: burim energjie, ndërsa
nënproduktet e bimëve vajore, si burim proteinike.
Fig.60.Dhenët duke kulloturë
3.4.Të ushqyerit e deleve në laktacion
Të ushqyerit e deleve në laktacion varet nga prodhimi i
qumështit. Përgjithsisht shfrytëzohen ushqimet e sipër-përmendura, e në radhë
të parë; kullosa dhe bari i gjelbërt gjatë racionit verorë; si dhe sana gjatë
racionit dimëror.
Nga studimet e deri më tashme, pjesmarrja e ushqimit voluminozë,
përkatsisht e kullosës, barit të gjelbërt apo sanës në racion në kategorit e
kafshëve për qumësht (jo vetëm në dele) është e domosdoshme. Ushqimi voluminozë
përbën racionin bazikë dhe në sasi duhet të predominoj (sidomosë në
kategorit e kafshëve, në këtë rastë të deleve, për qumësht).
Rendimenti mesatarë i qumështit në dele, n'varet nga raca e
tyre, përgjithsisht ato japin deri në rrethë 1 kg qumësht në ditë me 6-8%
yndyrë dhe 6.5% proteina. Gjatë laktacionit, në dele rritet konsumimi i
ushqimit voluminozë në krahasim me delet barrëse.
Derisa në dele barrësa, kërkesat ushqyese mund të jenë më
specifike, në lëndë të caktuara minerale dhe vitaminoze; kërkesat energjetike
dhe proteinike, në laktacion janë përgjithsisht më të rritura.
Përgjithsisht delet, me përmasat e tyre trupore mund të
konsumojn deri në 15 kg/ditë ushqim të gjelbërt, kullosë gjatë verës,
kurse gjatë dimërit 2.5-4.0 kg/ditë sanë dhe 4.0 kg/ditë silazhë.
Bazuarë në këto të dhëna përpilimi i racionit ushqyes në dele nuk
është i vështirë duhet t'bëhet kështu:
Gjatë verës racioni mund të jetë kështu:
§ Kullosë 12-15 kg/ditë
§
Ushqimë i
koncentruar 0.3-0.7 Kg/ditë, si ushqim plotësues sidomos gjatë periudhës së
barrës nga java e 10-14-të.
§ Ujë sipas dëshirës etj.
Gjatë dimërit racioni mund të jetë kështu:
§ Sanë 2.5-4 kg/ditë,
§
Silazh deri në
4 kg/ditë,
§
Ushqim i
koncentruar 0.3-0.7 kg/ditë, si ushqim plotësues, sidomos gjatë periudhës së
barrës nga java 10-14-të, veçanrisht në periudhën dimërore.
§ Ujë sipas dëshirës
3.5.Të ushqyerit e qengjave
Të ushqyerit e drejtë të qengjave paraqet bazë të mirë për
riprodhim dhe prodhimtari të lartë të dhenve. Në ditët e para qengjat ushqehen
me kulloshtër, ndërsa thithja e qumështit nga ana e tyre zgjatë tri-katër javë,
gjatë së cilës periudhë ata ushqim të vetëm e kanë qumështin.
Nëse qengjat nuk e thithin kulloshtrën brenda 6-10 orëve pas
pjelljes, atëherë rrezikohet shëndti i tyre i plogësht dhe për rrjedhoj ata
mund të ngordhin, por gjithësesi do të jenë më të dobët. Kulloshtra është
një lloj ushqimi, shumë më i pasur me lëndë ushqyese se sa qumështi, gjithashtu
ai ka rolë edhe imunizuesë, pasi përmban imuno-globulina (proteina) të cilat e
përfaqsojn bazamentin e parë të imunitetit në kafshët e posalindura (jo
vetëm në qengja). Pas tre-katër jave, respektivisht në muajin e dytë, kur
trakti digjistivë është zhvilluar, ata fillojn edhe me ushqim voluminozë.
Përndryshe shkëputja e qengjave nga të ushqyerit me qumësht mund
të bëhet mjaftë herët, pas 45 ditëve, ndërsa ata mund të ushqehen me qumësht
edhe deri në moshën 70 ditëshe (trashja e tyre për mishë). Pas shkëputjes nga
gjiri qengjat ushqehen me kullosë apo me masë të gjelbër si dhe përzierje
të koncentruar.
Koncentrati për to duhet të ketë rreth: me 10% proteina;
përndryshe një kombinim i mirë i koncentruar do të ishte: misër 40%, tërshërë
20%, hime gruri 20%, bërsi të lulediellit 18% dhe premiks 2%. (bersia e
lulediellit është e pasur me proteina si dhe veçanrisht me aminoacidin
metionin, e rëndsishme në rritjen e tyre).Sasia e koncentratit në ditë duhet të
jetë 100-150 g , ku në racionin ushqyesë, ai futet me një pjesmarrje
simbolike, me rreth 40-50 gram, për tu rritur nga dita në ditë, brenda
dy-tri jave. Zakonisht, kërkesat energjetike në qengja meshkuj janë
më të mëdha, andaj, pjesmarrja e misërit apo e ushqimeve energjetike në
koncentrat duhet të jetë mbi 50%.
3.6.Të ushqyerit e deshve për riprodhim
Të ushqyerit e deshve ndahet në dy faza:
• Të ushqyerit e deshve jashtë sezonit të shfrytëzimit dhe
• Gjatë sezonit të shfrytëzimit
Të ushqyerit jashtë sezonit është i bazuar në kërkesa për
mirëmbajtje, sepse në këtë periudhë deshtë nuk japin, përveq leshit, kurrfarë
prodhimi tjetër. Zakonisht në këtë periudhë deshët ushqehen me ushqime
voluminoze dhe nuk u jepen ushqime të koncentruara, të cilat edhe do ta
rriteshin koston ekonomike të mbajtjes së tyre. Megjithatë, kërkesat për
mirëmbajtje në deshë janë më të mëdha se sa në dele, por gjithashtu edhe
mundësit fizike të tyre për të konsumuar sasi më të mëdha ushqimi janë gjëra që
duhet patur parasyshë.
Gjithësesi, gjatë sezonit të ndërzimit, përgjithsisht duhet
rriten lëndët ushqyese dhe sasia e ushqimit, në mënyrë të kujdesëshme dhe në
masë të caktuar, pa paraqitur efekte ansore (mbipeshën dhe dhjamosjen).
Prandaj për ta parandaluar mbipeshën e tyre, rekomandohet që deshët të
jenë sa më tepër në lëvizje. Zakonisht deshëve duhet tu rritet racioni
ushqimor 20-30 ditë para sezonit të ndërzimit dhe jo më herërt apo më vonë, kjo
periudhë konsiderohet e mjaftueshme për prodhimin e spermës cilësore dhe
gjithashtu konsiderohet se me një kujdesë të shtuar, për një periudhë të tillë
mund të parandalohet edhe mbi-pesha, që është armik i riprodhimit. Gjatë
sezonit të ndërzimit deshëve nuk duhet tu jepet ushqim voluminozë, në sasi të
shtuar, por ushqim i koncentruar energjetik. Përgjithsisht deshëve duhet tu
jepet rreth 1.5-2 kg/ditë sanë si dhe rreth 4-5 kg/ditë silazhë.
Gjatë verës masa e gjelbërt nuk duhet të jetë më tepër se 10-12
kg/ditë, ndërsa koncentrati mund të u jepet në masë 500-700 gram në ditë.
Pra në shikim të parë, shihet se sasia e racionit, jashtë
sezonit të shfrytëzimit është më e vogël se në dele (të cilat japin qumësht dhe
ngecinë me barrë). Përndryshe kërkesat për mirëmbajtje po e ritheksojm edhe një
herë se janë më të mëdha, se në dele.
4.Të Ushqyerit e dhive dhe vecorit e përgjithshme të racionit tek to
Edhe dhitë janë ripërtypsë, dhe edhe ato janë të ngjajshme për
sa i përket tipareve te të ushqyerit me dhenët dhe gjedhet. Megjithatë
pavarsisht ngjajshmërive, ato i kanë edhe veçorit e veta specifike.
Dhitë për dallim nga gjedhet dhe dhenët traktin digjistivë e
kanë të fortë edhe për ushqime akoma më të ashpra siq janë: gjethet dhe degët e
shkurreve dhe bimëve drurore, ato gjithashtu ushqehen edhe me mbeturina të
kopshteve dhe pemishteve. Sikurse në gjedhe dhe dhenë edhe në dhi n'varsi
nga kategoria kërkesat për lëndë ushqyese ndryshojnë andaj edhe vetë racioni
duhet të ndryshoj në pajtushmëri me këtë faktë. E kur flitet për
racionin dhe kërkesat në lëndë ushqyese duhet patur parasysh se ato nuk janë
statike por në fakt përfaqsojn një lakore, të një kurbe e cila gradualisht
ngritet dhe pastaj gradualisht bie , n'varsi nga cikli prodhuesë,
mosha apo stina/sezoni; kështu që shikuar: në pikëpamje të saj, sidomos në dhi
qumështore ashtu si në lopë dhe dele, të ushqyerit ndahet, në faza (të
ngjajshme) (shih më lart të ushqyerit e lopëve për qumësht dhe fazat e të
ushqyerit të tyre). Për të ushqyerit e dhive mund të përdoren
përgjithsisht këto ushqime:
·
Ushqimet
voluminoze të gjelbra (të kositura ose kullosa),
·
Ushqimet e
thata voluminoze (sanë ose kashtë),
·
Ushqimet
fryt-rrënjore dhe tuberoze,
·
Ushqimet kokërr
si dhe disa nënprodukte të industrisë ushqimore.
Fig.61.Të ushqyerit e dhive
Dhitë japin 3-5 kg qumësht në ditë, pra më tepër se delet,
andaj, kërkesat prodhuese të qumështit (brenda kërkesave të
përgjithshme) ndryshojn. Qumështi i dhive ka përbërje të ngjajshëm si qumështi
i lopëve dhe për këtë arsye kërkesat për prodhimin e qumështit janë të ngjashme
me të tyre (por natyrisht jo të njëjta). Për të mos e zgjatur
më tepër preferojm ti japim disa shembuj racionesh në dhi, n'varsi nga
kategoria.
Për dhitë barrëse dhe në tharje:
Shembullii parë:
·
Kullosë
·
Sanë cilësore e
livadheve
·
Koncentrat me
16% proteina (450 g)
Shembulli i dytë:
·
Silazh misri
(500 g)
·
Sanë cilësore e
livadheve (1.5 kg)
·
Rriska të
terura të panxhar. (300 g)
Shembulli i tretë:
·
Sanë e jonxhës
(1.5 kg)
·
Rriska të
terura të panxharsheqerit (400g)
·
Koncentrat me
16% proteina (0.450 g)
Për dhitë në laktacion:
Shembulli i parë:
·
Sanë e tërfilit
(1.5 kg)
·
Koncentrat me
14% proteina (2.0 kg)
Shembulli i dytë:
·
Përzierje e
tërfilit (1.5 kg)
·
Koncentrat me
16% proteina (2.5 kg)
Shembulli i tretë:
·
Sanë e
livadheve (500g)
·
Silazh misri
(2.5 kg)
·
Koncentrat me
18% proteina (2.0 kg)
Shembulli i katërt:
·
Panxhar,
karotë, patate (2.700 kg)
·
Sanë e
livadheve (1.6 kg)
·
Rriska të panxharsheqerit
(200 g)
·
Kashtë e
tërshërës (450 g)
·
Koncentrat me
14% proteina (1.0 kg) et.
4.2. Të ushqyerit e edhave
Të ushqyerit e edhave fillon me kulloshtër dhe me qumësht ashtu
si në qengja dhe në viça. Në dy-tre ditët e para ata ushqehen me
kulloshtër dhe pastaj me qumësht 2 deri 3 herë në ditë. Të ushqyerit e edhave
me qumësht zgjatë gjashtë- nëntë (6-9) javë. Natyrisht, pas rreth
tri javëve të para ata fillojn të mësohen gradualisht edhe me ushqime
voluminoze (sanë) dhe me ushqime të koncentruara. Kështu nga muaji i dytë,
atyre në racion në masë të kontrolluar ju jepet edhe përzirje e koncentruar me
16 % proteina. E po ashtu ata fillojn të ushqehen edhe me misër kokërr,
tërshër, miellë jongje dhe me sanë të livadheve sipas dëshirës. Pas
shkëputjes nga gjiri, pas javës së gjashtë, apo të nëntë edhave duhet tu jepet
ushqim cilësor dhe i balancuar, i cili garanton pavarsisht aftësive të tyre
anatomo-fiziologjike (meqense janë ende të vegjël) plotësimin e kërkesave
biologjike të tyre në rritje. Kjo madje vlenë deri në moshën një
vjeqare (si për meshkuj ashtu edhe për femëra), pasi që dhitë, deri në këtë
moshë janë në rritje trupore dhe në zhvillim të gjithë-mbarshëm fiziologjik.
Racionet për edha pas shkëputjes nga gjiri duhet ti plotësojn kërkesat
për lëndë ushqyese si: për proteina, energji dhe ashtu edhe për lënd të tjera.
Gjatë kësaj faze për të ushqyerit e edhave përdoret sana e livadheve
sipas dëshirës, si dhe një përzierja e koncentruar me përmbajtje prej
afro 16% proteina, dhe sasia e koncentratit që mund tu jepet duhet të
jetë nga 200-800 gram në ditë (n'varsi nga mosha)
Fig.62.Të ushqyerit e edhave me qumësht (thithja)
4.3.Të ushqyerit e cjapëve
Sikurse në dhi, ashtu edhe në cjap të ushqyerit bazohet në
kërkesat ushqyese. Konsiderohet se kvrkesat ushqyese në cjap me masë trupore 75
kilogram janë:
·
Në energji 7.6
ENL dhe
·
Proteina 190
PPT (proteina të përgjithshme trupore).
Për çdo 10-12 kg ndryshim nga kjo masë e përgjithshme trupore
(prej 75 kg), vlera e racionit në energji ulët apo rritet për 0.76 ENL, ndërsa
vlera e proteinave në racion ulet apo rritet për 6.0 g PPT. Natyrisht kur
në racion duhet rritet vlera energjetike e tij, gjithashtu duhet të rritet edhe
vlera proteinike dhe kështu edhe i lëndëve të tjera, (minerale,
vitaminoze uji etj). Megjithatë, tani nuke e kmi ndërmend të flasim në
mënyrë të detajizuar për kërkesat ushqyese dhe për mardhënjen ndërmjet
lëndëve ushqyese në racion. E kur flitet për të ushqyerit e cjapëve ashtu
sikurse në deshë, të ushqyerit e tyre ndahet:
·
Në të ushqyerit
gjatë sezonit të ndërzimit dhe
·
Në të ushqyerit
jashtë sezonit të ndërzimit.
Të ushqyerit gjatë sezonit të ndërzimit, bazohet në kërkesat për
mirëmbajtje dhe në kërkesat për spermatogjenezën dhe për aktivitet seksual
normalë.
Kështu që krahas ushqimit voluminozë, siq është: sana cilësore
apo kullosa atyre u jepet edhe koncentrat me 14% proteina në sasi 400-800 gram
në ditë. Përgjithësisht konsiderohet se vlera energjetike e racionit gjatë
sezonit të ndërzimit duhet të rritet 15-20%, ndërsa vlera e proteinave duhet të
rritet 20-25%. Të ushqyerit jashtë sezonit të ndërzimit bazohet
kreyesisht në sanë cilësore dhe në kullosë.
5.Përfundim
Duke shpresuar se kemi sjellë një pasqyrim të drejtë te të
ushqyerit, duke e elaboruar në mënyrë të përgjithshme të ushqyerit, përpilimin
e racionit etj, shpresojm se jeni ndarë të knaqur me këtë pasqyrim të
sjellur nga ana e jonë. Ne kemi ardhur në përfundim, se sa do që t'flitet
dhe t'studiohet qështja e t'ushqyerit , për një qështje të tillë nuk
bëhet mjaftë kurr së diskutuari. Andaj duke shpresuar që edhe ju të
ndaheni të kënaqur, ju shprehim se jemi të hapur ndaj pytjeve dhe
kritikave, që mund ti keni!
XIII. Të ushqyerit e njëthundrakëve
1.TË USHQYERIT E KUAJVE
1.1.Kërkesat e kuajve në lëndë ushqyese
Mbi bazën e veçorive anatomike, fiziologjike
të përcaktuara sipas llojit (nga ADN-ja) në kuajë,
kërkesat ushqyese për mirëmbajtje, riprodhim, për laktacion
dhe për punë në përgjithsi janë më të larta. E kur flitet për
të ushqyerit e njëthundrakëve, të ushqyerit e tyre bëhet përgjithsisht me
po ato ushqime voluminoze dhe të koncentruara të cilat shfrytëzohen
në të ushqyerit e ripërtypsëve (pasi që njëthudrakët janë barëngrëns siq janë
edhe ripërtypsët).
1.2.Racioni ushqimor tek kuajt
Racioni i ushqimit në kuaj , që përfshin ushqimin në 24 orë,
përpilohet mbi bazën e kritereve të njëjta , sikurse në ripërtypës dhe
në kategori të tjera kafshësh. E këto kritere janë:
·
Ushqimi i
llojëllojshëm,
·
Ushqimi i
shijshëm,
·
Ushqimi i lirë
ekonomikisht,
·
Ushqimi i pasur
dhe i balancuar për sa i përket kërkesave në lëndë ushqyese (bazuar
në kërkesat që kanë ato) etj.
Ndonëse ne kemi folur mbi këkesat ushqyese të kafshëve në
përgjithsi, në kapitullin (pjesën) e dytë, megjithatë për të qenë më të qart
në elaborimin e racionit ushqimor do të ju referohemi kërkesave
ushqyese, gjithnjë duke u nisur nga fakti se mbi kërkesat ushqyese kemi
folur në kapitullin (pjesën) e dytë.
1.3.Kërkesat në energji tek kuajt
Te kuajt, kërkesat në energji si për mirëmbajtjen e organizmit
ashtu edhe ato për prodhimtari (produktivitet) janë më të larta se sa në
ripërtypës.
E këto kërkesa si më të larta, përcaktohen nga: temperamenti,
lëvizshmëria, zhvillimi i muskulaturës etj. E gjithë kjo n'varet nga
ADN-ja (gjenoma), sipas llojit, por edhe sipas racës (vërehen variabilitet në
kërkesa).
Kërkesat energjetike për mirëmbajtje shprehet në energjinë e tretshme në kilokalori apo në
kiloxhul në ditë,për individ (kafsh).
Energjia e tretshme për mirëmbajtje shprehet (llogaritet) në
bazë të kësaj formule: ETr=155xMT 075, Kcal/ditë
Ku këto njësi janë:
·
ETr-Energjia e tretshme për mirëmbajtje
·
155-Faktori konstant për shumëzim
·
MT – Masa trupore e kafshës
·
0.75 – Masa metabolike e kafshës, që paraqet njësinë e cila
tregon,se cilat janë kërkesat elementare të kafshës.
Shëndrrimi i kiloxhulit (kj),në vlerën e fituar bëhet
duke e shumëzuar me 4,1868.
Për sa i përket kërkesave energjetike ndërmjet racave të
ndryshme kuajt gjak-ftohtë kanë në përgjithsi kërkesa diçka më të ulëta ,
e kjo lidhet me temperamentin e tyre. Konsiderohet se në varsi nga racat
që mund të jenë: gjak-ftoht apo gjak-nxeht, kërkesat energjetike
për mirëmbajtje janë: rreth 11.510 kJ energji të tretshme për 1 kg të
ushqimit.
Kurse për sa i përket kërkesave energjetike për punë ato n'varën
nga faktorët siq janë:
·
Vetë lloji i
punës ( puna e lehtë , mesatare apo e rëndë),
·
Kondicioni i
kafshës për punë,
·
Stërvitja e
kafshës,
·
Temperatura e
ammbientit,
·
Përbërja e
racionit etj.
Kërkesat në energji për kuajt e punës të cilët kryejnë punë të
lehta, gjegjësisht, për ata që punojnë 2-3 orë në ditë janë 3 herë më të larta
në krahasim me kërkesat (në gjendje qetësie) për mirëmbajtje,kurse për punë
mesatare e cila zgjat 5-8 orë në ditë,kërkesat janë 3-5 herë më të larta,në
krahasim me kërkesat për mirëmbajtje.
AKTIVITETI
Kcal/kg të MT kJ/kg të MT
·
Ecja
0.5
2.09
·
Vrapimi i
ngadalshëm (ecja trok)
5.1 21.35
·
Vrapimi i
shpejtë (ecja galop)
12.5
52.34
·
Galopi me
kërcime të shpejta
24.0
100.48
·
Puna e
pandërprerë
39.0
163.29
1.4.Kërkesat për protein
Kërkesat e kuajve në proteina janë relativisht më të ulëta në krahasim
me ripërtypsit. Këto kryesisht, shprehen si kërkesa në proteina bruto dhe
proteina të tretshme. Tretshmëria e proteinave te kuajt sillet në kufijtë prej
50-80% (nga proteinat bruto). Formula për llogaritjen e kërkesave në proteina
të tretshme është: Pr Tr = 3 x MT 0.75.
Sipas kërkesave energjetike përcaktohen edhe kërkesat në
proteine, ku vlersohet se: për çdo 4.000 kJ të energjisë së tretshme në
racionin e kuajve, duhet të shtohen rreth 20. g proteina të tretshme.
Sasia e proteinave në racionin ditor të kuajve duhet të jetë
rreth 8-10% të sasisë së lëndës së thatë. E sa i përket azoti
jo-proteinik ai nuk shfrytëzohet mirë në organet e tretjes së kuajve ose
shfrytëzohet shume pak.
1.5.Kërkesat në lëndë minerale dhe vitamina dhe të tjera
Kërkesat në kalcium dhe fosfor, janë mjaft të ulëta,
kështu që racioni ditor duhet të përmbajë rreth 0.35-0.40 % Ca dhe rreth 0.25-
0.30 % P.
Kërkesat për vitaminën A janë mjaft të larta dhe sillen rreth
10000-13000 njësi internacionale. Lëndët tjera minerale dhe vitaminat
gjenden në sasi të mjaftueshme në ushqimin e rëndomtë, kështu që nuk ka nevojë
për ndonjë shtesë të veçantë.
1.6.Kërkesat e pelave barrëse
Kërkesat për energji te pelat gjatë fazës së barrsërisë
bazohen në këto fakte:
·
Rritja intensive
e fetusit është në 120 ditëve të fundit,të barrsërisë dhe për këtë
periudhë duhet llogaritur se kërkesat ditore në energji të
tretshme përfshijn: kërkesat për mirëmbajtje, dhe për zhvillimin dhe
rritjen e fetusit.
·
Gjithashtu
krahas kërkesave në rritje për energji kemi rritje të kërkesave edhe në lëndë
të tjera ushqyese.
Bazuar në këto postulate, racioni duhet të ketë vlerë më të
pasur: energjetike, proteinike, minerale, vitaminoze etj.
1.7.Përbërja e racionit ushqimor sipas kategorive të kuajve
Se cilat ushqime mund të përdoren në të ushqyerit e kafshëve,
n'varet para se gjithashë nga ndërtimi anatomik dhe fiziologjik i organeve të
tretjes të llojit të caktuar të kafshëve. Nga ushqimet voluminoze, ushqim
më i përshtatshëm për të ushqyerit e kuajve është sana e livadheve e cila duhet
të përdoret në sasi prej 1.6-2.0 kg për çdo 100 kg të masës trupore të
kafshës.Pastaj, nga ushqimet voluminoze mund të përdoret edhe sana e
leguminozeve por ajo duhet të jepet në sasi të kufizuara, gjegjësisht jepët nën
nivelin e 50 %-shit nga rekomandimet të cilat vlejnë për sanën
e livadheve,meqë mund të vijë deri te fermentimi i saj në lukthin e kuajve, me
pasoja anësore shëndetsore. Ushqimet tjera voluminoze si kashta dhe talla nuk
duhet të përdoren në racionet e kuajve meqënse shumë vështirë shfrytëzohen nga
organizmi i tyre, si burim i lëndëve ushqyese. Megjithatë kashta mundë të
inkuadrohet në racionet e kuajve që nuk shfrytëzohen për punë. Të kemi kujdesë,
sana të jetë e cilësis së mirë dhe asesi të mos jetë e e mykur.
Gjatë vegjetacionit kuajt e shfrytëzojnë mirë ushqimin e gjelbër,por
megjithatë ne sasi shumë më të ulëtë krahasuar me ripërtypësit. E
tek kuajt më të preferuar janë gramineat e gjelbëria kurse më pak leguminozet.
Sasia e ushqimeve të gjelbëria në racionet ditore të kuajve mund te arrijë
25-35 kg. Po ashtu nga ushqimet e gjelbëria mund të përdoret edhe silazhi
cilësore në sasi prje rreth 12-18 kg në ditë, pastaj mund të perdoret
edhe karota rreth 18 kg, ndërkoh që panxhari perdoret në sasira
akoma më të vogla.
Prej ushqimeve kokërr më e përshtatshme është kokrra e
tërshërës. Mirëpo në të ushqyerit praktik perdoret shumë edhe misri kokërr
i cili posedon vlerë të lartë energjetike kështu që ndikon në majmërinë e kalit
andaj për këtë shkak jepet në sasi të kufizuara (nën kontrollë).
Prej drithërave tjerë elbi perdoret tejet rrallë,ndërsa thekra
nuk duhet të perdoret fare në të ushqyerit e kuajve.
Kuajt të cilët kanë nevojë për sasi më të larta të proteinave
(në fazën e riprodhimit) atëher rekomandohen ushqimet kokërr të
leguminozeve, siq janë: bizele, bathë, grahor, sojë, etj. Ushqimet kokërr duhet
të jepen në sasi prej 1.0-1.7 kg për 100 kg të masës trupore, por nuk duhet të
jenë të bluara imtë. Nga nën-produktet e industrisë në racionet e kuajve mund
të inkuadrohen himet e grurit, por në sasia të vogla, meqë edhe këto mund të
ndikojnë në paraqitjen e çrregullimeve në organet e tretjes së kuajve .Shumë
rrallë dhe në sasi të kufizuara (0.5-1.0 kg në ditë) përdoren bërsitë e
bimëve vajore. Po ashtu edhe ushqimet animale shumë rrallë përdoren në të
ushqyerit e kuajve . Kërkesat e larta energjetike, pastaj temperaturat e larta
dhe puna e rëndë fizike rrisin kërkesat e kuajve për ujë. Megjithatë, për
dhënjen e ujit nuk duhet të ketë ndalime, por ai duhet të konsumohet nga kuajt
sipas dëshurës.
2.Të ushqyerit e gomarëve dhe mushkave
Edhe gomerët dhe mushkat sikurse të gjitha kategorit e
njëthundrakëve ushqehen me po ato ushqime, me të cilat ushqehen edhe
kuajt, si dhe kanë afërsisht po ato veçori të përgjithshme, nga të cilat
përcaktohen kërkesat ushqyese të tyre për Kg peshë të gjallë.
Kur flitet për gomarët dhe mushkat ato ushqehen ngjajshëm pra
sikurse kuajt, meqenëse futën në kategorin e njëthundrakëve. E ne bazuar
në rëndsin aktuale ekonomike të pa përfillshme, nuk do të flasim për të
ushqyerit e tyre.
XIV.Ushqimet e kafshëve
1.Ç’është Ushqimi?
Ushqimi është ajo pjesë e materjesë e gjendurë apo e përgatitur
në formë specifike, e cila u jepet organizmave të gjallë (në këtë rast
kafshëve), me qëllim të plotësimit të mungesave biologjike, që krijohen gjatë
aktivitetit jetësore. Këto mungesa janë: në materie dhe energji. Mungesat që
lindin në organizëm i krijojn, kërkesat apo nevojat biologjike për lëndë
ushqyse, për të cilat kemi folur në kapitujt paraprak. Thjeshtë ajo çë duhet
patur parasysh n'pikpamjen teorike është se: materia dhe energjia janë n'lëvizje
t'vazhdeushme dhe t'përhershme dhe se jeta është kompromisë i saj. Të gjitha
lëndët ushqyese që merrën me ushqim, merrën me qëllim të zëvendsimit të atyre
materieve të cilat largohen nga organizmi i gjallë (në ambientin e jashtëm).
Poashtu ushqimi e furnizon organizëmin, respektivisht secilën qelizë të saj me
energjinë e nevojshme, e cila mundëson manifestomin e jetës. Kjo energji është
e akumuluar nga bimët e gjelbërta nga drita diellore, përmes fotosintezës. Kjo
energji është burim i jetës në tokë.
1.2.Ushqimi i kafshëve
Ushqimi si në sasi ashtu edhe në cilësi duhet t'ju përgjigjet
kafshëve, sipas llojit, racës, moshës ashtu siq e kemi thënë paraprakisht në
kapitujt paraprak. Gjithashtu edhe lloji i ushqimit duhet t'ju përgjigjet
llojit, aparatit digjistivë, moshës etj. Andaj ndonëse ekzistojn një
llojllojshmëri e madhe e burimeve ushqyse për kafshë, jo të gjitha mund të
përdoren në t'ushqyerit e kafshëve shtëpiake apo blegëtorale. Nisur nga kjo
rëndsi të veçant merrë fiziologjia e tretjesë së ushqimit dhe, me këtë
natyrisht edhe anatomia e sistemit digjistivë, apo natyra fiziko-kimike e
ushqimit, respektivishtë përbërja kimike dhe forma. Nisur nga kjo,janë bërë
studime të shumta, prej të cilave kanë rrjedhur edhe klasifikime të ndryshme të
ushqimeve të kafshëve.
1.3.Klasifikimi i ushqimeve
Ndarja e ushqimeve në grupe përkatëse është bërë në funksion
njohjes më të mirë të përbërjes kimike dhe vlerës ushqyese të tyre si dhe
mundësisë së kombinimit të tyre më të mirë në të ushqyerit praktik të kafshëve
shtëpiake, n’varsi: nga lloji, mosha, raca dhe kategoria ashtu siq e kemi
elaboruar deri më tani, në kapitujt paraprak. Ekzistojn shumë forma të
klasifikimit siq mund të numrohen: sipas prejardhjes (ushqimet bimore, shtazore
dhe minerale), përbërjes kimike (ushqimet proteinike, energjetike, minerale,
vitaminoze etj), vlerës energjetike (me vlerë të ulët energjetike - voluminoze
dhe me vlerë të lartë energjetike - të koncentruar) etj. Megjithatë prej të
gjitha klasifikimeve rëndësi më të madhe në praktikën e mbarështimit
(kultivimit) të kafshëve ka gjeturë klasifikimi i cili i ndanë ushqimet: në
voluminoze dhe të koncentruara, e ku edhe brenda këtyre dy grupeve ka nëngrupe
të cilat do i elaborojm.
2.Ushqimet voluminoze
Ushqimet volumonoze konsiderohen të gjitha ushqimet me
përmbajtje kimike të lartë të celulozës (mbi 18%), apo të lartë të ujit (65-85%
e më tepër). Tashë nga vetë emëri, “ushqime volumonoze” nënkuptojm ushqime të
cilat jepën në sasira të më të mëdha në të ushqyerit dhe që në dallim nga
ushqimet e koncentruara kanë vlerë energjetike më të ulëtë. Megjithatë ushqimet
volumonoze janë burim i rëndsishëm i lëndëve të tjera ushqyese, duke filluar;
çë nga: proteinat dhe aminoacidet esenciale e deri tek shumë minerale dhe
vitamina. Poashtu ato për organizmin e kafshëve sigurojn një pjesë të
rëndsishme edhe të vlerës energjetike të racionit ushqimorë. Ushqimet
volumonoze janë: ushqimet gjelbërta apo të freskëta, ushqimet e thata dhe
ushqimet e fermentuara (njihen edhe si ushqime të lëngshme).
2.1.Ushqimet e gjelbra / freskëta
Përfaqsojn njëren nga kategorit më të mira të ushqimeve, si për
nga vlera ushqyese ashtu edhe për nga veçorit e përgjithshme. Meqenëse edhe dy
grupet e tjera të ushqimeve voluminoze (ushqimet e thata dhe të fermentuara)
rrjedhin nga ushqimet e gjelbërta, logjikisht nënkuptohet vlera ushqyese më e
lartë e ushqimeve të gjelbërta. Në ushqimet e gjelbra bëjnë pjesë një numër
relativisht i gjerë bimësish çë mund të perdoren në të ushqyerit e kafshëve, e
mirpo disa kanë veçori helmuese për kafshë dhe nuk duhet përdorur në të
ushqyerit e tyre. Në kuadër të ushqimeve të gjelbërta mund ti numrojm: barin e
livadheve, kullosat, leguminozet e gjelbra, gjethet e panxharsheqerit, ushqimet
e lëngtë (kungujt) etj. Ushqimet e gjelbra përmbajnë 65-85% ujë, n’varsi na
periudha (në pranverë kanë përmbajtje më të lartë të ujit) dhe më pak lëndë të
thatë 15-35%. Lënda e thatë në ushqimet e gjelbra ka tretshmëri të lartë dhe me
këtë edhe vlerë të lartë energjetike. Vlera energjetike lidhet me vetë
përbërjen kimike dhe me shkallën e lartë të tretshmërisë. Për nga përbërja
kimike bimët e gjelbërta pësojn ndryshime me rritjen e tyre, ku ato varfërohen
përgjithsisht në lëndë ushqyese, andaj duhet të shfrytzohen në të ushqyerit
para fillimit të lulzimit. Përndryshe ato para lulzimit janë më të pasura me
lëndë ushqyese: proteina, minerale, vitamina etj. Ushqimi voluminoz i gjelbërt
është gjithshtu burim i rëndsishëm i aminoacideve esenciale: lizinë, metionin,
triptofan, treonin (të domosdoshme për një mirëqenie dhe shëndet të mirë). Ushqimet
e gjelbra përmbajnë sasi më të vogla të yndyrës. Yndyra përmban sasi të
konsiderueshme të acideve yndyrore të pangopura siç është përshembull acidi
linoleik. Vitaminat kryesore në ushqimet e gjelbrta janë: vitaminë E, K dhe C.
Por vendin kryesor në përbërjen vitaminoze e zë beta karotinë apo provitamina A
(prej të cilës plotësohen kërkesat me vitamin A në organizmin e kafshës). Sasia
e celulozës dhe ligninës (të cilat treten me vështërsi dhe pjesërisht në
traktin digjistivë) n’varen nga vjetërsia e bimës (pas lulzimit një përbërje e
tillë predominon në përbërjen e lëndës së thatë me 18-20%). Përndryshe në
kuadër të ushqimeve voluminoze numërojm grupin e gramineave dhe leguminozave,
barërat e tharta dhe bimët helmuese.
Fig.63.Kullotja e kafsheve shtepiake
Fig.64.Kullotja e deleve
A. Gramineat
Në këtë grup të bimëve marrin pjesë barërat shumëvjeçare të
cilat kanë vlerë të madhe ekonomike sepse paraqesin bimët e gjelbrëta bazë në
livadhe kullosa por edhe në livadhe artificiale. Në livadhe dhe kullosa
intensive dallojmë mbi 2000 lloje të barëve të tilla. Në disa kullosa
ekstensive në një hektar gjinden prej 170-230 lloje të tilla. Në përzierje me
leguminozet gramineat japin cilësi të shkëlqyeshme ushqimit të kafshëve.
Gramineat i ndajmë në të ashtuquajtura barëra me lartësi të larta, të mesme dhe
të ultë. Për kullotje më të përshtatshme janë barërat e ultë ndërsa ato të
larta shumë shpejtë rrëzohen. Gjethet e gramineve janë pjesa më e ushqyeshme e
bimës. Barërat e gramineve kalojnë nëpër këto faza të pjekurisë:
·
Faza qumështore,
·
Faza e pjekurisë dyllore
dhe
·
Faza e pjekurisë së
plotë.
Sipas vlerës ushqyese gramineat i ndajmë në barëra të ëmbla të
klasës së I, II dhe III. Secila klasë përmban numër të caktuar të llojeve të
bimëve.
B. Leguminozet
Edhe ky grup është mjaft i rëndësishëm në kullosa dhe
pjesëmarrja e tij dukshëm e rrit vlerën ushqyese të kullosave. Në kullosa dhe
livadhe më së shumti rriten leguminozet shumëvjeçare dhe më rrallë ato
njëvjeçare. Në livadhet dhe kullosat tona gjinden rreth 100 lloje të
leguminozeve dhe mund të ndahen:
·
Me vlerë të lartë
ushqyese,
·
Me vlerë të mesme
ushqyese
·
Në ato me vlerë
shumë të ultë ushqyese dhe
·
Në ato të dëmshme
ose helmuese.
Rëndësi e përgjithshme e pjesëmarrjes së leguminozeve në kullosë
dhe livadhe qëndron në atë se ato e kapin azotin nga ajri dhe në këtë mënyrë e
pasurojnë tokën, e në anën tjetër e përmirësojnë vlerën e përgjithshme ushqyese
të masë të gjelbër. Dihet se azoti është ndër elementet më të rëndsishem
ushqyesë,pasi është elementi kryesor i ndërtimit të aminoacideve dhe
proteinave. Derisa Gramineat kanë vlerë më të lartë energjetike, leguminozet
kanë vlerë më të lartë proteinike të lëndëve minerale dhe vitaminave. Si të
tilla janë të rëndsishme për rritje, vitalitet trupor, mirëqenie dhe shëndet.
Por ato janë të rëndsishme edhe për shtim ditorë në peshë. Përpos kësaj
leguminozet piqen më vonë dhe mbesin në kullosë për kohë të gjatë, duke e
mbajtur kullosën të gjelbëruar edhe në muajt e vapës së madhe gjatë verës, deri
në vjeshtë. Pjesëmarrja e leguminozeve në kullosa mesatarisht sillet prej
15-25% por megjithatë kjo varion nga kullosa në kullosë.
C.Barërat e tharta
Në këtë grup të bimëve bëjnë pjesë lloje të shumta. Barërat e
tilla kanë gjethe të vrazhda dhe përmbajnë celulozë më tepër se sa gramineat.
Barërat e tharta shpesh përmbajnë: oksalat të kaliumit, oksid të silicit dhe,
përbërs të tjerë jo të dëshirueshëm. Këto kripra e ulinë shkallën e
tretshmërisë së tyre si dhe nga to rrjedhë edhe efekti ansorë jo i dëshirueshme
në shëndet. Prej kësaj përbërje rrjedhë shija dhe aroma e pakëndshme, e thartë,
prej nga edhe e marrin emërin: “Barërat e tharta”. Kullosat me barëra të tharta
kanë vlerë të ultë ushqyese. Përfaqsues i njohur në këtë grup është: kallami (
Phragmites communis).
D. Bimët e helmuese dhe të tjera të
dëmshme
Këto bimë në livadhet dhe kullosat tona janë të përfaqësuara me
dhjetëra lloje. Pjesëmarrja e këtyre barërave në kullosa dhe livadhe padyshim
se nuk është e dëshirueshme. Nga bimët e tilla në organizëmin e kafshëve
paraqiten një sër patologjishë të rënda. Për ta lënë që kjo të diskutohet një
herë tjetër në mënyr të vaçant (pasi ka rëndsi të vaçant), nuk po zgjerohemi në
bimët helmuese.
2.2.Ushqimet Voluminoze të thata
Në kuader të ushqimeve volumonoze të thata futën: sana, talla,
kashta etj. Karakteristik e tyre është se në përmbajtjen e vetë kanë përqindje
të ultë të lagështisë (10-15%) dhe përmbajtje të lartë të lëndës së thatë dhe
celulozës. Ushqimet e thata volumonoze kanë tretshmëri më të ultë, si dhe natyrisht
vlerë ushqyese më të ulët se se sa ushqimet e gjelbërta (freskëta), volumonoze.
Përfaqsuesi më i rëndsishëm i ushqimeve të thata është sana. Sana për dallim
nga talla, kashta dhe të tjerat, ka vlerë ushqyese shumë të mirë, andaj dhe do
të flasim për të.
A.Sana
Sana është ushqim voluminoz i thatë dhe fitohet gjatë procesit
të largimit të ujit nga ushqimet e gjelbra, ku sasia e ujit prej 75% zvogëlohet
në 13 - 17%. Përgatitja e sanës është një ndër metodat më të vjetra të
konservimit të ushqimit. Përparësitë kryesore të kësaj mënyre të konservimit
janë:
·
Sigurohet një sasi
e konsiderueshme e ushqimit cilësor, për kohë të gjatë dhe posaçërisht për
stinën e dimrit.
·
Përgatitja e sanës
është mënyrë efikase dhe e lire e konservimit dhe ruajtjesë së disa llojeve të
ushqimit (sana e livadheve, sana e jonxhës, sana e tërfilit etj).
·
Sana për nga
përbërja kimike dhe fizike paraqet ushqim të pazëvendësueshëm për ripërtypësit
dhe rekomandohet të përdoret gjatë tërë vitit dhe jo vetëm dimërit në racion
ditorë.
Kualiteti i sanës n’varet nga kualiteti dhe vlera ushqyese e
livadhit dhe e përbërjes botanike të tij. N’varsi nga bari prej të cilit
përfitohet sana, ajo emërtohet me emra si: sane e livadheve (sana e përzierë),
sane jonxhe, sane tërfili etj. Përgatitja e sanës përfshin:
·
Kositjen e barit të
rritur,
·
Tharjen e barit të
kositur (tharja e lirë 3Presa-5 ditë),
·
Deponimi (lidhja në
balla dhe vendosëja n ë depo apo pleme)
Sot përgatitja e sanës bëhet me mekanizimë, i cili përfshin
kositjen, tharjen, paketimin (lidhjen) dhe deponimin. Ju ftojm ti shihni keto
foto, për të qenë të kuptueshëm pa fjalë:
Fig.65.Kositja
Fig.66.Makineria
për tharjen e barit
Fig.68. Rrastella e
kombinuar me rrota në trajt ylli
Fig.68.Lidhja (konzervimi dhe ruajtja) apo berja balle
Fig.69.Presa
për balla cilindrike
2.3.Ushqimet Voluminoze të lëngëta apo fermentuara
Krahas ushqimeve voluminoze të thata, ekziston edhe një grup tjetër
i rëndsishëm i ushqimeve voluminoze të konzervuara. Ky lloj konzervimi bëhet
perms procesit të fermentimit (të sheqernave) në kushte anaerobe, me ç’rast
bllokohet tërsisht procesi i kalbzimit dhe dekompozimit të plotë të lëndëve
ushqyese në ushqim. Gjithashtu ruhet mjaftë mirë lagështia e ushqimit, gjatë
procesit të fermentimit. Në kuader të tyre futet: sanazhi (përfitohet nga bari)
dhe silazhi. Teknikisht procesit të tillë teknologjik mund ti nënshtrohen të
gjitha bimët e gjelbërta, por megjithatë, misëri i gjelbërt, ka rezultu shumë i
përshtatshëm për silazhim, andaj dhe shfrytëzohet për këtë qështje. Pa dashur
të zgjerohemi do të flasim përgjithsisht pë silazhin duke e patur fokusin në
silazhin e misërit.
A.Silazhi
Silazhi paraqet ushqim të lëngët, të konservuar, i cili
përfitohet: në kushte anaerobe (pa ajrë) gjatë fermentimit acido laktik, ku
sheqernat në ushqim nën veprimin e enzimeve të baktereve acido-laktike
zbërthehen në acide organike (në radhë të parë në acid laktik), kjo e pengojnë
shkatërrimin e vlerave ushqyese çë ndodhën në ushqim , e lidhur kjo me uljenë e
pH-së. Në vlera të ulta të pH-së nën 4.5 , nuk rriten bakteriet e kalbëzimit
dhe për rrjedhoj nuk kemi kalbje (nëse pH rritet mbi 5, atëher ai potencialisht
bëhet burim i mundshëm i transmetimit të listerieve, shkaktare këto të
listeriozës). Në krahasim me mënyrat tjera të përgatitjes së ushqimeve të
kafshëve silazhimi ka disa përparësi, kështu që silazhi gjatë muajve të dimërit
është ushqim bazik për të ushqyerit e kafshëve (ripërtypësve). Vlera ushqyese e
silazhit është jashtëzakonisht e mirë dhe e përafërt me vlerën ushqyese të
ushqimeve të gjelbërta. Kështu çë gjatë silazhimit është konstatu se: humbjet e
lëndës së thatë nuk janë më tepër se 5-10%, ndërsa këto humbje gjatë përgatitjes
së sanës arrijnë deri në 25%. Mundësia e shfrytëzimit të silazhit në periudhat
gjatë vitit ku nuk ka vegjetacion të bimorë (dimërit), poashtu konsiderohet
përparsi. Qëndrueshmëria e silazhit është mjaft e gjatë mund të përdoret ose të
ruhet një kohë të gjatë me vite. Prej bimëve çë shfrytzohen jashtë-zakonisht
shumë për silazhim është misëri i gjelbërt. Silazhi i misërit është ushqim me
vlera të pakrahasueshme ushqyese gjatë periudhës dimërore. Silazhi gjithashtu
është një ushqim i lire.
Përgatitja e silazhit Silazhi përgatitet nga ushqimet e gjelbërta, shumë i
përshtatshëm është misëri i gjelbërt. Përgatitja bëhet duke ofruar kushte
optimal për procesin e fermentimit acido-laktikë. I gjithë procesi realizohet
në kushte anaerobe, pa ajrë (prandaj masa e gjelbërt për silazhim coptohet dhe
shkilet, duke krijuar hapsirër pa ajrë n’mesin e saj). Parakushtet optimale për
përgatitjen e silazhit cilësor:
·
Përmbajtja e
sheqerit,
·
Lagështia,
·
Temperatura,
·
Kushteve anaerobe,
·
pH-aciditeti.
Përmbajtja e sheqerit (karbohidrateve) - aftësia e masës së bimëve për tu silazhohen varet nga
përqindja e sheqerit (jo e celulozës por e amidonit). Bimët të cilat kanë sasi
më të madhe të sheqerit shumë më lehtë silazhohen. Në kuadër të bimëve që më
lehët silazhohen futen ato: të cilat kanë sasi të madhe të karbohidrateve me
tretshmëri të lartë, (misri). Bimët me përmbajtje më të lartë të proteinave
(leguminozet) nuk silazhohen mirë sepse kanë mungesë të sheqerit (
karbohidrateve). Lagështia: është poashtu faktorë i rëndësishem, ngase procesi i fermentimit
kërkon përmbajtje të lagështisë. Vlera optimale e lagështisë për silazhin
varion: 65-75%. Temperatura:
edhe temperatura është faktorë kyq pasi procesi i fermentimit si proces biokimik,
zhvillohet nga mikroorganizma anaerob, të cilët nuk mund të zhvillojn
aktivitetet jetësore në temperatura të ulëta apo të larta. temperatura optimale
për silazhim është 26-30 oC . Kushtet anaerobe - prezenca e ajrit në masën e silazhuar është e dëmshme pasi që
kjo pengon procesin e fermentimit acido laktik dhe favorizon oksidimin aerob
(procesin e frymëmarrjes) dhe gjatë këtij procesi shpenzohen rezervat e
sheqerit si dhe mundsohet rritja e bakterieve aerobe të domëshme, të cilat
shkaktojn kalbëzimin e masës së silazhuar dhe shkatrrimin e lëndëve ushqyese
ndërsa në anën tjetër krijohen produkte toksike nga bakteriet e kalbëzimit. pH-aciditeti: është parakushti kryesor për silazhin cilësor dhe për ruajtjen
e tij. pH-ja optimale për të është: nga 3.8-4.5. Një rritje e vlerës së pH-së
mbi 4.5 dhe sidomos mbi 4.7 shkakton humbje të vlerave ushqyese dhe
cënim të afatit dhe qëndrushmërisë.
Fig.70.Silazhi
Fig.71.Pamja
e masës së silazhuar
Fig.72.Të ushqyerit me silazh në
gjedhe
3.Ushqimet e Koncentruara
Është grup i madhë i ushqimeve të cilat perdoren gjerësisht në
të të ushqyerit e kafshëve. Në këtë grup në radhë të parë futën ushqimet kokërr
(drithrat), kokërrat e leguminozave, pastaj nën-produktet nga industria si dhe
koncentratet (ushqimet e përpunuara fabrikisht në formën adekuate, sipas
kategorisë dhe prodhimit).
3.1.Ushqimet kokërr
Në këto ushqime hyjnë kokrrat e drithërave dhe kokrrat e
leguminozeve. Këto ushqime përdoren si të bluara dhe të pa bluara.
Karakteristikat e ushqimeve kokërr - këto ushqime hynë në grupin e ushqimeve të koncentruar dhe
karakterizohen me përmbajtje të ulët të celulozës dhe përbërje të lartë të
lëndëve tjera ushqyese, të cilat në përgjithësi kanë tretshmëri të mirë dhe
vlerë të lartë të energjisë produktive. Karbohidratet si përbërse të tyre
gjinden në formë të amidonit dhe ato janë në pjesëmarrje të lartë, në brendi të
kokrrave të drithrave. Celuloza kryesisht gjendet në mbështjellësin e kokrrës,
përqindja e saj është e pa-përfillshme. Përpos celulozës mbështjellësi përmban
pentozane dhe pak ligninë. Kokrrat e drithërave mesatarisht përmbajnë proteina
prej 7-12%, kurse kokrrat e leguminozeve përmbajnë 20-40% e ndonjëherë edhe më
tepër proteina. Ushqimet kokërr përmbajnë pak amide dhe përbërja e proteinave
të pastra është maksimale. Yndyrat e ushqimeve kokërr janë kryesisht lipide të
thjeshta (yndyra neutrale) dhe gjendet në sasia të ndryshme. Në kokrrat e
drithërave sasia e yndyrës është përgjithsisht e ulët jo më tepër se 3.7-4 %,
mesatarisht 2% ndërsa në kokrrat e bimëve vajore deri 50%. Përbërja e lëndëve
minerale në ushqimet kokërr është me ulët, më së shumti përmbajnë fosfor,
kalium dhe magnezium, ndërsa janë të varfra me kalcium. Nëse e bëjmë vlerësimin
e përbërjes së lëndëve ushqyese në ushqimet kokërr duhet pasur parasysh se në
kokrrat e drithërave dominojnë karbohidratet (amidoni), ndërsa te leguminozet
përbërja e lartë e proteinave, ndërsa te kokrrat e bimëve vajore yndyra, ndërsa
mungon materia ekstrahuese jo azotike - MEjoN-i (amidoni dhe sheqernat e tjera
të tretshëme). Ushqimet kokërr kanë tretshmëri të lartë e cila arrin deri në
80% dhe me këtë ndërlidhet edhe vlera e lartë ushqyese e tyre. Ushqimet kokërr,
sidomos drithërat, kanë rol të rëndësishëm për kategoritë e kafshëve me prodhimtari
të lartë si: qumësht, mish, lesh, vezë, për punë (sot teknologjia i ka nxjerrur
kafshët në pension), meqenëse kanë tretshmëri të lartë dhe janë burim energjie
(amidoni) dhe proteinike (bimët leguminoza) etj. Për derrat dhe shpendët
ushqimet e koncentruara përbëjn ushqimin bazikë Ushqimet kokërr te derrat dhe
shpendët përdoren edhe deri 80% në racionin ditor. Në rastin se ushqimet kokërr
përmbajnë më tepër se 14% lagështi,atëher kualiteti i tyre ushqyes është më i
ultë dhe afati i qëndrushmëries është dukshëm më i shkurtë. Në ushqimet kokërr
bëjn pjesë; drithërat kokërr siq janë: misri, tërshëra, elbi, meli (sorgumi),
thekra, gruri, orizi, hikrra (qiqra).
3.1.2.Drithërat kokërr, karakteristikat e përgjithshme
Fig.73.Drithrat
·
Drithërat përmbajnë
sasi të mëdha të energjisë rreth 70% amidon dhe shumë pak celulozë,si të tilla
ato kanë vlerë të lartë energjetike (1.0-1.3 NjU/kg.).
·
Gjithashtu janë
burim i proteinave, ndonëse jo mjaftushëm.Përmbajtja e proteinave, më së
shpeshti silletë 7-12%, sidomos misri dhe orizi kanë vlerë të ulët biologjike
të proteinave për shkak të deficitit në lizinë dhe triptofan.
·
Përmbjajta e
yndyrës është poashtu e ulët, ajo ndodhet në embrionin e kokrrës.
·
Përbërja e
celulozës është poashtu e ulët dhe sillet prej 2-6%, kurse tërshëra përmban
deri 11%.
·
Drithërat përmbajnë
shumë pak minerale (hiri), 1.5-4%,. Ato janë të varfra me Ca e diçka më shumë
përmbajnë fosfor, ato përmbajnë gjithashtu edhe K dhe Mg.
·
Drithërat janë
burim më i mirë i vitaminave të kompleksit B si tiaminë, pak riboflavin etj.
·
Në to përmbajtja e
vitaminës D dhe C është e ulët.
·
Drithërat nuk
përmbajnë vitaminë A as karotinë vetëm misri i kuq përmban diçka më tepër
karotinë diku rreth 2 mg/kg.
·
Kushtet e volitshme
klimatike kanë ndikim në përbërjen e kokrrës së drithërave sepse ajo ndikon që
ato ta rrisin sasinë e amidonit dhe e zvogëlojnë sasinë e proteinave dhe
celulozës.
·
Drithrat kanë
shkallë të lartë të tretshmërisë, shkallë më të lartë ka vetëm kullosa dhe
ushqimi i gjelbërt.
Këto janë karakteristikat e përgjithshme ushqyese të drithrave.
Disa prej drithrave kryesor,, çë perdorën në të ushqyerit e kafshëve janë:
misëri, elbi, tërshëra, thekra, gruri, meli etj.
A.Misri (zea mays)
Fig.74.Misëri
Misri është njëri ndër ushqimet më të rëndësishëme për të
ushqyerit e kafshëve. Ai është burim i rëndësishëm i lëndës së parë në
industrinë e ushqimore; ku si nënprodukt përfitohet: gluteni i misrit në
industrinë e alkoolit , si dhe bërsia e misrit në industrinë e vajit.
Prodhimtaria e misrit në botë është shumë e përhapur, nga përllogaritjet e
përafërta botrore, konsiderohet se; në botë prodhohen: prej rreth 400-450
milionë tona misër. Shteti prodhuesë më i madhi është: SHBA-të, rreth 210
milionë tona. Edhe në Kosovë misëri, si kulture është shumë e njohur dhe
kultivohet në sipërfaqe të mëdha. Misëri është kultura më e kultivuar pas
grurit në kosovë.
Karakteristikat e përgjithëshme dhe vlera ushqyese e misrit
kokërr - misri përmban kryesisht
karbohidrate me tretshmëri të lartë (MEJON 65-70%), e ku më së shumti në
përbërje merrë pjesë amidoni; përbërsit e tjerë sheqerorë janë: pentoza,
sakaroza, glukoza dhe fruktoza (të gjitha këto janë në % të ulët). Celuloza në
misërin kokërr ëshë në sasi të pa përfillshme, rreth 2-2.5%. Misëri kokërr, si
ushqim i koncentruar ka vlerë të lartë energjetike, e përcaktuar nga
karbohidratet e tretshme (MEJON). Vlera energjetike, e misërit e shprehur në
njësi ushqyese llogaritet gjer 1.33 NjU. Poashtu edhe tretshmëria e misërit
kokërr është e madhe, 90%. Për sa i përket sasisë së proteinave në miser, ajo
është e ulët dhe sillet rreth 7-9% , me një tretshmëri prej mbi 70%. Përmbajtja
e yndyrës në misërin kokërr është rreth 4 % yndyrë mirpo ekzistojn edhe
variatete të veçanta vajore me yndyrë prej 8%. Sasia e mineraleve është e ulët,
hiri në përbërje sillet: prej 1-1.5%. Në minerale më së shumti ka kalcium,
pastaj fosfor dhe më pak të tjera. Misëri kokërr ka gjithashtu edhe sasira
vitaminash; misëri i papjekur ka sasira të ulëta, por kur piqet ka mjaftë
vitamin A, D,E, poashtu edhe vitamina të kompleksit B.
Përdorimi i misërit kokërr në të ushqyerit e kafshëve: ai perdoret më së shumti si burim energjie, perdorim të madhë gjenë në të ushqyerit e njëthundrakëve, megjithat perdoret edhe në kategori të tjera në pjesmarrje të racionit. Poashtu misëri kokërr shfrytzohet edhe në përgatitje të koncentrateve si dhe mund të perdoret në trajt nënproduktesh (bërsia e misërit, p.sh që përfitohet në industrin vajore).
B.Elbi kokërr (Hordeum species)
Figt.75.Elbi
Edhe elbi është një kultur bujqësore e rëndsishme. Futet në
grupin e ushqimeve kokërr energjetike Mund të kultivohet edhe në vendet me
klimë të ftohtë dhe me lagështi, kështu që kultivimi i tij bëhet edhe në vendet
e europës dhe natyrisht edhe në kosovë, sidomos në vende kodrinoro-malore.
Kultivimi aktual në kosovë është më i ulët se kultivimi i misërit, dhe grurit.
Kultivimi i elbit në vende me klim të ngrohët është i paskuksesëshem dhe në ato
me klimë shumë të nxehët dhe me lagështi nuk kultivohet. Kokrra e elbit është e
mbuluar nga ana e jashtme me një mbështjellës të celulozës.
Vlera ushqyese dhe përbërja kimike e elbit: krahasuar me misrin është dukshëm më e ulët, rspektivisht; në
njësi ushqyese, vlera energjetike e tij është: 1.16-1.23 NjU. Përmbajtja e
celulozës në kokrren e elbit është më e lartë se sa në misër: 4-9, megjithatë
edhe në elbë, amidoni është karbohidrati dhe përbërsi kryesorë. Sasia e yndyrës
është më e ulët, e poashtu edhe proteina në elbin kokërr nuk është shumë e
lartë, por megjithatë ato kanë vlerë më të lartë ushqyese, biologjike. Përsa i
përket vitaminave elbi është njëri nga drithrat më të varfëra me vitamina.
Sidomos nuk përmban karotin dhe vitamin A. prej mineraleve, elbi ësahtë burim i
mirë i fosforit, por është i varfër me kalcium, nisur nga kjo është i
rekomandueshëm në kafshë me barrë para pjelljesë. Elbi poashtu përmban sasira
të vogla edhe të mikroelementeve: Fe, Mn,Cu,Co,Zn,J etj.
Perdorimi në të ushqyerit: perdoret në të gjitha kategorit, ndonëse më pak se misëri.
Meqenëse është i pasur me fosfor, është i rekomandueshëm të perdoret në lopë
para pjelljesë, që të parandalohet hipokalcemia dhe pareza.
C.Tërshëra kokërr (Avena sativa)
Tërshëra kultivohet më tepër në vendet e ftohta veriore.
Megjithatë ajo kultivohet në të gjithë europën dhe edhe në kosovë.
Përbërja kimike dhe vlera ushqyese e tërshërës-tërshëra ka vlerë më të ulët energjetike, pasi edhe përmbajtja
e MEjON-it nuk është më e lartë se 55-60%, prandaj edhe vlera energjetike është
më e ulët, 1.02 NjU. Për dallim nga misëri dhe elbi tërshëra, ka vlerë më të
lartë të celulozës (8-15%), madje përmbajtja e celulozës është më e lartë se sa
tek të gjitha kulturat e drithrave. Poashtu kokrra e tërshëres ka më tepër
proteina se sa në drithëra të tjerë, respektivisht përmbajtja e proteinave
sillet poashtu në mesë: 8-12%. Tërshëra poashtu, në krahasim me misërin është e
pasur me laramani më të mire të aminoacideve.. Tërshëra gjithashtu ka më shumë
yndyrë në krahasim me drithrat e tjerë (4-6%). Përmbajtja e vitaminave është
afërsisht e njëjt si dhe në drithrat e tjerë, megjithatë karakteristike është
se ajo nuk përmban karotinë dhe vitamin A; e gjithashtu është e varfër me
vitamina të kompleksit B. Për nga përbërja minerale tërshëra është e varfër me
Ca, Na, mikroelemente etj. Ndonëse cilësohet e varfër me kalcium, konsiderohet
me sasi të kënaqëshme të përmbajtjesë së fosforit. Nisur nga kjo edhe tërshëra
rekomandohet në racionet e kafshëve me barrë,para pjelljesë.
Perdorimi në të ushqyerit: tërshëra për shkak të vetive të përgjithshme ushqyese,
vlersohet si një ushqim i përshtatshëm për të ushqyerit e të gjitha llojeve të
kafshëve shtëpiake. Bazuar në këtë, pjesmarrja e tij në racion ushqyesë e rritë
vlerën e racionit.
D.Thekra (Secale cerale)
Fig.76.Kultura e thekres
Thekra si kulture kultivohet më pak se kulturat e lartë-cekura.
Edhe thekra kultivohet në viset me klimëmë të ftohët, pra mbillet në viset
veriore. Kultivimi në kosovë i kësaj kulture është jashtëzakonisht i ulëtë.
Sipas statistikave të ndryshme, gjatë mesit të shekullit XX, kjo kulturë është
kultivuar në rendiment prej 4000-5000 tonelatash. Thekra mund të perdoret në të
ushqyerit e kafshëve, por ajo gjenë perdorim më të madhë në të ushqyerit e
njeriut. Buka e zezë është një bukë e njohur në popullë si njëri nga produktet
e thekrës. Zakonisht në të ushqyerit e kafshëve përdoren variatete thekrash me
kualitet të dobët. Përgjithshsht kemi varietete dimërore të thekrës të cilat
përmbajnë 7.6% proteina dhe varietetet pranverore që kanë më shumë proteina rreth
10%.
Përbërja kimike dhe vetit e përgjithshme - kokrra e thekrës ka formë të zgjatur, sikurse e tërshëres dhe
e grurit, megjithatë është akoma më e vogël, se sa kokërra e grurit, e cila
poashtu është më e vogël se sa kokërra e tërshëres. Kokrra e thekrës është
gjithmonë e zhveshur si kokrra e grurit. Thekra është e varfër me celulozë
2.5-3% dhe e pasur me lëndë organike. Thekra ka përbërje të ngjashme kimike si
gruri. Thekra përmban rreth 70% MEjON, prej kësaj më së shumti ka amidon.
Yndyrat e thekrës përbëhen nga acidet yndyrore të pangopura ( acidi oleik
linolelik) dhe acideve të ngopura si (miristik, palmitik, stearik). Proteina
thekra mesatarisht përmban rreth 10% të cilat janë të përbëra nga albuminat,
globulinat, gluteina etj. Prej aminoacideve esenciale në sasi limituese janë:
lizina, metionina, treonina, leucina dhe izoleocina Prej vitaminave përmban
vitamina të kompleksit B si dhe sasi të më mëdha të vitaminës E. Minerale
përmban si drithërat tjerë. Për sa i përketë tretshmërisë tek thekra ajo është
rreth 85%.
Fig.77.Kokrra e thekres
E.Gruri (Triticum)
Gruri është kulturë kryesore lavertare (e drithrave ), e
përhapur në të gjithë botën. Kultivimi i grurit ka një histori të lashtë
(kultivimi i saj filloj në lindje të mesëme, para 8000 vitesh), ajo sot
kultivohet në europë, azi, afrikë, amerikë etj. Kultivuesit më të mdhenjë janë:
rusia, SHBA, europa etj. Gruri është kultura kryesore e cila përdoret për
prodhimin e bukës. Në rastet kur nuk i plotëson kushtet për të ushqyerit e
njerëzve, mund të përdoret për të ushqyerit e kafshëve. Megjithatë si kulturë
zakonisht ka destinimin për të ushqyerit e njerzëve. Kultivimi i grurit është i
përhapur shumë edhe tek ne. Madje gruri është kultura kryesore e kultivimit në
kosovë.
Karakteistikat e përgjithshme dhe përbërja kimike: kokrra e grurit ka formë të ngjajshëme me formën çë ka thekra,
megjithatë, kokrra e grurit është më e madhe. Për sa i përket përbërjes kimike
ka një përbërje mjaftë të ngjajshëme me thekrën: karbohidrate (kryesisht
amidon), në mbësdhtjellsin e jashtëm të kokrrës së grurit ka celulozë, pastraj
ka yndyrë deri në 2.5% (kryesisht në embrion dhe më pak në endospermë).
Përmbajtja proteinike e kokrrës së grurit është bukur e lartë, më e lartë se sa
në kulturat e tjera (13 %). Vlera biologjike e proteinave n’varet nga faktorët
e ndryshëme, megjithatë vlera biologjike vlersohet e mire. Prej vitaminave, më
së shumti përmban vitamina të kompleksit B dhe vitamin E. Për sa i përket
mineraleve, përmbajtja e tyre është e ulët, sidomos e kalciumit, ndërsa
përmbajtja e fosforit është më e lartë. Në të ushqyerit e kafshëve zakonisht
perdoren himet e grurit (nënprodukt i industries së miellit). Himet e grurit,
janë më të varfëra me lëndë ushqyese: proteina, karbohidrate etj. Ato zakonisht
kanë përmbajtje më të lartë të celulozës. Ndonëse përgjithsisht janë më të
varfëra me lëndë ushqyese, ato përfaqsojn një ushqim të rëndsishëm në
t’ushqyerit e kafshëve, kryesisht të ripërtypsëve.
F.Orizi (Oryza sativa)
Orizi përdoret më së shumti për të ushqyerit e njerëzve,
megjithatë orizi që nuk është i përdorshëm për njerëz, mund të përdoret për të
ushqyerit e kafshëve. Këtu mund të hyjnë kokrrat e thyera, që përmbajn MEjON
(kryesisht amidon) 70-80%, proteina prej 7-13%, e poashtu kokrrat e orizit
përmbajn sasira të vogla edhe të yndyrës, celulozës dhe mineraleve. Pra edhe
kokrrat e orizit janë burim i rëndsishëm i lëndëve ushqyese dhe kanë një
përmbajtje gjithë-përfshirëse. Pa dashur të zgjatem, orizi, përdoret më pak dhe
ka vlerë më të ulët ushqyese, në krahasim me ushqimet e tjera kokërr, kështu që
edhe rëndësia ushqyese e tij është e pa përfillshme.
H.Meli (sorgumi)
Meli apo sorgumi, siq njihet ndryshe është një kulture lavertare
(drithë), që kultivohet në rajone të thata, me të reshura të pakta. Meli është
një kultur e rëndsishme për të ushqyerit e njerzëve dhe kafshëve, sidomos në
rajone me klimë të thatë dhe me të reshura të pakta. Zakonisht në zona ku
kultivimi i misërit nuk shënon rezultate të knaqëshme, meli është kultura që e
zëvendëson. Ekzistojnë disa tipe të melit: meli për kokërr (lëngu është i
thartë), meli sheqeror (përmban lëng të ëmbël), meli për fshesa etj. Prej të
gjitha tipeve tek ne përdoret meli për fshesa i cili ka vlerë ushqyese diçka më
të vogël se meli sheqeror.
Karakteristikat dhe Përbërja kimike - Për nga përmbajtja kimike, kokrra e melit është deri diku e
ngjashëme me misrin, por megjithatë; përmban më shumë: protein dhe është më e
varfër me yndyrë. Përmbajtja e amidonit në kokrrën e melit është rreth 70%.
Yndyra në kokrren e melit sillet: 2 - 4%, ndërsa celuloza është në sasira akoma
më të ulta. Veçori e rëndsishme e kokrrave të melit është: mbështjellësi i
forte, si dhe mundësia që të ketë lagështi relativisht më të lartë. Lagështia e
lartë ndikon në qëndrushmërin e shkurtë kohore gjatë deponimit dhe në procesin
e prishjesë ( kalbjesë). Prandaj para deponimit kokrrat duhet të terur mirë, që
lagështia të mos jetë më e lartë se 14%. Poashtu mbështjellsi i trashë, e
imponon bluarjen e tij, para perdorimit, e që kjo ndikon edhe në shfrytzimin më
të mirë biologjikë, në organizëm (për shkak të rritjesë së tretshmërisë).
Përdorimi - perdoret
në të ushqyerit e derrave, zakonisht i bluarë (për shkak të trashësisë së
mbështjellësit) . Por mund të përdoret edhe te gjedhet dhe kafshët tjera
shtëpiake.
I.Hikrra
Edhe hikerra si ushqim ka vlerë dhe përdorim të ngjajshëm
sikurse drithërat e lartë-cekur. Veçorit dhe përbërja kimike: proteina 10 - 13%, celulozë hikrra e qëruar 1.5 - 2% ndërsa e
paqëruar 10 - 15% (pra lëvorja e saj ka celulozë shumë). Kokrra e paqëruar, në
të ushqyerit e gjedhit ka vlerë ushqyese diçka më të ulët se
tërshëra.Përndryshe përdoret për të ushqyerit e gjedhit në trashje. Por
megjithatë perdoret edhe në kategorit e tjera, si p.sh: në kuaj. Hikerra
derrave u jepet e zierë.
3.2 Leguminozat Kokërr
Leguminozat kokërr, janë grup i rëndsishëm i ushqimeve të
koncentruara. Për dallim nga drithrat, kokrrat e leguminozave, kanë dellime në
përbërjen kimike dhe në vlerën ushqyese. Leguminozat janë diqka më të varfëra
në energji, por, përmbajtja e proteinave është diqka më e lartë. Nisur nga
përbërja kimike drithrat dhe leguminozat mund të kombinohen në mesë vete, për
të dhënë një racion ushqyesë, i cili i plotëson kërkesat biologjike të
kategorive të ndryshme të kafshëve në shkallë relativisht shumë të kënaqshme.
Pa dashur të zgjatemi shumë, duam të japim një pasqyr të përbërjes kimike në
përqindje, shkurtimisht:
·
Lagështi 12-22%
·
Hiri 3-5%,
·
Proteina 20-45%
·
Celulozë 5-15%
·
Të tjera: 12-17%
Leguminozat poashtu janë të pasura me vitamina, minerale etj;
përbërja kimike megjithatë ndryshon nga lloji në llojë. Në kuader të
leguminozave kokërr numrohen: soja, bizelja, fasulja, batha etj.
A.Soja (glycine hispida)
Soja mund të kultivohet në rajonet, me kushte optimal
agro-klimatike dhe në token, ku kultivohet edhe misëri. Soja kultivohet
jashtëzakonisht mirë rreth luginave të lumenjve, ku ekzistojnë kushtet
klimatike dhe tokësore. Kokrra e sojes ka formë të ngjajshme sikurse kokrra e
fasules ose bizeles. Kokrra e sojës ka ngjyrë të verdhë në të gjelbër,
gështenje ose të zezë, varësisht nga varieteti. Bishtaja përmban 3 - 5 kokrra
të sojës.
Përbërja kimike - Soja përmban rreth 36-38% proteina, dhe prej tyre më së
shumti përmban globulina. Prej aminoacideve kokrra e sojës përmban lizinë rreth
6 %, valin 5 %, treninë 4 % dhe metioninë + cistin 3 %. Kokrra e sojës përmban
yndyrë mbi 20%. Në kuadër të yndyrnave përmban më shumë acide yndyrore të
pangopura. Celuloza si përbërsë është në përqindje të ulët, nënë 5%. Kokrra e
sojës nuk përmban vitaminë D, përmban shumë pak karotinë, vitamina të
kompleksit B ka më tepër se sa tek drithërat. Prej mineraleve ka kalcium, por
dyfish më tepër fosfor. Nisur nga përbërja kimike, është bimë që perdoret
kryesisht në industrin e përpunimit dhe përfitimit të vajit.
B.Bizelja (pisum sativum)
Fig.78.Bizelja
Përdoret në të ushqyerit e njerzve, por mund të perdoret edhe
për kafshë. Për të ushqyerit e kafshëve kultivohen varietete të veçanta të
bizelesë.
Përbërja kimike - Kokrra e bizeles përmban; lagështi 12-14%, sasi të
konsiderueshme te proteinave prej 20 - 25%, ka sasi më të vogla të celulozës
rreth 5 %, MEjON mbi 50% (kryesisht amidon), yndyrë 1% minerale (kalcium
0.1-0.2 dhe fosfor 0.4-0.5%) . Vlera energjetike e saj sillet: 1.1 - 1.2 NjU.
C. Fasulja (Phasceolus vulgaris)
Ekzistojnë disa lloje varietetesh të fasules të cilat kultivohen
kryesisht për të ushqyerit e njerëzve. Për të ushqyerit e kafshëve, fasulja
mund të perdoret, andaj në raste të tilla zakonisht shfrytëzohen varietetet të
cilat pak përdoren për të ushqyerit e njerëzve.
Përbërja kimike - ndryshon nga tipi dhe varieteti i fasules. Fasulja proteina
përmban prej 18 - 25%, yndyrë 0.8 – 3.0 %, MEjON 53-57 %, lagështi 10-13 %,
celulozë 4.0 – 14.0 %, hiri 2.7 - 4.7%. Fasulja për sa i përket aminoacideve;
sikurse leguminozet tjera: ka përbërje të lartë të lizinës 7%, treoninë rreth
4.5%, metioninë 1%, cistin 0.6%.
D.Batha (Vicia faba)
Kryesisht shfrytëzohet për të ushqyerit e njerëzve por
ndonjëherë përdoret edhe në të ushqyerit e kafshëve, ndonëse nuk është aspak
ushqim i përshtatshëm për kafshë.
Përbërja kimike - e saj është e ngjajshme me përbërjen e bizelës; ku përmban:
25 - 30% protein, rreth 50% MEJoN (amidon) etj. Për sa i përket aminoacideve
ajo përmban sasi deficitare të metioninës kurse lizinë përmban më tepër (rreth
5-6 %).
E.Kokrrat nga bimët vajore
Këtu hyjnë kokrrat e sojës (e lartë-cekur), lulediellit, linit,
susamit, kolzës, etj. Edhe këto mund të përdoren si kokërr në të ushqyerit e
kafshëve në sasira të kontrolluara (me kujdesë). Megjithatë këto bimë zakonisht
kultivohen për destinime të industrive specifike ushqimore (për industrin e
vajit). Ndërsa për të ushqyerit e kafshëve përdoren nënproduktet e kësaj
industrie me origjinë nga këto bimë (bërsit) për të cilat do të flasim. Pa
dashur të zgjerohemi për bimët vajore, po kalojm në nënproduktet industrial të
cilat mund të përdoren për të ushqyerit e kafshëve.
4.Nënproduktet e industirsë ushqimore
Në kuadër të tyre futën:
·
Nënproduktet e
përpunimit të drithrave (himet...)
·
Nënproduktet e
industries së sheqerit
·
Nënproduktet e
industries së alkoolit
·
Nënproduktet e
industries së vajit
4.1.Nënproduktet e industries së drithrave
Në kuader të tyre, vendin kryesorë e kanë nënproduktet e grurit,
por numrohen edhe nënproduktet e thekrës, elbit tërshëres etj. Ti marrim me
radhë.
A.Himet e grurit Himet e grurit janë produkte me vlera ushqyese, të mbetura pas
përfitimit të miellit nga bluaraja e grurit. Meqenëse përbërsit kryesorë me
vlerë ushqyese shkojnë në miellë, natyrisht se himet kanë vlerë ushqyse më të
ulët. Në himet e grurit kalojn kryesisht përbërsit që ndodhen në mbështjellsin
e kokrrës së grurit, i cili ka vlerë më të lartë celuloze, më të ultë
proteinike dhe energjetike. Megjithatë vlera ushqyese dhe energjetike ndryshon
nga vetë kualiteti i himeve i përcaktuar nga gruri dhe linja teknologjike e
bluarjesë së tij etj. Përbërja kimike - Himet e grurit përmbajnë rreth 90% lëndë të thatë, proteina
përmbajnë rreth 15% Përbërja e celulozës në himet e grurit tregon variacione të
gjera prej 9 - 17 %. Përbërja e hirit (mineraleve) mbi 4.2 - 12%. Himet e
grurit poashtu janë relativisht të pasura me vitamina.
Fig.79.Himet e grurit
B.Himet e thekrës - Fitohen me bluarjen e thekrës dhe përbëhen prej mbështjellësit
të kokrrës dhe disa pjesëve të endospermës. Sipas përbërjes kimike janë të
ngjashme me himet e grurit. Përmbajnë vlerë më të ultë të proteinave rreth 10%,
përmbajnë rreth 12% lagështi, celulozë rreth 12%, hiri 5-8%. Këto përdoren më
pak se himet e grurit, dhe janë më pak të shijëshme për kafshë.
C.Himet e elbit - Këto më rrallë prodhohen dhe dalin në treg. Himet e imta të
elbit përmbajnë 10 - 15% proteina dhe 10 - 15% celulozë. Ndërsa himet e trasha
kanë në përbërje e tyre: celulozë prej 15 - 30% dhe protein nën 10%. Përdoren
më shumë për lopë qumështore (për shkak të rolit të celulozës, në biokimin e
prodhimit të qumështit) dhe në kuaj.
D.Himet e tërshërës - Përmbajnë sasi më të madhe të celulozës rreth 23 % dhe për
këtë arsye mund t'u jepen ripërtypësve, si lopëve dhe deleve.
E.Himet e misrit - Edhe këto shumë pak dalin në treg, apo nuk dalin fare, pasi që
gjatë prodhimit të amidonit mund të shtohen në gluten. Vlera ushqyese e tyre
është e ulët për shkak se celuloza në mbështjellës të kokrrës së misërit shumë
vështirë tretet. Megjithatë mundë të përdoren në të ushqyerit e gjedheve dhe të
kuajve.
F.Himet e orizit - Fitohen gjatë qërimit të kokrrës së orizit si dhe me bluarjen
e orizit për të ushqyerit e njerëzve. Përbëhen nga mbështjellësi dhe një pjesë
e endospermës. Nuk kanë vlerë të madhe ushqyese dhe duhet të përdoren të
freskëta sepse lehët dhe shpejt prishën.
H.Mielli i kafshëve Mielli i kafshëve dallon nga himet e grurit, pasi përmban sasi
më të mëdha të miellit dhe pak mbështjellës të farës.Ky ushqim përfitohet me
bluarjen e ushqimeve kokërr. Për ndryshe, për sa i përket përbërjes kimike, ky
ushqim përmban sasi të lartë të MEjON-it dhe sasi më të ulët të lëndëve
minerale, (veçanërisht fosfor). Përbërja kimike ndryshon n’varsisht nga
kategoria (, mielli i misëri, miell elbi, miell tërshëre etj); megjithatë
përbërja e përafërt e tyre është: protein 16-18 % , MEjON 50-65%, celulozë
përmban 5-9 %, hiri rreth 4.5%, kalcium 0.10-0.15 % kurse fosfor 0.6-0.8 %. dhe
rreth 0.9-1.1 NjU etj. Mielli i kafshëve pasi që përmban sasi më të vogël të
celulozës përdoret tek kategoritë e reja të kafshëve si dhe në përzierje për gica,
viça dhe, shpend. Por ai mund t'u jepet edhe kategorive të tjera në vend të
himeve (në sasi të kufizuar), si ushqim proteinik (për plotësimin e nevojave
për proteine). Në kuader të kategorive të miellit të kafshëve kemi: miell gruri
miell misrit, miell elbit, miell thekre, miell tërshëre etj. Perdorimi i tyre
në të ushqyerit e kafshëve përgjithsisht është i vogël.
I.Pluhuri i mullirit Është përzierje e himeve dhe e miellit. Në industrinë e miellit
një sasi e këtij ushqimi mblidhet dhe përdoret për të ushqyerit e kafshëve.
Vlera ushqyese paraqitet me variacione të mëdha, n’varsi nga sasia e miellit në
hime. Këto përdoren kryesisht në derra dhe shpendë.
J.Mbeturinat e grurit (Poqingat) Gjatë fshirjes së grurit si dhe gjatë përpunimit mbesin kokrra
të thyera, të përziera me ashkla të ndryshme që viejn nga mbështjellsi i
kallirit. Këto mund të kenë vlerë të ndryshme ushqyese, por dukshëm më të ulët
se sa të gjitha kategorit e tjera të ushqimeve të lartë-cekura. Këto mund t'u
jipen kafshëve dhe sidomos shpendëve në të ushqyerit.
4.2. Nënproduktet e industrisë së
amidionit
Për prodhimin industrial të amidonit përdoren ushqimet me
përbërje të lartë të amidonit siç janë: misri, patatja, gruri etj. Nënproduktet
që fitohen nga kjo industri përdoren si ushqime për kafshë. Këtu hyjnë gluteni
i misrit, gluteni i misrit me hime, gluteni i grurit. Këto produkte ushqimore
kanë vlera të mira proteinike, por me MEjON janë të varfëra.
4.3.Nënproduktet e industrisë së alkoolit dhe birrës
Gjatë prodhimit të alkoolit mbesin disa nënprodukte të cilat
mund të përdoren në të ushqyerit e kafshëve. Nëse këto ushqime teren mund të
ruhën për një kohë më të gjatë. Në këtë grup futën: bërsia e misrit, bërsia e
elbit, bërsia e pemëve, bërsia e rrepës etj. Bërsit e freskëta kanë mbi 90%
lagështi dhe nuk janë të qëndrushme, por të terura janë të qëndrushme për kohë
relativisht të gjatë. Përndryshe vlera ushqyese e tyre është në vlerën
proteinike.
4.4.Nënproduktet e industrisë se sheqerit
Gjatë përpunimit të panxharsheqerit mbesin disa nënprodukte të
cilat përdoren si ushqime të rëndësishme për kafshë. Në këto ushqime futën:
rriskat e freskëta të panxharsheqerit, rriskat e terura të panxhasheqerit,
rriskat e panxharsheqerit të silazhuara si dhe melasa .
4.5.Nënproduktet e industrisë së vajit
Fig.80.Luledielli dhe vaji i saj
Prej bimëve vajore përpos vajit i cili përdoret si ushqim për
njerëz mbeten edhe disa nënprodukte të cilat kanë përdorim gjerë për kafshë. Në
këto nënprodukte futën: pogaçet e bimëve vajore dhe apo bërsit e bimëve vajore;
krejt kjo n'varsi nga linja teknologjike e përpunimit të bimve vajore dhe e
përfitimit të vajit. Përgjithsisht janë produkte me vlera ushqyese të mëdha
proteinike. Për sa i përket përmbajtjes së yndyrës, në pogaçe ajo është e lartë
mbi 4-5%, ndërsa në bërsi e ulët, nënë 1%.
5.Ushqimet me prejardhje shtazore dhe shtesat e tjera
5.1.Ushqimet Animale
Janë grup i rëndësishëm i ushqimev, sidomos për kategorit e
reja, veqanërisht për kafshët monogastrike dhe atyre me produktivitet të lartë.
Ushqimet animale janë prodhime të cilat fitohen me përpunimin e kafshëve ose
pjesëve të ndryshme të trupit tyre nga industiria e mishit dhe nga fabrikat e
përpunimit të kërmeve dhe mbeturinave të thertoreve. Këto ushqime prodhohen
kryesisht nga industria e përpunimit të peshkut, mishit dhe qumështit etj.
Karakteristikat e përbashkëta të këtyre ushqimeve janë:
·
Përmbajtja e lartë
proteinike 50-70%
·
Janë të pasura me
aminoacide esenciale
·
Kryesisht nga
mënyra e përpunimit ato përmbajnë yndyrë e cila edhe pse e rritë vlerën
energjetike të tyre, yndyra nuk është e dëshirueshme sepse e ulë qëndrushmërin
e tyre
·
Ushqimet animale
janë burim i mirë i mineraleve sidomos të kalciumit dhe fosforit
·
Kanë vlerë
energjetike të lartë rrethë 1.20 NjU për kg
Këto ushqime duhet përdoren me kujdesë, me pjesëmarrje jo më
tepër se 3-5% në racion. Ekzistojnë numër i madh i këtyre ushqimeve por më së
shpeshti përdoren qumështi ndonëse ekzistojn edhe këto produkte (që perdoren):
mielli i peshkut mielli i mishit, mielli kockave etj. Përgjithsisht perdorimi i
tyre mbeteti kufizuarë dhe nuk janë ndonjë grup i favorizuarë (për shkak të
gjykimeve se ato mundë të reflektojn pastaj negativisht në produktet ushqimore,
animale të përdorura në t’ushqyerit e njeriut). Së fundi Sëmundja “Lopa e
çmendur”, ndërlidhet me miellin e kockave!
5.2. Ushqimet minerale
Ushqimet bazike për të ushqyerit e kafshëve mund të ndodhë të
mos mund t’i plotësojn kërkesat në minerale, prandaj për këtë qëllim përdoren
produktet siq janë: kripa e kuzhinës (NaCl), shkumsi, fosfatet e kalciumit dhe
shtesat premikse. Të gjitha këto njihen si ushqime minerale dhe shtohen në sasi
të vogël në racion për t’i plotsuar deficiencat në minerale: Ca, P,Fe,Cu, J,
Co, Se, etj. Gjithashtu premikset sigurojn plotësimin e deficiencave edhe në
vitamina (vitamina A, D,E, C, B-kompleks etj).
Fig.81.Kripa e kuzhines- NaCl Fig.82 Dikalcium Fosfat
5.3.Përzierjet e koncentruara
Shumica e ushqimeve kafshëve shtëpiake u jepen në gjendje
natyrore, pa ndonjë përpunim paraprak. Mirëpo, disa ushqime bëhen më të
shijshme dhe kafshët i konsumojnë më me ëndje nëse paraprakisht përpunohen.
Mirëpo, një ushqim si i vetëm ose disa ushqime së bashku nuk mund të plotësojnë
kërkesat e kafshëve me lëndë ushqyese, dhe për këtë arsye është e nevojshme që
kafshëve t'u jepet ushqimi i përzier në formë të përzierjeve të koncentruar.
Përzierjet e koncentruar janë ushqime të cilat fitohen me përzierjen e
ushqimeve me prejardhje bimore, animale dhe sintetike, ato nuk duhet të
përmbajnë shtesa të palejueshme. Përfitimi i tyre duhet të bëhet nga kompani
ligjore, të licencuara nga organet shtetërore, ndërsa tregu i produkteve të
tilla duhet të jetë plotësisht i mbikqyrurë! Për çdo lloj dhe kategori të
kafshëve shtëpiake ekzistojnë përzierje të caktuara të koncentrateve. Ndarja e përzierjeve të koncentruar Varësisht nga përbërja dhe koncentrimi i lëndëve ushqyese si dhe
përdorimi i përzierjes, këto i ndajmë:
·
Përzierje të plota
(komplete): këto i plotësojnë kërkesat më të gjitha lëndët ushqyese.
·
Përzierjet
plotësuese: këto i plotësojnë kërkesat e kafshëve me lëndë ushqyese (vitamina
dhe minerale), të cilat ato nuk mund t'i plotësojn gjatë të ushqyerit me racione
bazike.
·
Parapërzierjet
(premikset): me koncentrimin e tyre të madh të vitaminave, mineraleve dhe
lëndëve të tjera të lejueshme ose aditivëve, shërbejnë për përgatitjen e
përzierjeve komplete dhe plotësuese (në fermë).
Përzierjet të cilat përdoren për kategori të reja të kafshëve,
të cilat si ushqim bazik kanë qumështin, janë përzierje komplete
Ky ishte një informacion i përgjithshëm, mbi ushqimet e kafshëve
dhe një plotësim i asaj të cilën e kemi thënë në artikujt e kaluarë.
XV.Politikat institucionale dhe legjislative në bujqësi
Në
kuadër të kësaj teme ndonëse shumë e rëndësishme do ti elaborojm vetëm të dhëna
kryesore të legjislacionit parësor dhe dytësor, që e rregullon sektorin e
bujqësisë. Qëllimi kryesor i masave legjislative në lëmin e bujqësisë është
rritja e të ardhurave të fermave bujqësore përmes rritjen e produktivitetit të
bujqësisë, por duke garantuar një mirëqenie dhe shëndet optimal për kafshët dhe
siguri ushqimore për njeriun. Gjithashtu, masat legjislative në lëmin e
bujqësisë, e veçanrisht të blegëtorisë kane një rëndësi të madhe në formulimin
e politikave për një zhvillim rural të përgjithshëm dhe për zhvillimin dhe
mbështetjen e sketorit agrarë në nivel shtetëror. Kjo është në funksion të asaj
që sektori agrarë të jëtë konkurent në tregun e sotëm të epokës së globalizimit
dhe konkurencës së lirë. Në funksion të saj, në “Republikën e Kosovës”,
aspektet legjislative për sektorin agrarë kanë filluar nga koha e UNMIK-ut.
1.2.Aspektet legjislative për sektori agrarë dhe blegëtoral në Kosovë
Në
kosovë për këtë sektor kemi këto ligje:
·
Ligji për Bujqësi dhe
Zhvillim Rural Nr. 03/L-098,
·
Ligji për Inspektoratin
Bujqësor Nr. 03/L-029,
·
Ligji për Bujqësinë
Organike Nr. 02/L-122,
·
Ligji për Blegtorinë e
Kosovës, Nr. 2004/33,
·
Ligji për Kujdesin ndaj
Kafshëve Nr. 02/L-10,
·
Ligji për Ushqim Nr
03/L-016,
·
Ligji për Bletari Nr.
02/L-111,
·
Ligji për Peshkatari dhe
·
Ligji për Kooperativat e
Bujqve Nr. 2003/9,
·
Ligji për Veterinarinë
Nr. 2004/21,etj.
Poashtu
kemi edhe “Plani për Zhvillim Rural dhe Bujqësor 2010-2013”, i miratuar nga
Qeveria e Kosovës në Shtator 2010. Pavarësisht aspektit ligjorë që ekziston,
ndonëse nuk është i pa të metë, stagnimi i zhvillimit agrarë dhe veçanrisht të
blegëtorisë lidhet me mungesën e vullnetit politikë për t’i lëvizur proceset
para. Bazuar në legjislacionin aktual, nga qeveria e kosovës ka filluar edhe
subvencionimi i fermerëve dhe mbështetja financiare e sektorit agrarë. Poashtu
janë dhënë mjaftë grante. Sidoqoft një mbështetje e tillë nuk mund të shihet se
c’rezultate ka dhënë, brenda një periudhe afatë-shkurte . Ndonëse politikat e
subvencionimit dhe mbështetjesë financiare për sektorin agrarë janë shumë të
rëndësishme, por megjithatw e rëndësishme është edhe fushata edukuese për
fermerët tanë, angazhimi seriozë për mbrojtjen e tokës bujqësore nga degradimi
masivë që po vijon ende.
1.3.Masat
për përparimin e Blegëtorisë
Masat
legjislative, aplikimi dhe zbatimi i tyre në lëmin e blegtorisë për zhvillim
dhe përparim të mirëfilltë të bujqësisë e në veçanti blegtorisë duhet të kenë
harmonizim të mirëfillt me ligjet e vendeve të tjera rajonale dhe me vendet e
BE-së, si dhe duhet zbatuar strategji konform aspekteve ligjore dhe nevojave të
lindura në tregun e sotëm të diktuar nga globalizimi dhe konkurenca. Është e
nevojshme që me ligjë të rregullohen:
·
Prodhimtaria dhe vlera
riprodhuese e kafshëve shtëpiake,
·
Licencimi i fermerëve dhe
bagëtive të tyre,
·
Kushtet zooteknike,
zoohigjenike, etj.
Gjithashtu
nevojitet të rregullohet edhe regjistrimi i kafshëve, matrikulimi i tyre,
mbajtja e librave amë dhe lëshimi i pasaportave për kafshë (në funksion të
tregtisë dhe lëvizjës së lirë) etj. Për zbatim të këtyre ligjeve duhet të
ngriten organe profesinale të cilat e kanë të garantuar me ligjë funksionimin e
pavarur profesonal dhe pa ndikime politike; por në të njëjtën duhet ta kanë
obligim ligjorë transparencën dhe llogaridhënjen. Në Kosovë mbështetja e
zhvillimit të sektorit agrarë bëhet nga Ministria e Bujqësië, pylltarisë dhe
Zhvillimit Rural (MBPZHR), në kuadër te të cilave funksionojn të gjitha
agjencitë dhe depertamentet qeveritare që merren me bujqësin, përjashtim bënë
vetëm Agjencioni i Ushqimit dhe i Veterinarisë, si institucion ndërqeveritar shumë
i rëndësishem edhe ky. (që ligjërisht si organ funksionon në kuadër të
qeverisë-Zyrës së kryeministrit). Agjencioni i Ushqimit dhe i Veterinarisë,
është institucion i cili merret në rendë të parë me sigurin ushqimore, me
mbrojtjen e shëndetit human (si mekanizëm parandaluesë) dhe me shëndetin dhe
mirëqenine e kafshëve. Kështu që realisht ky agjencion është kyq në zhvillimin
agrarë në funksion të sigurisë ushqimore, mbrojtjës së shëndetit human,
rregullimit të shërbimit veteriner, mbrojtjës së shëndetit të kafshëve etj.
Kompetencat e Agjencionit të Ushqimit dhe veterinarisë së Kosovës (AUVK-ut)
rrjedhin nga: Ligji i Ushqimit, Ligji i veterinarisë, Ligji për luftimin dhe
Parandalimin e Sëmundjeve Infektive dhe Ligji për mbrojtëjen shëndetsore të
kafshëve. Në kuadër të institucioneve ekzistojn inspektorate të ngritura për
mbikqyrje të sektoreve (tregut), natyrisht edhe të sektorit agrarë si në
pikëpamje financiare ashtu edhe në të tjera. Krahas Instancës qëndrore, ku
ekzistojn kompetencat kryesore dhe që është përgjegjësë (Qeveria dhe Ministria)
për zhvillimin e strategjisë së zhvillimit agrarë; ekziston edhe instance
komunale. Në kuadër të secilës Komunë të republikës së Kosovës, krahas
drejtorateve të tjera, ekziston edhe drejtorati për Bujqësi, por sidoqoft
mundësit e vogla buxhetore drejtoratet komunale për bujqësi nuk mund të bëjn
mjaftë dhe të cilat realisht nuk mund të dalin përtej kornizave të përcaktuara
nga niveli qëndrorë. Në nëntor të vitit 2014 në kuadër të Agjencionit të
Statistikave për herë të parë në Republikën e Kosovës u bë regjistrimi i
Bujqësisë (ku u përfshi edhe sektori blegëtoral), ky regjistrim nxorri të dhëna
me rëndësi të cilat duhet të jenë orientuesë për politikat agrare të cilat
duhet të ndiqën në vendë. Krahas aspekteve ligjore, është e domosdoshme
gjithashtu edhe fushata sensibilizuese në funksion të edukimit dhe
vetëdijësimit të fermerëve dhe në kuadër të sensibilizimit të opinjonit publik
për përkrahjen e prodhimit vendor. Gjithashu është e rëndësishme investimi në
ngritjen e cilësis së arsimit profesonal dhe akademik, që duhet të jetë i
gatshëm në prodhimin e kuadrove të përgatitur të cilët janë në gjendje për
zhvillimin e sektorit agrarë. Roli i institucioneve bujqësore dhe blegëtorale
duhet të jetë:
·
Parandalimin e degradimit
dhe shkatrrimit të më tejmë të tokës bujqësore dhe të sektroit ruralë,
·
Edukimin permanent të
fermerëve për menagjimin e mirë të fermave dhe kujdesin adekuat ndaj kafshëve
dhe prodhimit bujqësor,
·
Për promovimin dhe
edukimin publik në funksion të një mirëbesimi ndaj prodhimit vendor,
·
Për mbështetjen
financiare të zhvillimit të sektorit agrar në përgjithësi (përmesë granteve dhe
subvencioneve). Buxheti për grante dhe subvencione duhet të rritet.
1.4.Përparimi shkencorë
dhe teknologjik
Roli i
përparimit shkencorë dhe teknologjik në zhvillimin agrarë është fundamental për
progresin e përgjithshëm të sektorit në fjalë. Prandaj një gjë e tillë, duhet
të jetë objektivë i strategjisë kombëtare (shtetrore) të zhvillimit të
bujqësisë në përgjithësi, si shtyllë e rëndësishme e ekonomisë. Përveq
mekanizmave ligjorë dhe institucional; investimi në fushën e ngritjës së
cilësisë së arsimit: fillorë, të mesëm, profesional, dhe universitar duhet të
jetë prioritet (sepse me këtë lidhet përparimi i përgjithshëm, në secilin sektor).
Fundja mekanizmat legjislative dhe institucionale duhet të jenë në funksion të
dijës dhe shkencës, në ditët e sotme kur bota ndryshon shpejt. Pa dashur të
ndalëm shumë në këtë çështje; duam vetëm të themi: “aq sa do të jemi të zot ne
zbatimin e provojave dhe njohurive bashkohore, aq do të bëjm progresë dhe nuk
do të stagnojm”. Për një fermerë të suksesëshëm rëndësi të jashtëzakonshme ka:
·
Personeli i përgatitur
mirë,
·
Menagjimi i mirë i
resurseve,
·
Njohurit bashkohore dhe
inovative.
Roli i
shkencës në përparimin e përgjithshëm dhe veçanrisht në sektorin agrarë tani më
është i dëshmuar.
Parathënje
I.Blegëtoria dhe Rëndësia ekonomike e saj 3
1.Kafshët në fokus të njeriut 3
2.Historiku i Blegëtorisë 5
3.Blegëtoria sot në botë 6
3.2.Rritja e gjedheve- Gjedhtaria 6
3.3.Rritja e dhenëve - Dhentaria 7
3.4.Rritja e dhive 8
3.5.Kultivimi i Kafshëve të tjera 8
II.Kafshët shtëpiake dhe rëndësia e tyre 9
1.Racat e Kafshëve Shtëpiake 10
1.1.Nocioni Racë 10
1.2.Evulucioni i racave 10
13.Disa Raca Kafshësh (foto) 13
2.Njësit më të ulta se raca (Nën-raca,
kopeja, gjinia, familja, kreu) 17
3.Vetitë e përgjithshme biologjike të
racave dhe njësive më të ulëta 18
3.1.Trashigimia 18
3.2.Ndryshueshmëria 18
Ndryshueshmëria është gjenetike dhe
fenotipike (ekologjike) 19
4.Keqësimi i Shëndetit të Kafshëve 21
4.2.Mardhënja e
Kafshëve me natyrën 22
4.3.Mbijetesa dhe Akomodimi i kafshëve shtëpiake 24
4.3.1.Mbijetesa e Kafshëve shtëpiake 24
4.3.2.Akomodimi i kafshëve shtëpiake
24
III.Seleksionimi
i Kafshëve Shtëpiake 26
1.2.Seleksionimi natyral 26
1.3.Seleksionimi artificial
27
1.3.1.Format e seleksionimit
artificial 28
1.3.1.A.Seleksionimi individual 28
1.3.2.Vlerësimi me pikë i kafshëve
shtëpiake 29
1.3.3.Modeli gjerman i poentimit për
gjedhe 30
1.3.1.B.Seleksionimi në tufë
(seleksionimi i fenotipit) 31
IV. Riprodhimi i Kafshëve 32
1.1.Të dhënat e përgjithshme 32
1.2.Zhvillimi Embrional 34
2.Mbarësimi natyral dhe artificial 36
2.1.Mbarësimi (ndërzimi) natyral 36
A.Mënyra e lirë apo e egër 36
B.Mënyra e mbarsimit me harem 36
C.Mbarësimi klasor (mbarsimi nga dora) 37
2.2.Mbarësimi artificial –Insiminimi
Artificial-IA 37
3.Rritja dhe zhvillimi i kafshëve
shtëpiake 39
V. Ndikimi
i faktorëve mjedisor në organizmat e kafshëve 42
1.2.Ndikimi i ushqimit 42
1.3.Ndikimi i tokës 44
1.4.Ndikimi i ushtrimeve 45
1.5.Ndikimi faktorëve klimatik të
jashtëm 45
1.5.2.Ndikimi i temperaturës 46
1.5.3.Ndikimi i lagështisë së ajrit 48
1.5.4.Ndikimi i shtypjes së ajrit 48
1.5.5.Ndikimi i dritës 50
1.5.6.Ndikimit i erërave 51
1.5.7.Ndikimi i reshjeve 51
1.6.Ndikimi i produkteve farmaceutike
51
1.7.Ndikimi i njeriut 52
VI. Objektet
për vendosje të kafshëve 53
2.Objektet për gjedhe 53
2.1.Kushtet e përgjithshme të kafshëve në stallë 54
3.Objektet për dele dhe dhi 55
4.Objektet për kuaj 57
5.Objektet për shpendë 58
VII. Mosha në kafshë shtëpiake dhe përcaktimi i
saj 60
2.Përcaktimi i moshës së gjedheve 61
2.1.Përcaktimi i moshës bazuar në
dhëmbë 62
2.2.Vlerësimi moshës bazuar në dhëmbë
62
3.Përcaktimi i moshës tek kali 64
4.Përcaktimi i moshës tek delet dhe
dhitë 65
5.Mosha optimale e tufës së kafshëve
në fermë 66
VIII. Vlerësimi i kafshëve shtëpiake 67
2.Konstitucioni i Kafshëve Shtëpiake
67
3. Përshkrimi trupor i kafshëve shtëpiake 69
4.Vlerësimi i kondicionit trupor të kafshët 73
4.2.Vlerësimi i Kondicionit në Kafshë
shtëpiake 74
5.Përfundim 77
IX. Menagjimi në fermë 78
2.Regjistrimi dhe monitorimi në fermë
78
2.2.Shënjimi (matrikulimi) i kafshëve
shtëpiake 79
3.Mbajtja e evidencës në fermë 80
3.1.Evidentimi në Librat amë 80
3.2.Evidenca fianaciare dhe Afariste
80
X.Rëndësia e të
Ushqyerit të Kafshëve 82
2.Përbërja
kimike e organizmit të Kafshëve dhe bimëve 83
3.Përbërja kimike e bimëve dhe
ushqimit bimor 84
3.2.Përbërsit kryesor në bimë dhe
në ushqimin bimorë 84
3.3.Përbërja kimike e organizmit të
kafshëve 86
3.4.Dallimet në mes të organizmit të
kafshëve dhe bimëve 88
XI. Kërkesat për lëndë
ushqyese 89
1.Kërkesat për mirëmbajtje të
organizmit 89
1.2.Kërkesat sipas lëndëve Ushqyese 89
A.Kërkesat për energji 89
B.Kërkesat për proteina
90
C.Kërkesat për Ujë 91
D.Kërkesat për vitamina dhe minerale 91
2.Kërkesat prodhuese 93
XII.Të ushqyerit e kafshëve
ripërtypse dhe parimet e përgjithshme të përpilimit të racionit 95
1.Racioni,
përbërja dhe Karakteristikat e përgjithshme të tij 95
1.2.Sasia e ushqimit në racion 96
1.3.Balancimi i racionit ushqimore 96
1.4.Shija dhe aroma e ushqimit 98
1.5.Racioni ushqimorë në kafshët
shtëpiake 99
1.6.Të ushqyerit e ripërtypsëve dhe
racioni i ushqimit tek to 101
2. Të Ushqyerit e Gjedheve dhe vecorit
e përgjithshme të racionit tek to 101
2.1. Racionet për gjedhe 101
2.2.Të ushqyerit e viçave në rritje
102
2.3.Të ushqyerit e viçave, pas
shkputjes deri në një vjeçë dhe të ushqyerit e mështjerrave dhe
mëzetërve 104
2.4.Të ushqyerit e mëzetërve (demave)
për riprodhim 107
2.5.Të ushqyerit e gjedheve për
trashje (majmëri) 107
2.5.1.Trashja e viçave 108
2.5.2.Trashje të mështjerrave dhe
mëzetërve 111
2.6.Të ushqyerit e lopëve për qumësht
111
2.6.1.Racioni për lope 111
2.6.2.Racioni verorë 115
2.6.3.Racioni dimëror 116
3.Të Ushqyerit e Dhenëve dhe Vecorit e
përgjithshme të racionit tek to 118
3.2.Të ushqyerit e dhenëve në
përgjithësi 119
3.3.Të ushqyerit e kategorive të
ndryshme të dhenëve 120
3.4.Të ushqyerit e deleve në laktacion
122
3.5.Të ushqyerit e qengjave 124
3.6.Të ushqyerit e deshve për
riprodhim 125
4.Të Ushqyerit e dhive dhe vecorit e përgjithshme
të racionit tek to 126
4.2. Të ushqyerit e edhave 128
4.3.Të ushqyerit e cjapëve 129
5.Përfundim 130
XIII. Të ushqyerit e
njëthundrakëve 131
1.TË USHQYERIT E KUAJVE 131
1.1.Kërkesat e kuajve në lëndë
ushqyese 131
1.2.Racioni ushqimor tek kuajt 131
1.3.Kërkesat në energji tek kuajt 132
1.4.Kërkesat për protein 133
1.5.Kërkesat në lëndë minerale dhe
vitamina dhe të tjera 134
1.6.Kërkesat e pelave barrëse 134
1.7.Përbërja e racionit ushqimor sipas
kategorive të kuajve 135
2.Të ushqyerit e gomarëve dhe mushkave
136
XIV.Ushqimet e kafshëve
137
1.Ç’është Ushqimi? 137
1.2.Ushqimi
i kafshëve 137
1.3.Klasifikimi
i ushqimeve 138
2.Ushqimet voluminoze 138
2.1.Ushqimet
e gjelbra / freskëta 139
A.
Gramineat 141
B.
Leguminozet 141
C.Barërat
e tharta 142
D. Bimët e helmuese dhe të tjera të dëmshme 143
2.2.Ushqimet
Voluminoze të thata
143
A.Sana 143
2.3.Ushqimet
Voluminoze të lëngëta apo fermentuara 145
A.Silazhi 145
3.Ushqimet e Koncentruara 148
3.1.Ushqimet
kokërr 148
3.1.2.Drithërat
kokërr, karakteristikat e përgjithshme
150
A.Misri
(zea mays) 151
B.Elbi
kokërr (Hordeum species) 152
C.Tërshëra
kokërr (Avena sativa) 153
D.Thekra
(Secale cerale) 154
E.Gruri
(Triticum) 156
F.Orizi
(Oryza sativa) 156
H.Meli
(sorgumi) 157
I.Hikrra
158
3.2
Leguminozat Kokërr
158
A.Soja
(glycine hispida)
B.Bizelja
(pisum sativum) 159
C.
Fasulja (Phasceolus vulgaris) 159
D.Batha
(Vicia faba) 160
E.Kokrrat
nga bimët vajore 160
4.Nënproduktet e industirsë ushqimore
161
4.1.Nënproduktet
e industries së drithrave 161
4.2. Nënproduktet e industrisë së amidionit 164
4.3.Nënproduktet
e industrisë së alkoolit dhe birrës 164
4.4.Nënproduktet
e industrisë se sheqerit 164
4.5.Nënproduktet
e industrisë së vajit 165
5.Ushqimet me prejardhje shtazore dhe
shtesat e tjera 165
5.1.Ushqimet
Animale 165
5.2. Ushqimet minerale 166
5.3.Përzierjet
e koncentruara 167
XV.Politikat
institucionale dhe legjislative në bujqësi 169
1.2.Aspektet legjislative për sektori
agrarë dhe blegëtoral në Kosovë 169
1.3.Masat për përparimin e
Blegëtorisë 170
1.4.Përparimi shkencorë dhe teknologjik 172
Përmbajtja e lëndës 174
Berat Berisha, data: 30.12.21!
Publikuar në faqen: KËSHILLA PËR FERMERË.
No comments:
Post a Comment