Ka një urti të vjetër që thotë: Njeriu që e njeh trupin e vet, e njeh edhe shëndetin.” Sot, ne kohën kur çdo dhimbje e vogël na çon në farmaci, e çdo kollitje në ordinancë, kemi harruar një gjë themelore: njeriu mund – dhe duhet – të jetë mjek i vetvetes. Jo në kuptimin që të behet doktor me diploma, por në kuptimin që ta njohë trupin, ta dëgjojë, ta kuptojë e ta ruajë me kujdes e me urtësi.
Ushqimi – rrënja e shëndetit
Shumë sëmundje fillojnë në tavolinë. Jo për shkak se mungon ushqimi, por pse ka tepër. Njeriu që hanë pa masë, edhe bukën më të mirë e kthen në helm. Ngopja e tepërt është armiku i parë i organizmit.
Mos u ngop. Kurrë. Hanë me masë, me kujdes, me ndërgjegje. Trupi nuk ka nevojë për sasi, por për cilësi.
Ndrysho ushqimet. Mos e përtyp përditë të njëjtën gjellë, të njëjtin mish, të njëjtin bukë. Trupi, si toka, don llojllojshmëri për me mbajt frytin e mirë. Një ditë me mish, një ditë me perime, një ditë me bulmet, një ditë veç me fruta – kjo është mënyra që trupi mos të lodhet.
Vizitat te mjeku – jo pwr çdo teshtimë
Në ditët e sotme, shumë njerëz shkojnë te mjeku edhe për një gjë të vogël, një ndjesi e lehtë, një pickim barku, një lodhje. Mjeku është i shenjtë, por trupi ka edhe vetë mekanizma të shërimit.
Nëse ndien pak lodhje, ndalo pak, pushoni, ndrysho ushqimin.
Nëse ndien barkun e fryrë, mos e ngarko me bukë e mish, merr pak çaj, ujë e fruta.
Nëse ndien temperaturë të lehtë, mos vrapo menjëherë te antibiotiku. Le trupin ta bëjë luftën e vet, për disa orë, disa ditë.
Mjeku duhet kërkuar kur trupi jep shenja serioze, jo për çdo ndjesi kalimtare. Kështu ruhet edhe trupi, edhe sistemi shëndetësor, edhe respekti ndaj profesionit.
Higjiena dhe fiziku
Higjiena është themeli i shëndetit – nuk është luks.
Në shtëpi, pastërtia nuk është vetëm larje, por edhe rend, ajrosje, kujdes ndaj ushqimit dhe enëve.
Nëse me kalimin e viteve fillon të shtosh peshë, mos e fajëso moshën, fajëso mënyrën e jetesës.
Së pari, shiko çfarë po hanë. Mos kërko ilaçe për rënien e peshës. Shkurto racione, ec më shumë, fli në orar, mos ha natën vonë.
Nëse, përkundrazi, humb peshë pa arsye, mos prit gjatë – atëherë kontrollohu. Mund të jetë diçka në tretje, në hormone, në metabolizëm. Por as këtu mos fillo vetë me terapi; fillo me vwzhgim, ushqim të rregullt, pushim dhe, nëse vazhdon, atëherë mjeku është i domosdoshëm.
Enjtja e këmbëve dhe dhimbjet
Nëse të enjtin këmbët, mos vrapo direkt te barnat.
Pyet veten:
1 A po qëndroj gjatë në këmbë?
2 A po pi pak ujë?
3. A po ha shumë kripë?
Shpesh, këto janë shkaqet. Ngrite pak këmbët gjatë pushimit, mos rri gjatë në një pozicion, mos e tepro me kripë dhe mish të përpunuar.
Nëse enjtja vazhdon, atëherë patjetër bëhet kontrolli i qarkullimit e i veshkave – por përsëri, fillo me vetëvëzhgim.
Ushqimi dhe ruajtja në shtëpi
Shëndeti i njeriut fillon nga shëndeti i ushqimit.
Në shtëpi, ushqimi duhet ruajtur me kujdes.
– Qumështi të mbahet në frigorifer, jo në temperaturë të dhomës.
– Produktet e tij (djathi, kosi, gjalpi) të ruhen në enë të mbyllura mirë, jo të hapura ndaj ajrit e fluturave.
– Mishi të mos lahet para ruajtjes, sepse uji përhap bakteret; lahet vetëm para gatimit.
– Mos i mbani ushqimet pranë njëra-tjetrës (p.sh. mishi pranë frutave ose qumështit).
Si ta njohim ushqimin e prishur – me sy, me erë, me shije
Metodat organoleptike janë dhuratë e natyrës për çdo njeri që ka shqisa të gjalla:
– Qumështi i freskët është i bardhë, me aromë të lehtë e të pastër. Nëse merr aromë të thartë ose formon shtresë në sipërfaqe, ka filluar prishja.
– Djathi kur thahet shumë ose merr ngjyrë të verdhë në sipërfaqe, është në dekompozim.
– Mishi i mirë është me ngjyrë të kuqe natyrale, jo e errët e jo shumë e ndritshme; nuk ka aromë të rëndë. Kur bëhet ngjyrë kafe ose lëshon erë të keqe, është i rrezikshëm.
Nëse ka dyshim, mos e hani. Ushqimi i dyshimtë është më i keq se uria.
Kujdesi për shëndetin – mes njeriut dhe mjekut
Në këtë udhë të kujdesit ndaj vetvetes, nuk përjashtohet askush. Mjeku, farmacisti, pacienti, familari; secili ka rolin e vet në shoqëri. Por mbi ta qëndron ndërgjegjja e njeriut për trupin e vet.
Njeriu që e njeh trupin, e respekton mjekun; ai që nuk e njeh, e ngarkon mjekun me ankesa që trupi vetë do t’i kishte zgjidhur.
Përfundim
Me pak fjal: mos e le trupin të shkojë nw spital për çdo arsye, por mos e lë as të bjerë në rrezik.
Ushqehu me mend, ruaje me kujdes ushqimin, dëgjo trupin, vështro ndryshimet, mbaj pastërti dhe mos harro – parandalimi është ilaçi më i mirë.
Kur njeriu mëson të jetë mjek i vetvetes, ai e kursen shëndetin, e respekton profesionin e mjekut dhe e ruan edhe nderin e profesionit të veterinerit – sepse ai e di se shëndeti fillon në tavolinë, por mbrohet në mendje.
Prandaj, në fund të fundit, jemi ne ata që vendosim për shëndetin tonë – sot dhe nesër. Le të jetë edhe bojkoti i prodhimeve serbe një vepër patriotike dhe një garanci për pavarësi e siguri ushqimore dhe shëndetësore për brezat e ardhshëm. Pa dashur të zgjatem këtu për këtë çështje, mjafton të them: bojkotoni prodhimet serbe, kjo është rruga e duhur që nese jo sot, atëherë, me siguri, nesër shëndetin e fëmijëve tanë të mos e kenë në dorë ata që nuk na duan.
Dr. BERAT BERISHA
05.10.2025



No comments:
Post a Comment